NË VENDIN TIM- POEZI NGA YMER HYSA
NË VENDIN TIM
Pemët në vit çelin dy herë
Dy herë ka raste piqen,
Nga një gabim njerëzor
Këtu pyjet digjen.
Njerëzit jetojnë mbi ujë
Nga uji shpesh përmbyten,
Nga një gabim njerëzor
Pa ujë të pijshëm rrihet.
Universitete ka plot
Specialistë të çdo moshe,
Nga një gabim njerëzor
Drejton një mendje boshe.
Këtu ka rrugë plot
Të shtruara disa herë,
Nga një gabim njerëzor
Prishen për t’i ndrequr të tjerë.
Bulevardet kanë drita
Shpesh me fotoelementë,
Nga një gabim njerëzor
Errësirës do ecësh me mend.
Një shoku im poet
Ka shkruar për këtë vend,
Të ish sa ç’është trim.
Po kaq edhe me mend.
Lini një Përgjigje