Telegrafikisht

50 mijë nënshkrime/ Nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën

nisma-2-1

Një përfaqësi e një grupimi të madh prej 50 mijë firmëtarësh që kanë nënshkruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga ai me lista të mbyllura ku për deputetët vendosin vetëm kryetarët në një proporcional kombëtar ku për të zgjedhurit në kuvend vendosin me votën e tyre vetë qytetarët ka dorëzuar sot në parlament një dokument të shkruar. Dy nga drejtuesit e Nisma Thurje, Pano Soko dhe Endri Shabani, i lanë në duar bashkëkryetares së komisionit për reformën zgjedhore (video poshtë), Rudina Hajdari draftin që parashikon një demokratizim më të madh të parlamentit dhe për rjedhojë edhe të jetës së brendëshme të partive, një vartësi më të reduktuar të të zgjedhurve të popullit nga liderët e partive, një çlirim të vendimmarrjes politike nga dy njerëz të vetëm, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Në thelb propozimi parashikon një sistem elektoral të përafërt me atë të Kosovës, kur sejcila parti paraqit të votime një listë kandidatësh dhe pastaj janë zgjedhësit që vendosin se cilin prej tyre do dërgojnë në parlament dhe cilin do të djegin.

Por, ndryshimi i sistemit që qëndron në këmbë që pas përmbysjes së kushtetutës brenda një nate në prill 2008, ku Rama dhe Berisha u morrën vesh sipas parimit: “O ta kesh ti, ose unë gjithë pushtetin”, ka hasur edhe njëherë në kundërshtimin e dy kryetarëve të partive të mëdha.

Që në fillim Rama ka qenë kundër këtij versioni duke u mbrojtur pas justifikimit se njëherë duhen bërë sugjerimet që ka bërë OSBE ODHIR.

Edhe Basha që në fillim e la një derë të hapur për ndryshimin e sistemit përsëri i është kthyer qëndrimit rigjid nga frika se mos humbet kontrollin mbi partinë. Fillimisht ish deputeti i PD Salianji deklaroi në Zonë e Lirë se kreu i PD ishte pro listave të hapura. Por ditët e fundit, Monika Kryemadhi dhe Nard Ndoka konfirmuan se kjo ide kishte rënë e më pas Genc Pollo tha se ajo nuk e shmangte dot abuzimin me votën dhe vjedhjjen e saj.

Në fakt, çfarëdo alibie që ka përdorur edhe PS edhe PD, nuk është aspak bindëse, në thelb njësoj ato fshehin qëllimin që Rama dhe Basha të ruajnë kontrollin absolut mbi dy partitë respektive e për pasojë edhe mbi skenën politike në vend. Pikërisht për këtë, inisiativa e Nisma Thurje, ndonëse ka pak gjasa të realizohet në praktikë, ka vlerë për të treguar se sa të ngjashëm janë lideri i rilindjes dhe gjoja kundërshtari i tij, se sa e marrin ata për bazë vullnetin dhe vendimarrjen e qytetarëve, sa të vendosur janë për të penguar çdo lëvizje që gëlon jashtë kontrollit të tyre./Lapsi.al/

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: