Telegrafikisht

Familja që braktisi emigracionin dhe u kthye në Laç, nga 26 nëntori jeton në çadër

Kryeministri Rama premtoi 1 ditë më parë se shumë shpejt do të nis shembja dhe rindërtimi i pallateve të shembura në Laç, ndërkohë që i kërkoi banorve të marrin shtëpi me qera. “ABC News” ishte në familjen Deda në Laç ku që nga tërmeti i 26 nëntorit, 4 anëtarët e kësaj familjeje jetojnë në një çadër pranë banesës së tyre ndërkohë që zyrtarët vendorë ende nuk i kanë dhënë një përgjigje nëse do të shembet apo jo shtëpia ku jetonin deri 15 ditë më parë.

Qyteti i Laçit ishte larg epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, por lëkundjet i kthyen në të pabanueshme dhjetra objekte banimi në këtë zonë. Pallatet që kanë marrë vulën e ekspertëve për tu shembur janë boshatisur dhe zbrasur. Ndërkohë për shumë godina të tjera pritet ende ekspertiza përfundimtare. Artan Deda u kthye 3 vite më parë nga Greqia me familjen e tij për të jetuar në Laç. Por nga 26 nëntori në hyrjen e pallatit të tij përballet me këtë shkresë të Bashkisë që i kujton se godina është e pabanueshme. Frikën e ka të madhe sa herë i duhet të ngjitet në katin e tretë të pallatit për të marrë rroba dhe ushqime për fëmijët. Muret e brendshme kanë pësuar goditje të forta. Kur dy javët e tërmetit kanë kaluar Artani ende nuk e ka një përgjigje nëse mundet t’i rikthejë fëmijët në banesë apo jo.

“Dua të di nëse pallati është i banueshëm apo jo. Fëmijët nuk mund të qëndrojnë jashtë me këtë të fohtë. Kam pesë ditë që çoj vajzën në spital ndërsa djali qëndron në çadër”, shprehet ai.

Kryeministri Rama ishte në qytetin e Laçit kur garantoi banorët se pallatet do të rindërtohen, teksa të dëmtuarve i këshilloi të gjejnë banesa me qera, koston e të cilave do ta rimbursojë bashkia por Artani tregon të kundërtën.

“Në Laç nuk ka pasur viktima, dëmtime të shumta po, por viktima falë zotit nuk ka pasur. Nuk mund të arsyetoj ty më thotë Bashkia, por dikë tjetër”, tregon ai.

Ditët e kaluara në çadër kanë ndikuar në shëndetin e fëmijëve të vegjël. Ndërkohë që për ironi edhe spitali i Kurbinit ka marrë vulën e ekspertëve për tu shembur dhe shërbimet jepet në një çadër.

Pasi jetoi për 4 ditë në makiinë me familjen, Artani me familjen e tij u zhvendos në këtë çadër të ngritur disa metra larg pallatit të tij brenda ambjenteve të Kishës së Shën Mhillit.

Bashkë me familjen Deda aty jetojnë edhe anëtarët e rreth 50 familjeve. Pa ngrohje dhe në prag të dimrit, Artani është i pasigurt se si do të mundet të vijojë jetesën me dy fëmijë të vegjël. Aleksandri është vetëm 5 vjeç. Edhe kopshti në të cilin ai shkonte deri në 26 nëntor është prishur dhe ai e kalon të gjithë ditën në këtë çadër.

Mensa e Kishës është e vetmja që ka siguruar ushqim për të gjitha familjet. Elton Laska, vullnetar i një organizate rinore siguron bazën ushqimore por flet për pengesa të forta nga strukturat shtetërore.

“Kemi probleme pafund me donacione pasi qeveria ka penguar donacione nga jashtë. Ka shumë organizata nga jasht që kërkojnë të na japin suport, por qeveria nuk lejon asnjë lloj ndihme përveç atyre financiare”, tha Laska.

Thirrja e aktivistit është për strukturat shtëtërore.

“Qoftë qeverisja vendore qoftë ajo qendrore duhet të marrin masa sepse këto familje mund të kalojnë depresion për shkak të situatës së vështirë që po kalojnë”, u shpreh ai.

Në shtëpinë e zotit e vetmja gjë që shpresojnë këto familje të ngelura në qiell të hapur, është që një ditë përpara se ushqimi për ta të jetë i pamjaftueshëm, bashkia të kujtohet se ata ekzistojnë dhe kanë nevojë për ndihmë./abcnews.al

 

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: