Reklama
Telegrafikisht

Familja Kurti kerkon Drejtesi për Të Lumin, Dom Shtjefen Kurti!

Deklaratë Për Shtyp!

Familja Kurti kerkon Drejtesi për Të Lumin, Dom Shtjefen Kurti!

Në Proces – Verbalin zyrtar që mban daten 29 Shtator 1971, “Mbi ekzekutimin e Shtjefen Jak Kurtit” citohet:

mbas fjalës se fundit u krye ekzekutimi me pushkatim dhe mbasi u konstatua nga mjeku Asim Ylli se kishte vdekur, u veprua sipas autorizimit perkates duke ju dhene rezultati Dr. Asim Yllit”.

Ky dokument eshte nënshkruar nga kater ekzekutuesit: Vangjel Kote – Hetues i Ministrise se Puneve te Brendshme, Doktor Asim Ylli, Piro Suli – Zv. Prokuror i Rrethit Krujë (me banim në Detroid, Michigan, USA) dhe Ramiz Lalmi – Zv. Kryetar i Deges se Puneve te Brendshme.

Ekzekutimi i mesiperm eshte sanksionuar nga Gjykata e Larte e PPSH-së, me kerkesen dhe miratimin kolegjial të shtetasve: 1. Agim Mero, 2. Bilbil Klosi, 3. Dhimiter Shuteriqi, 4. Enver Hoxha, 5. Haxhi Lleshi, 6. Kahreman Ylli, 7. Myslim Peza, 8. Pilo Peristeri, 9. Rita Marko, 10. Rrapi Gjermeni, 11. Sadik Bekteshi, 12. Shefqet Peçi, 13. Spiro Mojsiu dhe 14. Vito Kapo, në cilesine e Anëtarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor të rregjimit te diktatures komuniste.

Neni 29 i Kushtetutes se Shqiperise, garanton:

  1. 1. Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor për një vepër penale, e cila nuk konsiderohej e tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj, me përjashtim të vepravetë cilat në kohën e kryerjes së tyre, përbënin krime lufte ose krime kundër njerëzimit sipas së drejtës ndërkombëtare.

Neni 74 i Kodit Penal – Krime kundër njerëzimit, parashikon:

Vrasjetzhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzoretë kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematikekundër një grupi të popullsisë civilepër motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 67 i Kodit Penal Mosparashkrimi i ndjekjes penale, parashikon:

“Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit”.

Me rastin e 48 vjetorit të ekzekutimit dhe zhdukjes të familjarit tone Z. Shtjefen Jak Kurti, i bejme thirrje Autoriteteve Publike Shqiptare, Prokurores se Pergjithshme Znj. Arta Marku të autorizoje me iniciativen e Saj, fillimin e menjehereshem te hetimeve te rrethanave te ekzekutimit dhe zhdukjes se bashkë-familjarit tonë të dashur.

Për dijeni: Këshilli i Sigurimit të Kombeve te Bashkuara, Departamenti i Shtetit Amerikan, Komisioni i Bashkimit Evropian, OSBE si dhe perfaqesuesit e tyrë të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

 

 

Reklama

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: