DJE PAME- Poezi nga Ymer Hysa
DJE PAME
Dje pamë si jeta varej në fije të perit
Dje kuptuam sa vlerë ka dhimbja, dashuria,
Dje kuptuam sa pranë i jemi ferrit
Dje kuptuam sa e pa vlerë është pasuria.
Dje pamë si jeta këputej në mes si fletë
Si shpresa shëmbej si kështjellë rëre,
Dje pamë sa të përkohshëm jemi në jetë
Dje pamë se pasuria s’kish asnjë vlerë.
Dje pamë që dhimbja është e përbashkët
Pamë dashurinë njerzore të shtrijë dorën,
Ah dje pamë sa të pa fuqishëm ishim
Para dhimbjes së thellë e peshës së lotëve.
Dje pamë dhimbjen e madhe, të rëndë
Që s’shprehej me lot, fjalë e asgjë tjetër,
Pamë zemrat vllazërore që luftonin me dhëmbë
Të mbanin gjallë shpresën te një tjetër zemër.
A dje pamë njerëz të sfidonin veten
Jetën nga gërmadhat ta nxirnin gjallë, pa bujë,
Pamë vëllezërit tanë të mposhtnin vdekjen
Buzët pamë shkrumbuar për një pikë ujë.
Dje pamë politikanë, ata i pamë ndryshe
Shoqëruar me eskorta, e kamera me vete,
Shoqëruar me gazetarucë ngjitur për bythe
Të mbushnin ekrane për ta, e faqe gazete.
Dje pamë se jeta varej në fije të perit
Dje kuptuam sa vlerë ka dhimbja, dashuria,
Dje kuptuam sa pranë i jemi ferrit
Dje kuptuam sa e pa vlerë është pasuria
27.11.2019
Lini një Përgjigje