Telegrafikisht

BASHKIA KURBIN DHE POSAÇËRISHT QYTETI I LAÇIT MES FANTAZMAGONISË SIZMIKE DHE KEQADMINISTRIMIT!

Video nga ndërtimi i qytetit.

 

Laçi u themelua si qytet në vitin 1960 si një qytet industrial në territorin e ish-fshatit të dikurshëm me të njëjtin emër. Duke marrë parsysh pozitën e tij gjeografike, regjimi komunist e kishte planifikuar si qendër industriale në të cilën do përqëndroheshin objektet më të rëndësishme të industrisë së rëndë dhe asaj ushqimore për të gjithë veriun e Shqipërisë. Në atë përiudhë në Laç u ndërtua Uzina e Superfosfatit, Uzina e Pasurimit të Bakrit (më vonë Kombinati Kimiko-Metalurgjik pas shtimit edhe të tre fabrikave të acidit nr. 1, 2 dhe 3), Fabrika e Vajit Ushqimor, Fabrika e Verës dhe e Rakisë në Milot, Kombinati i Drurit, Fabrika e Kuarcit, Parku Automobilistik i Mallrave, Stacioni i Trenit në Laç dhe ai në Milot, ndërmarjet bujqësore dhe ato për përpunimin e inerteve, pa llogaritur infrastrukturën ushtarake të inkorporuar në një divizon të vetëm ushtarak, pra u kthye në kantierin më të madh të ndërtimit dhe të përpunimit të mallrave e tregtisë në veri të vendit. Pas atij tranzicioni të gjatë e të dhimbshëm, kohë gjatë së cilës e gjithë kjo infrastrukturë pushoi së ekzistuari, duke dalë jashtë funksionit e gjitha, qyteti u shndërrua në një masë vicioze papunësise të pashembullt në vend, për më tepër me një popullsi të ardhur nga të gjitha anët e vendit, e cila përjetoi një diskriminim tërësisht të pashoq e padrejtë ekonomik dhe social. Krisma therëse e këtij urbanizmi të nxituar e të ngritur sa hap e mbyll sytë i dha shenjat e pritshme, por tashmë në një mënyrë tejet befasuese sikurse ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019. Tërmeti i ngadaltë dhe i vijueshëm në mënyrë konstante, pothuajse për 3 dekada më parë, për të mos thënë më shumë së kaq, shpërtheu në një ditë të vetme. Duket e pabesueshme, por nga monitorimi i organizatave joqeveritare që operojnë në terren bashkia Kurbin rezulton se është territori që është prekur më rëndë nga tërmeti në pikëpamje ndërtimore, nëse përllogaritet sasia e apartamenteve të banimit dhe pallateve të shpallura si të pabanueshme, pa përmendur banesat private të shpërndara anë e kënd në territor. Për fat të mirë dëmtimi i pallateve dhe ndërtesave të banimit nuk u shoqërua me viktima dhe kjo në fund të fundit ishte dhuratë e Zotit. Kryeministri i vendit në mënyrë ironike u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në këtë bashki vetëm mbas reagimit të mediave, qytetarëve dhe opozitës në terren. Ai e ka vizituar dy herë këtë qytet në këto 2-3 javët e fundit, shoqëruar nga kryetarja e bashkisë e votuar nga 5 % e banorëve me të drejtë vote të kësaj bashkie në votimet fasadë të 6 muajve më parë, e cila mbante në dorë si për dekor një bllok shënimesh kot më kot, pa e pasur idenë se përse i duhej e për më tepër përse kishte shkuar aty. Ajo kishte ulur veshët dhe dëgjonte dialogun dhe batutat replikative të shefit të saj, teksa sorollateshin së bashku me Ministrin e Brendshëm dhe ish-ministreshën e arsimit të mbetur tashmë si peshku pa ujë si deputete pa adresë përfaqësimi, lagjeve të rrënuara të qytetit, shndërruar në një fantazmë tipike të urbanizimit të komunizmit lindor, ngjashëm pas shpërthimit të vitit 1986 në Cermobil në Ukrahinë. Spitali i qytetit dhe dy nga gjashtë lagjet e tij, kanë mes vetes rreth 90% të banesave që janë gati për t’u shembur dhe me dhjetëra familje të tjera në fshatrat Shullaz, Sanxhak, Gjormë, Delbnisht, Vinjollë, Shkopet, Zhejë, Fushë-Mamurras janë zhvendosur e do të qëndrojnë nëpër çadra përgjatë gjithë dimrit, sepse nuk asnjë lloj sigurie se mund të futen dot në shtëpitë e tyre.

9EF3353A-1BF3-4C4B-A9E6-BAC0CAE91821-770x433Thjesht është dhënë urdhër që 61 pallate të certifikuara si të pabanueshme, të shemben nga IKMT-ja dhe për këtë shkak një pjesë e banorëve janë strehuar nëpër hotele dhe nëpër çadra; një pjesë e madhe e tyre flenë tek të afërmit e miqtë ose nëpër makina duke mbajtur vesh për të ruajtur në distancë shtëpitë nga vjedhjet e mundshme. Investimet prioritare qeveritare në kuadër të së ashtuquajturës “rilindje” urbane rezultuan vetëm në ribërjen e sheshit në qendër të qytetit, të cilin e kanë “testuar” në mënyrë shembullore të gjitha shirat e zakonshëm të kësaj vjeshte që sapo kaloi, të cilët e kanë përmbytur simbas qjefit pa kurrëfarë vështirësie me gurë, inerte e baltë në të gjithë shtrirjen e tij me rrugë e rugica, trotuare dhe atë ish-lilishte që ka mbetur end epa u zënë nga ndërtimet. Edhe investimi i trumbetuar si “i fuqishëm” në gjimnazin e qytetit, në një shifër jashtë mase të fryrë, rezultoi të ishte bërë për të “kuruar” qeverisjen “rilindase”, sepse ndërtesa “u laskarua” thjesht dhe rëndshëm nga tërmeti i muajit që shkoi. Qiratë në qytet thuhet se janë 2 e 3 fishuar, ndërkohë Bashkia nuk bën as hapin më të vogël që të shfrytëzojë kapacitetet pasurore në pronësi të saj, të cilat fare mirë dhe me një kosto shumë të vogël mund dhe duhet t’i përshtaste në mjedise banimi për periudhën kalimtare të strehimit në vijim, deri sa të bëhet ndërtimi i shtëpive të premtuara. Propaganda e shfrenuar si kurrë më parë dhe përpjekja për të shpërqëndruar vëmendjen nga halli që u ka rënë njerëzve mbi krye në këtë pik dimri, tek batuatat kryeministrore, ka nxjerrë në pah po ashtu mediokritetin, memecllëkun dhe paaftësinë e padurueshme të kapaciteteve menaxhuese të qeversisjes vendore që duket qartë se e kemi sa “mos me na marrë kush mësysh”, e që do të thotë se është për t’u qarë me vajtemore.

 

Qyteti i Laçit sot:

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: