Telegrafikisht

A ja dalim dot kështu? Nga Artan Fuga

A ja dalim dot kështu?

fuga-c1200x600

Tërmeti e ka dëmtuar shumë zonën Tiranë – Durrës – Lezhë.

Dikur e ngacmonim ne tokën në minierat si Manzë, Valiaj, Kurbin, Krrabë, etj. Tani na ngacmon Toka ne dhe na godet papritur.

Histori tjetër kjo!

Por, është mirë që mblidhen ndihma dhe donacione. Eshtë mirë që kërkohet solidaritet i jashtëm. Eshtë mirë që buxheti duhet të ndryshojë. Unë them se deri një milard euro nga buxheti mund të clirohen. Jo aq pak sa tani. Si edhe shumë mirë që shteti hëpërhë merr përsipër meremtime, prishjet, rindërtimet.

Po a do ja dali dot gjithmonë që sa herë ka fatkeqësi të tilla natyrore, si tërmetet, shteti të marri kështu përsipër dëmet?

Sado mbrojtëse që të duket ky mekanizëm është parimisht shumë i kufizuar. Imagjinoni sikur të ketë pesë a gjashtë zona katastrofash? Imagjinoni sikur dëmet të ishin edhe më të mëdha. Imagjinoni sikur historia të përsëritej, në mos tani, çka nuk urojmë, por më pas.

Si do t’ja bënte?

Se kjo mund të mos ndodhi kurrë, por pyetja mundet të jetë e vlefshme edhe për nesër.

Nuk do të lodhen të jashtmit së ndihmuari?
Do të na japi Erdogan edhe 500 apartamente të tjera?
Do të mbledhi dot kreu i Islamit në Shqipëri përsëri qindra mijë euro?

Do ta kenë ministrat luksin fatkeqeq të kthehen në përgjegjësa kantjeresh?
Do ta ketë kryeministri vuxhutin të takojë cdo ditë njerëz pranë rrënojave apo të vizitojë apartamente me mure të çarë?

Fizikisht nuk mundet.

Pra, nëse kjo e keqe e parë mund të mundet me këtë metodë, një e dytë apo e pestë, se jeta e kombit i ka këto, nuk mund të përballohet kështu.
Afatshkurtër ajo ndofta zgjidh punë, afatmesëm, dhe afatgjatë, është e dështuar.

Jemi të dështuar nëse nuk ndryshojmë mendje, institucione, politika, përqasje!

Sepse e kishim marrë jetën shtruar!

Me lugë në brez!
Detit i kishim hyrë këmbë!
Ishim si në dasëm!

Mos harrojmë se në këtë zonë ku si gjithkund shqiptarët e kishin fituar betejën e ndërtimeve për banesa, ne e rihumbëm atë betejë. Na mundi tërmeti.

A kemi fuqi t’a rifitojmë?

Sigurisht kemi, por duhet t’a dimë se nuk jemi më njëzet vite më parë.

Cfarë ndodhte atëhere?

Emigranti shqiptar paratë e para që fitonte jashtë vendit i dërgonte në familje për një banesë të re. Tani nuk e bën dot edhe aq kollaj.

Një pjesë e popullsisë i mori banesat e kohës të monizmit thuajse badiava, aty u strehua. Por, tani kur i prishet ajo nuk ka më mjete financiare për banesë alternative.

Të tjerë investuan në banesa paratë që morën nga kthimi i pronave të paraardhësve, nga persekutimi, etj. Por edhe ato parà mbaruan.

Të tjera bënë banesa nga paraja e lehtë që ka qenë në qarkullim para krizën financiare të Perëndimit në 2008. Ca nga matrapazlliqe, ca nga trafiqe, ca nga lëndët narkotike, etj. Por, ndërkohë partnerët na e kanë shtrënguar rripin e pantallonave në atë pikë.

Pra kur dëgjon njerëz që thonë se kam hedhur 70 mijë euro në atë apartament, ti pyet veten:

Do t’i gjejë më ky njeri ato mjete financiare për t’a ribërë apartamentin e tij?

Po shteti do ja dali një herë të dytë të marri përsipër shpenzimet ?

Prandaj të mendojmë thellë: Ja dalim kështu?

Mos shkojmë përsëri me kokë te muri!!!

Prandaj duhet menduar mekanizma të reja financiare për të përballuar këto katastrofa mortje që këto ditë e kanë lodhur e drobitur shqiptarin!!!

E kanë bërë të shohi me sy të përlotur dhe të nënshtruar cdo specialist që thotë : mban, nuk mban, muratura!

Nuk di a u japin akte ekspertize?

Shohin me shpresë si Mesia cdo administrator që endet aty pari!

Kur është radha ime për të meremetuar? Kaq është pyetja, asgjë më shumë!

Duhen menduar të tjera mekanizma të llogaritjes të rriskut. Se jemi treguar komb aventurierësh pakës, në mos jo kështu, komb naivësh sigurisht!

Prandaj me investime personale nuk ja dalim dot afatgjatë, me investime shtetrore jo se jo. Cfarë duhet bërë?

Duhet një urbanizim i ri.

Pikë.

Ndaç dëgjoni, ndaç jo!

Përndryshe do të jetë vonë.

Se kështu e kemi zakonin idiot ne! Në nëntor, themi ah si nuk i vumë gishtin kokës në shtator, në shtator, ah sikur nuk ja vumë gishtin kokës në 1990, në 1990 si nuk ja vumë gishtin kokës në 1944 dhe kështu deri në kohën e Epidamusit!

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: