Telegrafikisht

Laç, 30 banorë ende në çadër: Shteti s’ka ardhur! Famullitari: Kemi frikë ta bëjmë meshën brenda

Dhjetëra banorë të Laçit të ngelur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, vijojnë ta kalojnë natën në një çadër të vendosur pranë ambieteve të kishës katolike nga një grup vullnetarësh. Ata thonë se qëndrimi në çadër është mjaft i vështirë në këto ditë të ftohta, duke shtuar se ndjehen të braktisur nga autoritet shtetërore. ‘Jemi të sëmurë, dy prindërit e kalamajve. Në çadër rrimë, nuk kemi ku të rrimë, ndihma nuk kemi marrë, nuk e dimë nga i kanë çuar”. “Jemi dy javë jashtë, na ka ndihmuar kisha me rroba dhe të tëra. Për ndihma nuk ka ardhur asnjë të na shohë” thanë ata. Këta qytetarë ushqehen pranë kishës katolike, ndërsa ju janë siguruar ndihma të vazhdueshme falë sensibilizimit të vullnetarëve që kanë marrë përsipër përkujdesjen ndaj tyre. “Këtu janë 60 persona, 30 banorë flenë këtu, u shërbejmë nga mëngjesi në darkë” tha Elton Laska, vullnetar.Dëmtime nga tërmeti ka pësuar edhe kisha e “Shën Mhillit” në Laç. Muret kanë pësuar shkarje në disa vende dhe celebrimi ritualeve fetare shihet mjaft i frikshëm. “Shihen edhe dallohen edhe këtu, në fund të kishës, në anën tjetër dhe bazamentin e kishës janë kryesoret. Unë besoj se nuk është vetëm frika ime, por pak e frikshme është me celebruar meshën brenda” tha Ndue Toplana, famullitar i Kishës së “Shën Mhillit”. Tërmeti ka lënë pa strehë qindra banor në Bashkinë e Kurbinit, një pjesë e të cilëve flenë në çadra apo dhe makina prej gati 2 javësh.   Report TV.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: