Telegrafikisht

Tërmeti i 26 nëntorit, World Vision:Bashkia e Kurbinit më e prekura

Një raport i organizatës World Vision në Shqipëri vlerëson se Bashkia e Kurbinit është më e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Organizata ka kryer verifikime në bashkitë Durrës, Kamëz, Kurbin dhe Lezhë. Problemi kryesor për banorët e Bashkisë Kurbin mbetet mungesa e strehës. 94% e banorëve të prekur nga tërmeti vijojnë të flenë në tenda, vlerëson raporti.

Raporti jep të dhëna alarmante edhe për numrin e invalidëve në këtë bashki. Rreth 25 përqind e shtëpive që janë monitoruar nga World Vision numërojnë të paktën një person me aftësi të kufizuar. Në total janë 180 invalidë në familjet e prekura nga tërmeti.

Mungesa e higjienës është një problem që prek të gjitha bashkitë e monitoruara. Fëmijët janë grupi më vulnerabël nga banorët e prekur. 74% e tyre kanë treguar se ndihen të traumatizuar. Afro 50% e personave që janë pyetur nga World Vision kanë treguar se nuk kanë marrë informacion të mjaftueshëm për shërbimet e ofruara për përballimin e situatës nga tërmeti.

Mungesë më të lartë informacioni ka patur në Bashkinë e Kamzës. TV mbetet mjeti kryesor i marrjes së informacionit, ndjekur nga qeverisja vendore. Organizata World Vision sugjeron që fëmijet të jenë prioritarë në mbështetjen me strehë, edukim, përkujdesje shëndetësore dhe ushqim.

Duhen marrë masa emergjente për komplete higjiene për familjet e prekura. Bashkia e Kurbinit duhet të ketë përparësi në mbështetjen qeveritare si më e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: