Telegrafikisht

Laçi merr fitoren e radhës dhe përkohësisht kryesimin, kurbinasit e kthejnë në goleadë

Laçi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Luftëtarit, duke e shkatërruar me rezultatin 4-0. Ekipi i drejtuar nga Cungu, nuk e ka vënë në diskutim për asnjë moment këtë ndeshje ku fillimisht ishte Xhixha ai që zhbllokoi rezultatin teksa në fundin e pjesës së parë ka shënuar edhe Nuabueze.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ka qenë Teko ai që ka shënuar edhe 2 gola të tjerë duke thelluar rezultatin. Kjo fitore e ngjit Laçin përkohësisht në vendin e parë me 25 pikë, aq sa ka edhe Partizani. Ndërkohë, Luftëtari vazhdon të lundrojë në ujëra të turbullta.

Laçi-Flamurtari 4-0
17′ Xhixha, 45′ Nuabueze, 53′, 72′ Teko

KV: Shehu / Oshafi, Hyseni, Rapo

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Shehu (64′ Turkaj), Deliu, Lushkja (72′ Ymeri), Teko, Xhixha, Nuabueze (64′ Prengaj)
Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Paiteris, Qato, Isufi, Kukaj, Dragoshi (65′ Puci), Açka, Rapo, Hyseni, Dushkaj (50′ Fili), Lika, Oshafi.
Trajner: Jorgo Marantas

Gjyqtarët: Klajdi Kola, Egin Doda, Maringlen Llukmani, Eldorian Hamiti

Minutë pas minute:

90′ Mbyllet takimi me fitoren e Laçit

87’ Laçi luan qetë tashmë duke menaxhuar rezultatin 4-0 që duket se e kënaq dhe synon të mos ketë dëmtime.

78’ Xhixha provon një të djathtë nga jashtë zone duke gjetur cepin e portës por fluturon Paiteris dhe e çon në këndore.

72′ GOOO Laçi! Ka realizuar Teko pasi ka përfituar nga një gafë në mbrojtje, duke e çuar topin në rrjetë.

65’ Marantas detyrohet të bëjë lëvizjen e radhës duke larguar Dragoshin e dëmtuar dhe vendin e tij e zë Puci.

64’ Tjetër zëvendësim te Laçi me Turkajn që hyn në fushë duke zënë vendin e Julian Shehut.

61’ Paiteris arrin të ndalë tashmë një goditje të Fangajt që mund të shkonte në rrjetë për të thelluar edhe më shumë rezultatin.

53’ GOOOL Laçi! Ka realizuar një tjetër gol braziliani Teko duke thelluar rezultatin në këtë mënyrë

52’ Tjetër lëvizje te Luftëtari me Açkën që largohet dhe vendin e tij e zë Demo.

50’ Zëvendësim te Luftëtari me Dushkajn që largohet dhe vendin e tij e zë Realdo Fili.

46’ Nis pjesa e dytë e takimit ku asjëri nga trajnerët nuk ka bërë ndryshime.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ GOOOL Laçi! Ka realizuar golin e dytë sulmuesi Nuabueze duke shkuar në kuotëne 14 golave.

42’ Laçi mbetet para me anë të Tekos i cili vepron mirë me topin dhe provon nga distanca por topi shkon në duart e portierit.

35’ Gjoni mundohet të largojë topin nga zona por i vjen një ndërhyrje nga Oshafi duke i shkaktuar faull.

30’ Laçi ka tjetër mundësi për të shënuar aty ku Xhixha në të majtë pason për Lushkjen në hyrje të zonës teksa ky i fundit provon portën por topi shkon lehtë në duart e Paiteris.

27’ Tjetër faull nga ana e bluzinjve dhe ndëshkohet me karton të verdhë edhe kapiteni Rapo.

26’ Laçi ka një tjetër mundësi të artë me anë të Xhixhës i cili është i vetëm në zonë por humbet kohë dhe mundësinë për të goditur.

21’ Oshafi rrëzohet në hyrje të zonës dhe kërkon faull por për gjyqtarin është simulim dhe e ndëshkon me karton të verdhë.

19’ Shehu ndërhyn në mënyrë të gabuar duke u ndëshkuar me karton të verdhë e njëkohësisht duke humbur ndeshjen e radhës kundër Bylisit.

17′ GOOOL Laçi! Redon Xhixha ka kaluar në avantazh skuadrën e tij!

16’ Luftëtari provon të qëndrojë në sulm dhe fiton një këndore por që nuk sjell rrezik për portën e Laçit.

13’ Lojë e qetë deri në këto minuta me skuadrat që duket se më shumë kërkojnë të studiojnë kundërshtarin. Vetëm Laçi ka kërcënuar disa herë portën e Paiteris.

9’ Tjetër mundësi për Laçin dhe largohet në këndore. Vjen krosimi i lartë në zonë megjithatë largohet topi teksa në momentin e dytë, Xhixha është në pozicion jashtë loje.

6’ Luftëtari mundohet të reagojë me anë të Oshafit dhe Likës por mbrojtja vendase është vendosur mirë dhe nuk lejon hapësira.

4’ Laçi ka mundësi të mirë me anë të Tekos i cili nga e majta hyn në zonë dhe provon portën por largon Paiteris në goditje këndi.

1′ Nis takimi me një minutë heshtje pasi një futbollist nga akademia e Luftëtarit ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti me makinë. //vipsport.al

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: