Reklama
Telegrafikisht

Laçi merr fitoren e parë, Starova: Jam i kënaqur me skuadrën.

Laçi arriti të merrte fitoren e parë në kampionat duke mundur Partizanin me rezultatin 1-0. Në një prononcim për “Supersport”, Starova u shpreh se ka mbetur i kënaqur me skuadrën e tij dhe fitoren. starova-2.jpg

“Ndjesia e parë ishte që morëm 3 pikët e para dhe ishte një ndeshje me nivel të lartë. Dy skuadrat ishin vendosur mirë dhe shpërdoruam shumë e kur humbet, duket se nuk është dita e jote. Rëndësi ka që morëm pikët. Kur loja është e mirë dhe vonojnë rezultatet dihet që nuk harrojnë.

Partizani është ndër më të mirat dhe kaq mund të them pasi është shumë herët. Nuk kam ndryshuar asgjë vetëm se erdhi fitorja pak me vonesë. Bëmë 3 ndeshje të mira si në Shkodër që humbëm disa raste. Bëmë ndeshje të shkëlqyer me Skënderbeun dhe humbëm më shumë raste se sot. Me Kukësin ishim pafat për të marrë 3 pikët dhe e ktheu moralin te skuadra. Nuk duhet parë klasifikimi sepse dashje pa dashje ndikon.

Xhixha dhe Shehu bënë 3 ndeshjet e famshme në pak ditë dhe më pas luajtën edhe me Shpresat. I komplimentoj çunat për paraqitjen që bënë sot.

Rastet e humbura? Sot jam i lumtur që fituam ndeshjen dhe thashë se kemi humbur edhe në Shkodër, shumë me Korçën. Mendoj se është një çështje që ekziston te ne dhe jo se ka eufori. Janë defekte që nuk rregullohen shpejt dhe u bënë 4 javë. Jam i kënaqur me lojën pasi ka volum. Na ka dhënë besim se kemi krijuar mundësi për të luajtur me të fortat dhe ky është fakti, prodhimi i rasteve.

Ka probleme teknike dhe punohet gjatë javës që të eliminohen gabimet me gjuajtjet. Duhet qetësi dhe aftësi si për shembull Xhixhën e dua të jetë golashënues dhe ky është një problem. Ai krijon shumë por edhe shpërdoron. Me ardhjen e Tekos është përforcim pasi erdhi me pezullim dhe e kapi më pas një virus por jam i bindur se me punë do të rregullohet gjithçka. Kur luajmë me një ekip si Partizani dhe fitojmë duke humbur edhe shumë raste, duhet kompliment për çunat për faktin që dinë të krijojnë”, tha Starova. /VipSport.al/

Reklama

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: