Laçi-Vllaznia 3-0 (Naubueze 36′, 52′, Lushkja 60′)
Vazhdon transformimi i Laçit nën drejtimin e Armando Cungut. Skuadra kurbinase, në pak ditë ka arritur dy fitore shumë të rëndësishme me rezultat identik 3-0 duke mposhtur në mesjavë fillimsht Teutën e sot Vllazninë. Ashtu si në ndeshjen e parë ka qenë një leksion i mirëfilltë futbolli për kundërshtarin, që thuajse nuk ishte në fushën e loëjs dhe në momentin që nuk arriti të kontrollonte Kirian Nuabueze u ndëshkua rëndë.
Sulmuesi ishte në hije për pak më shumë se 30 minuta lojë, por tregoi potencialin e tij me golin e avantazhit duke shënuar mes tre mbrojtësish kundërshtarë. Një aksion i ngjashëm ishte edhe ai i pjesës së dytë të ndeshjes, kur sulmuesi dyfishoi shifrat duke treguar gjithnjë e më shumë se do të jetë protagonist i padiskutueshëm i kampionatit shqiptar. Edhe goli i tretë i shënuar nga Lushkja erdhi nga këmbët e tij, pasi ai nisi aksionin që përfundoi me topin në rrjetë.
Tre pikët e bashkojnë Laçin me grupin e skuadrave të ngjeshura që pretendojnë kreun e Europën, ndërsa te Vllaznia fillojnë të bien këmbanat e alarmit pasi shkodranët kanë filluar të pësojnë gola shumë lehtë.
Laçi-Vllaznia 3-0
39′, 52 Nuabueze, 60′ Lushkja
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja (87′ Ymeri), Teko, Xhixha (80′ Malçi), Nuabueze (69′ Berisha).
Trajner: Armando Cungu
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevski, Malota, Shehi (54′ Uenderson), Marku, Krymi, Ramadani (80′ Emerson), Bardulla (51′ Godfrei), Shtubina, Lika.
Trajner: Mirsad Jonuz
KV: Shehu, Xhixha / Ramadani, Shtubina, Gurishta
Gjyqtarë: Philip Farrugia, Paul Apap, Ivan Galea, Darryl Aglis
MINUTË PAS MINUTE
90+3’ Mbyllet ndeshja me suksesin 3-0 të Laçit.
90’+2’ Berisha gjen Ymerin të vetëm në zonë, Sherri shpëton portën nga nëj gol I sigurt duke bllokuar gjuajtjen.
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
90’ Berisha në krahun e majtë provon përsëri me një gjuajtje të fortë, por sfera kalon jashtë katërkëndorit.
87’ Largohet nga fusha e lojës Lushkja dhe aktivizohet Ymeri.
86’ Shkodranët janë të dorëzuar dhe nuk po arrijnë më as të shtyjnë lojën në gjysmëfushën kundërshtare.
80’ Zëvendësim në radhët e të dy ekipeve me Xhixhën e Ramadanin që lënë fushën e lojës dhe Malçin e Emerson që u futën në lojë.
79’ Xhixha gjen përsëri hapësirë në krahun e majtë dhe këtë herë provon vetë të shënojë me një gjuajtje të forte, por dërgon sferën mbi traversë.
78’ Laçi i afrohet golit të katërt. Xhixha i jep një pasim yë artë Berishës i cili është pak hapa larg portës por dërgon topin jashtë në mënyrë të pabesueshme.
75’ Marku mundohet të rihapë ndeshjen me një gjuajtje nga jashtë zones. Asnjë rrezik për Stazhillën i cili shoqëron me sy sferën që del jashtë.
73’ Tjetër moment tensioni për një përplasje mes Ristevskit e Berishës, gjithçka zgjidhet me një këshillim nga gjyqtari maltez.
69’ Cungu bën ndryshimin e parë, duke larguar Nuabueze për të aktivizuar Berishën.
68’ Reagimi i Vllaznisë është vetëm një e majtë e Likës nga jashtë zonës, që nuk gjen katërkëndorin e vendasve pas zhvillimit të një goditje nga këndi.
60′ GOOOL Laçi, shënon Lushkja. Pasimi i Nuabueze gjen të lirë Teko para Sherrit. Portieri ndal gjuajtjen e tij por Lushkja ndjek aksionin duke kontrolluar topin dhe pasi shmang Ristevskin dhe Sherrin, shtyn sferën në rrjetë.
54 Jonuz bën lëvizjen e radhës me largimin e Shehit dhe vendin e tij e merr Uenderson.
52′ GOOOL Laçi, shënon Nuabueze. I pandalshëm sulmuesi i kurbinasve i cili përsëri i shmanget me forcë tre mbrojtësve dhe lëshon një goditje të fortë nga jashtë zonës me topin që prek shtyllën e brendshme në të majtë të Sherrit duke përfunduar në rrjetë.
51’ Godfrei merr vendin e Bardullës në fushën e lojës në radhët e shkodranëve.
49’ Shumë më agresive Vllaznia në fillimin e pjesës së dytë në kërkim të barazimit.
46′ Asnjë ndryshim në radhët e dy skuadrave në rifillimin e pjesës së dytë.
45′ Mbyllet me avantazhin 1-0 të vendasve pjesa e parë.
45’ Goditje dënimi ballore për Vllazninë rreth 30 metra larg portës. Lika gjuan duke nisur topin drejt trekëndëshit por Stazhilla është i vëmendshëm dhe pret në pozicion.
39′ GOOOL Laçi, shënon Nuabueze. Sulmuesi shmang ndërhyrjen e dy mbrojtësve dhe lëshon nga jashtë zonës një gjuajtje të pakapshme për Sherrin.
32’ Dy harkime nga krahët radhazi të Vllaznisë, por Stazhilla është i vëmendshëm në zonën e tij dhe kontrollon lehtë lojën në ajër.
28’ Teko merr topin në krahun e djathtë, ecën derisa del në pozicion ballor dhe pastaj gjuan drejt portës, por sfera kalon mbi traversë.
27’ Vllaznia nuk arrin të shfrytëzojë një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, harkimi i Likës kontrollohet nga Stazhilla.
21’ Edhe Shtubina përfundon mes të ndëshkuarve për një faull në sulm.
18’ Tentativa e parë e Vllaznisë drejt kuadratit është një gjuajtje brenda zonës nga Gurishta, por që përfundon jashtë.
14’ Ramadani është i ndëshkuari i parë i ndeshjes për një faull në mesfushë.
12’ Aksion i gjatë në krahun e djathtë për Laçin, topi përfundon te Teko i cili provon të majtën e tij, pa shumë sukses pasi sfera fluturon në fundore pa kërcënuar katërkëndorin shkodran
10’ Tension pas një përplasje mes Xhixhës dhe Likës, gjyqtari maltez e qetëson shpejt situatën duke u bërë të qartë të dy futbollistùvvëe se rrezikonin ndëshkimin.
7’ Nuabueze jep sinjalin e parë me një shpërthim në krahun e djathtë, gjen hapësirën mes dy kundërshtarësh dhe gjuan nga jashtë zonës por pa gjetur katërkëndorin e portës shkdorane.
1’ Kurbinasit e nisin menjëherë me vrull, një top i gjatë niset drejt zonës për Xhixhën në të majtë por Sherri del dhe kontrollon me qetësi.
1’ Fillon ndeshja në stadiumin e Laçit.