Telegrafikisht

Rrefehet kineasti: Çdo të thotë të kesh lindur në Laç?

keraj-1280x777.jpg

I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte kineasti Sokol Keraj. Mes të tjerash Keraj foli për aktivitetin e tij në Bogota të Kolumbisë, por u ndal edhe tek vendlindja e tij qyteti i Laçit. Keraj e ndan vendlindjen e tij si: “Laçi para erës sonë”, kohën kur ka jetuar në këtë qytezë dhe “Laçi pas erës sonë”, ai i kohëve të sotme, një zonë mjaft e lakuar. “Këtë Laçin e mëvonshëm unë e njoh shumë pak. Për mua ky Laçi i sotëm është një shprehje gjeografike, nga ana njerëzore ështe banuar nga dyndjet e pas ’90-ës. Lidhjen me Laçin e shoh në terma estetikë. Çdo të thotë të kesh lindur në Laç? Si ky “aksident” le të themi përkthehet në ndjeshmërinë tënde. Peisazhi, dritat, zanoret, duhet ta pranosh është qasja e parë që ke me botën”, u shpreh Keraj. I pyetur nga Nano, nëse e penalizon fakti se është nga Laçi, kinasti shpjegoi qytetin me sytë e një fëmijë, pasi ka jetuar aty deri në moshën 18-vjeçare. “Unë nuk e shoh në këto terma. Me qenë laçian do të thotë për mua të kem disa histori, disa tregime, filma të mundshëm dhe prandaj kthehem. Për mua Laçi shtrihet në një trekëndësh, ndërmjet bregdetit të mrekullueshëm të Patokut, ku ka fëmijë sot të kalojë tre muaj në plazh, kisha e Shna Ndoit, të shihje në ato kohë njerëz. Pra Laçi nuk është thjeshtë një shprehje gjeografike”, theksoi kineasti. Në fund Keraj u ndal edhe tek filmi i tij i fundit që ka nisur xhirimet në Laç dhe pritet të jetë gati për publikun në dhjetor të këtij viti. “Është një film që është xhiruar po në Laç dhe ka të bëjë me festimet e Vitit të Ri. Fabula e filmit është një fëmijë që në vend të gjelit të detit merr një patë. Pjesën tjetër të filmit do e ndjekim në dhjetor të 2020 kur të jetë gati”, u shpreh ai./abcnews.al

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: