Reklama
Telegrafikisht

Laçi i Cungut nuk njeh kundershtar. Përmbysje me spektakel dhe goleadë ndaj Skënderbeut,

laci-skenderbeu-e1572713473459

Lacci ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke shkatërruar me rezultatin 1-4 skuadrën e Skënderbeut. Të besuarit e Cungut, e panë veten në disavantazh pas 6 minutash lojë falë një supergoli të shënuar nga Gripshi.

Pak minuta ka zgjatur avantazhi i vendasve duke qenë se ishte Lushkja ai që ka barazuar rezultatin me një goditje nga jashtë zone. Më pas, ishte Nuabueze që përmbysi rezultatin në 1-2 dhe më pas asistoi për Xhixhën. Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt fundit, Nuabueze merr një asist nga portieri i tij dhe arrin të shënojë golin e katërt për kurbinasit dhe të dytin personal.

Skënderbeu – Laçi 1-4
6′ Gripshi / 25′ Lushkja, 48′, 83′ Nuabueze

KV: Domgjoni, Shehu

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja (20’Turtulli, 46’Krasniqi), Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Otto John. Trajner: Ilir Daja.

Laçi: Stajila, Fagaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartari, Devis Koreshi, Kreshnik Cjapi

Minutë pas minute:

86’ Dy zëvendësime në kampin kurbinas, me Nuabuezen dhe Xhixhën që largohen, teksa në vendin e tyre aktivizohen Spahiu dhe Berisha.

83′ GOOOL Laçi! Ka realizuar Nuabueze pasi ishte i vetëm përballë portierit, duke realizuar golin e 2 personal.

82’ Tjetër goditje dënimi për kurbinasit dhe e vazhdojnë shpejt lojën por ndal mbrojtja vendase.

79’ Ndërhyrje e gabuar e Taipit në hyrje të zonës dhe gjyqtari akordon goditje dënimi. Provojnë bardhezinjtë por ndalet topi në mur.

77′ Kurbinasit luajnë të tërhequr dhe duket se janë të kënaqur me rezultatin duke menaxhuar shifrat.

71’ Korçarët vazhdojnë të qarkullojnë topin duke u munduar të krijojnë hapësira por e kanë të pamundur të dalin nga gjysmëfusha e tyre.

69’ Faull nga Julian Shehu dhe ndëshkohet me karton të verdhë tashmë.

64′ GOOOL Laçi! Xhixha ka realizuar golin e tretë pas topit të kthyer nga Nuabueze duke lëshuar një “predhë” në portën e Koliçit.

60’ Tjetër dëmtim për Skënderbeun dhe i shtrirë në fushë tashmë ka mbetur Taipi i cili detyrohet të marrë ndihmën e parë mjekësore.

56’ Goditje dënimi për Skënderbeun dhe pranë topit është Dejvi Bregu që e merr përsipër. Godet Bregu, por gabon duke e çuar topin mbi traversë.

53’ Faull nga Domgjoni i cili edhe proteston duke u ndëshkuar me karton të verdhë tashmë.

48′ GOOOL Laçi! Nuabueze arrin të fitojë dyluftimin me Pollozhanin dhe hyn në zonë duke krijuar hapësirë aty ku godet lehtë dhe shënon golin e dytë duke përfituar edhe nga një devijim.

46′ Nis pjesa e dytë, me Turtullin që lë lojën i dëmtuar dhe rikthehet Krasniqi.

45+2’ Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1, ku kanë vendosur Gripshi dhe Lushkja.

40’ Mundësi e mirë për kurbinasit me anë të Tekos që kalon mes dy mbrojtësve por goditja e tij përfundon mbi traun e portës.

33’ Goditje dënimi për Skënderbeun dhe e merr përsipër ekzekutimin e saj Meksi që kroson por topi largohet dhe shkon te Taipi, i cili provon nga jashtë zone por gjuajtja shkon jashtë kuadratit.

38’ Mundësi tjetër e mirë për Laçin me anë të Nuabuezes por ndal portieri duke i mohuar golin e radhës sulmuesit.

25′ GOOOL Laçi! Ka realizuar Lushkja me një goditje nga distanca duke barazuar rezultatin. 

23’ Agresivë kurbinasit që kërkojnë golin e barazimit dhe Turkaj nis në kundërsulm bardhezinjtë megjithatë gabojnë h

20’ Zëvendësim në radhët e korçarëve me Dajën që largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Turtulli.

19’ Mundësi e mirë tashmë për Xhixhën i cili në zonë tenton menjëherë kuadratin e Koliçit, por topi shkon mbi traversë.

17’ Goditje këndi për Laçin dhe pas krosimit është Teko ai që fut topin në zonë por largohet sërish në këndore. Kroson Teko por largohet tashmë topi.

15’ Nuabueze kërkon hapësirë dhe e gjen, duke nisur një top për Tekon i cili del i vetëm përballë portierit por Pëllumbi i bllokon rrugën dhe lejon topin të shkojë në duart e Koliçit.

8′ Kurbinasit mundohen të dalin para dhe Turkaj provon një krosim por ndal Pollozhani teksa duket se ka një prekje me dorë, por gjyqtari lejon të luhet.

6′ GOOOL Skënderbeu! Gripshi ka arritur të shënojë falë një goditjeje nga jashtë zone. 

1′ Nis takimi!

Reklama

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: