Telegrafikisht

Rinia vullnetare e Sebastia-s prej ditësh në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe shumë dëme materiale. Një prej zonave më të prekura ishte edhe zona e Kurbinit, ku me vonesë dhe nga reagimi i qytetarëve u detyruan të shpallin gjëndjen e jashtëzakonshme.

Shumë organizata u ngritën në mënyrë vullnetare për të ndihmuar zonat e prekura me ushqime, veshmbathje dhe çadra, një ndër ta ishte dhe Organizata rinore “Sebastia”, me seli në Laç e cila vendosi të jepte kontributin e saj në zonën e Kurbinit, pasi të gjitha organizatat apo institucionet shtetërore e kishin vëmendjen në Thumanë dhe Durrës.

Diten e fatkeqësisë së termetit të rinjtë e Sebastias u organizuan të dilnin në qënder të qytetit të Laçit, ku vendosen një thirrje për ndihmë për të prekurit nga termeti pa e ditur realisht se ishte numri i tyre. Pertej pritshmerive tona, qytetaret reaguan duke dhenë ndihma në sasi të mëdha, gjë e cila na gjeti dhe ne të papërgatitur. Pasi vlerësuam situaten menduan të kërkojmë bashkëpunimin e Kishës së qytetit për logjistike dhe magazinim.

Falë kredibilitetit që kanë themeluesit e Qëndres Sebastia në komunitet arritëm ta kishin këtë bashkëpunim dhe mbështetjen e Kishes së “Shën Mëhillit” në Laç për nismen e marrë! Ditët në vijim u arrit të mblidheshin shumë ndihma falë miqve,organizatave,vëllezerve Kosovare si dhe fondacioneve shqiptare në Europe. Vlen të përmenden edhe të rijntë e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë që kanë marrë iniciativen për të mbledhur vete ndihma dhe për t’i shpërndarë bashkë me vullnetaret e Qendres Sebastia.

Kur e gjithë kjo nisi nuk e menduam që do merrte këto përmasa. Pavarsisht pengesave dhe vështirësive që kemi pasur në mbledhjen e ndihmave ne nuk u ndalem! Janë vizituar pothuajse të gjitha shtëpitë e demtuara në zonën e Kurbinit dhe kemi ngritur zërin që edhe të pamundurit të dëgjohen. Ndihmat janë shpërndarë në mënyre transparente dhe aty ku kemi venë re varfëri ekstreme kemi dhënë kontributin tonë disa herë. Shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme nuk e zgjidhi situaten ne Laç, pasi kur merren vendime nuk analizohen gjithë faktoret.

Shumica prej banoreve në fshatra kanë kafshët prej të cilave ushqehen gjatë gjithë vitit dhe nuk largohen dot. Në qytete tmerri i plaçkitjes së banesave i mban lidhur pas shtëpive të tyre, për të mos llogaritur familjet me njërëz në pamundesi fizike për të levizur. Detaje që emergjenca mesa duket nuk i ka llogaritur.

Jemi në diten e 10-të të termetit dhe nuk kemi akoma një liste trasparente të njërezve të prekur dhe atyre që akoma s’kanë përfituar asgjë edhe pse janë paraqitur disa herë në zyrat e Njesive Administrave dhe të Bashkisë. Kemi evindetuar dhjetëra familje pa çadra dhe i kemi sinjalizuar, por kohët e Bashkisë janë kohë rehatlliku jo emergjence.

Për fatin tonë të mirë nga bashkëpunimi me Kishën e qytetit, u ngrit në ambientet e saj një çadër e cila kishte si qëllim të organizonte aktivitete ditore për fëmijët të cilët ishin traumatizuar nga tërmeti dhe më vonë sherbeu dhe si strehim për ta. Mensa jonë është e hapur gjatë gjithë ditës për afro 60 persona me tre vakte. Ky termet na frikësoi por më shumë na kanë tmerruar kushtet ç’njerezore në të cilat jetojnë bashkëqytetaret tanë prej kohësh dhe termeti vetem sa i nxorri në pah!

 

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: