Telegrafikisht

“Bojkotojini, tallini, diskretitojini” – Monologu i Adi Krastës nga Prishtina (Video)

Përshëndetje, mirë se erdhët në ekran. Për mua nuk ka rëndësi ku flas. Për mua ka rëndësi të mbërrij tek ju.

Në qoftë se me përkufizim të dashur teleshikues fakti është një informacion i verifikueshëm, atëherë mosekzistenca e shtetit shqiptar pas tërmeteve është një fakt. Edhe dilentatizmi dramatik i qeverisë, madje edhe nervozizmi i skajshëm në fytyrën e saj të lodhur e të deformuar.

Kur shohim kronikat që i shpëtojnë policisë së informacionit dhe vetë agresivitetit të dështimit dhe është gjithmonë agresiv, sheh fytyra shqiptarësh që janë të lodhura. Ku lexohet pa shumë fjalë trauma, jo vetëm nga tërmeti, por edhe nga njeriu.

Megjithatë, e kaluara na bën neve shqiptarëve në bisedat normale të qeshim hidhur e me shpoti, shpeshherë edhe për veten tonë. Sytë i kemi tek e ardhmja. Ajo që na qëndron si një vatër e ndezur e alarmit të brendshëm është Shqipëria e pas disa muajve.

Shqipëria edhe kur lëkundet nga tërmetet, edhe kur abuzohet nga fjalët e gjestet, edhe kur vidhet e tallet pa turp, është e njerëzve të zakonshëm.

Është e jona.

Ata, sikurse ne të gjithë. Ne nuk duhet të lodhemi, të themi rezili e ka fituar betejën, ne nuk duhet të frikësohemi.

Psh. një kryetar bashkie hajdut e mashtrues duhet ta dijë çfarë mendohet për të. Propagandë të shfrenuar ata, të vërtetën kokëfortë ne. Në rrethana të jashtëzakonshme duhen  marrë masa të jashtëzakonshme.

Ndëshkimi për një krim ndaj popullit dhe atdheut duhet bërë edhe përtej votës. Vota tanimë është bërë e pamjaftueshme. Sikurse jetike dhe e pashmangshme është bërë qe në ta rrisim aktivizmin qytetar përtej militantizmit të partive.

Shikoni, e mbani mend, përpara 30 vjetësh. Dikur ndaj një skandali publik kishte një reagim të menjëhershëm në Shqipëri e Kosovë e kudoqoftë që kishte shqiptarë.

Njerëzit shqetësoheshin, reagonin. Sot pafytyrësia populiste na ka bërë të jemi pandjeshëm.  Gjithçka që dikur mbytej e vdiste pas tre ditësh, sot vdes pas 3 minutash dhe sa më shumë e përsërisim aq më shumë na dëmton. Shoqëria shqiptare është e detyruar sot të reagojë mençurisht.

Pra le ta kalojmë luftën, nga politike në parlamentin që nuk vlen, nga televizionet që janë bërë të neveritshme, online. Këto rrjete nuk mund të jenë terroriste vetëm kundër njeriut të zakonshëm, të ndershëm, por pa pushtet.

Si në median tradicionale, por sidomos në gazetarinë qytetare online le të ndodhë emërtimi dhe turpërimi. Publikimi i një fakti dhe diskutimi dhe analiza e gjallë jo partiake, jo emocionale, jo sipërfaqësore, e cila është më e fortë se vetë vota.

Narrativa e së vërtetës nuk i përket vetëm gazetarëve, madje duhet se tani pa Brryli Broadëay, pa JOQ, pa Lolitën, pa Genc Sejkon, pa Erion Kriston, pa grupin e stërmadh, të jashtëzakonshëm  për mbrojtjen e teatrit, puna jonë si gazetarë është e paplotë, e pambrojtur, shpesh e pakuptuar plotësisht.

Motivet, qasja, atmosfera. Mbyllja e faqeve, sulmet ‘ad hominem’, mbyllja e programeve televizive realiste në Shqipëri, promovimi  dhe financimi i shërbëtorëve të pushtetit është diçka reale, është fakt. Edhe pse ka një zgjim të vëmendjes nga jashtë, ne e dimë se reagimi i brendshëm është zgjidhja e duhur.

Ndaj tallja publike, diskretitimi i propagandës, leximi, dekodimi i dyfytyrësisë dhe i veseve që drejtojnë sot Shqipërinë është më e fortë se vetë vota. Vota kanë treguar se blihet, shpirti i lirë demokratik, jo. Edhe pse goditet, ai nuk ndryshon, është aty. Është tek njeriu i zakonshëm.

Çfarë presim ne të ndodhë që të reagojmë. Jo në rrugë ndoshta, jo nëpër studio televizive, jo më në parlament. Brenda familjeve tona. Të vazhdojmë bisedat analitike, iluminuese. Online, në Facebook, në Twitter. Jo më statuse pa përmbajtje, në të mirë të Shqipërisë, për të ndryshuar ajo.

Për t’i vendosur në pozitë të vështirë pushtetarët pushtues, që pushteti i tyre pushtues të thërmohet. Ata është e tepërt t’i bëjmë më ngjarje. Bojkotijini, tallini, diskretitojini. Le ta forcojmë qytetarin, le të bëhen padi të mëdha si të Nurembergut në Shqipëri për pushtetarët pushtues.

Që dehja e momentit dhe mosndëshkimi i paraardhësve të tyre, u ka krijuar bindjen e rreme se ata nuk do paguajnë një ditë. Le të vazhdojë nxjerrja e fytyrës së tyre të vërtetë, hajdutërisë, karagjozllëkut.

Nisma Thurje, vajza dhe djem të rinj, kurajozë, juristë, mjekë, mësues, në gjithë Shqipërinë, që e duan Shqipërinë më shumë sesa partinë.

Momenti i duhur është tani.

30 vjet është shumë për të kuptuar se ky vend do të ketë një fund të trishtë. Nëse shqiptari i zakonshëm, unë e di duhet të reagojë fort. Për demokracinë, për ligjin, për llogaridhënien.

Një fund, kapricioz ose jo, shakatar ose jo, batutaxhi ose jo, diletant ose jo, injorant ose jo, pa formim ose jo, ka një fund dhe një mbyllje të natyrshme. Po për ne nuk duhet të na mjaftojë, se bashkë me këtë fund politik përfundon Shqipëria.

Mbytet shpirti i saj, ndaj ne duhet të bëjmë presion për rithemelimin serioz të republikës. Të jemi prezent në rrjetet online.

Ta kthejmë terrorizmin e tyre në një aleat të madh për demokracinë që reagimi qytetar shqiptar të prodhojë një zgjidhje të sigurt dhe afatgjatë.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: