Telegrafikisht

Rindërtimi pas tërmetit/ Ministri turk: Brenda 6 muajve u japim çelësat e 500 shtëpive në dorë!

TIRANE-Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit turk Murat Kurum deklaroi se nëse projekti për ndërtimin e 500 banesave në Laç do të nisë në fund të muajit janar, atëherë brenda 6 muajve do u dorëzojnë të prekurve nga tërmeti çelësat e shtëpisë së re.

“1500 çadra i kemi vendosur në dispozicion të shtetit shqiptar. 500 banesat nëse i fillojmë në fund të janarit në përshtatje me kulturën tuaj të jetesës, duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve shqiptarë. Përsa i përket objekteve të tjera të shërbimeve do të bëjmë përpjekje ti plotësojmë kërkesat” tha ai.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se puna për rindërtimin e 500 banesave ka filluar. Ai theksoi se deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat do të jenë në shtëpitë e reja, ndërsa në pranverën e 2021 do të nisë akomodimi në lagjet e reja.

Turqia ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive në Laç, sikur jemi dakordësuar. Sot diskutuam në detaje për projektin, që shkon përtej ndërtimit të banesave për strehim, por merr formën e një poli të ri urban. Është një model i ri. Dua të ndaj disa detaje të projektit.

Puna për rindërtimin ka filluar, projekti mendohet 500 banesa për ata që humbën banesat për zonën e Thumanës dhe Laçit, shoqëruar me ambiente komercale dhe shkollën dhe ndërtesën e bashkisë së Thumanës. Konceptim urbanistik, që do i mbijetojë kohës. Procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë.

Do të ndjekim hapat dhe afatet që vendosëm me ministrin turk dhe stafin e tij. Rindërtimi ka filluar, qeveria po vlerëson sajtet e tjera ku do të ndërtohen zonat urbane në Durrës, Tiranë, Kavajë, Thumanë apo Krujë dhe Lezhë. Deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë në shtëpitë e reja. Në pranverën e 2021 të shohim lagjet e reja dhe akomodimin e atyre familjeve që janë me qira” tha ai.

Pas Ahmetajt, ministri turk zhvilloi një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.  Kreu i Shtetit e falenderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

d.ba./Shqiptarja.com

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: