Reklama
Telegrafikisht

Dasma tragjike e Princeshes Mamica-Kastrioti (26-janar-1445) ne Musachiana (Keshtjella e Prezes-Tirane) nga Paulin Zefi

68421631_2336252859921431_8417794076597813248_n

Nga  Paulin  Zefi

Tragjedia e Princeshes Irena dhe mallkimi i Princeshes Zanfina. Histori rrenqethese e periudhes se Gjergj Kastriotit .

Dasma tragjike e Princeshes Mamica-Kastrioti (26-janar-1445) ne Musachiana (Keshtjella e Prezes-Tirane)
Mallkimi i Princeshes; ZANFINA (Signora. Suina Musaca) dhe bukuria magjepsese por fatale, e Princeshes se Zadrimes; Irena (Jerina Dushmani)
Nje histori tragjike e cila permendet vetem nga Prifti Katolik dhe Historiani italian Giammaria Biemmi, burim tek i cili u fokusua Kleriku Ortodoks dhe Patrioti Fan Son Noli (po ju percjell studimin tim te plote nepermjet nje retrospektive te shkurter historike)

Martesa politike e Princeshes; Mamica Kastrioti me Princin, Muzak Topia, ishte nje martese e imponuar nga vete Hyjnori GJERGJ KASTRIOTI me qellim per te forcuar dhe konsoliduar, formacionin e fuqishem shteteror te krijuar nga “Beselidhja E Lezhes (2-mars-1444) “. Princesha, Mamica Kastrioti edhe pse njihej per bukurine dhe virtytet e saj te larta, ajo kishte zgjedhur per tu betuar si “Burrneshe” duke refuzuar cdo kerkese per martese pasi menjehere pas vdekjes se Princit, Gjon Kastrioti ne vitin 1437, ajo ju perkushtua plotesisht perkujdesjes ndaj nenes se saj vejushe Princesha, Vojsava (Tribalda-Kastrioti) dhe qe te dyja keto Princesha fisnike i luteshin Zotit duke pritur rikthimin e Hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI, nderkohe qe po mbijetonin ne nje varferi biblike, diku ne fshatrat malore te treves se Matit ku po vuanin me urdher te vete sulltan Muratit te II-te. Thuhet se Princesha e moshuar Vojsava, nderroi jete me zemer te plasur nga hidherimi duke lene te vetme Princeshen Mamica dhe pa arritur qe te perjetoje rikthimin e Birit te saj te shtrenjte, djalin e saj me te vogel, hyjnorin GJERGJ KASTRIOTI te cilin po e priste me ankth i gjithe Populli Arber. Menjehere pas rikthimit te GJERGJ KASTRIOTIT shperthyen ofertat per ti kerkuar doren e motres se tij te vogel Mamica ku kandidatet ishin jo vetem me Kombesi Arberore por edhe greke, serbe, boshnjake, raguziane, hungareze, vllehe, veneciane, napolitane etj. Zgjedhja ishte e gjitha ne doren e vellait te saj hyjnor i cili si per cudi, kerkoi qe ta lidhte ne nje martese te imponuar me princin Muzak Topia nderkohe qe ky fisnik i fuqishem ishte rreth 20-vite me i madh ne moshe sesa Mamica dhe nderkohe ishte i martuar me princeshen Zanfina Muzaka (Signora Suina Musaca) me te cilen kishin edhe 2-femije.
Pa dashur qe te bej avokatin e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI por rrethanat e kohes dhe interesat politiko-strategjike e kerkonin nje lidhje te tille martesore, qofte edhe duke shkaterruar lumturine e nje Familje fisnike, katolike-Arbere ku nuk lejohej divorci (njesoj si sot) apo martesa me nje grua te dyte. Princi Muzak Topia u tregua i gatshem qe te braktise bashkeshorten e tij Zanfina Muzaka duke u lidhur ne martese me princeshen Mamica Kastrioti por ai mbajti te dy femijet qe kishte nga martesa me princeshen Zanfina. Nepermjet kesaj martese politike u veprua ne kundershtim te hapur me Doktrinen e Krishtere por GJERGJ KASTRIOTI ia arriti qellimit qe te bashkonte ne menyre integrale dhe te njetrajtshme te dy keto Principata te fuqishme Arbere; Kastriotet dhe Topiajt.
Mallkimi i Fanzines 67892056_2336253403254710_44008317973954560_n
Princesha Zanfina Muzaka e braktisur padrejtesisht nga bashkeshorti i saj princi Muzak Topia i cili i mori edhe te dy femijet e tyre, thuhet se lutej pambarimisht ne kishe dhe leshonte mallkime pa fund per ish-bashkeshortin e saj, princeshen Mamica dhe sidomos per vete GJERGJ KASTRIOTIN, por pas 1-viti nga fatkeqesia e saj, fati i buzeqeshi, pasi kesaj princeshe te brengosur, ju kerkua dora per martese nga nje mik dhe njeri shume i besur i GJERGJ KASTRIOTIT i cili ishte; Moisi Arianit Golem Komneni ose famemadhi “Moisiu i Dibres” me detyre si Komandant i kufirit lindor dhe Kryezot i dy Dibrave por qe ishte edhe nje Feudal i madh ushtarak dhe shume i pasur, djali i vetem i Muzake Arianitit qe ishte vellai i Gjergj Arianitit. Mendohet qe edhe kjo martese eshte rregulluar nga vete GJERGJ KASTRIOTI per ta çliruar veten e tij nga barra e rende qe kishte ne ndergjegje. Thuhet qe princesha Zanfina pati 2-djem dhe 4-vajza (2-vajza vdiqen ne moshe te mitur) me komandantin Moisi Golemi dhe jetoi e lumtur dhe si nje zonje atistokrate shume e privilegjuar deri ne diten ogurzeze kur komandanti Moisi Golemi u zu rob nga tradhetari famekeq Ballaban Pasha (Badera) sebashku me 5-komandante te tjete Arber gjate betejes se dyte te Valikardhit (1464-Vajkal, Bulqiza e sotme) dhe keto luftetare te shquar pasi u varen lakuriq ne qender te Stambollit, u rrjepen per se gjalli dhe kokat e tyre u hodhen ne rrugicat e Stambollit per te argetuar femijet turq dhe ne fund, kafkat e tyre u shqyen nga qente endacake.
“Dasma tragjike e princeshes Mamica Kastrioti dhe princit Muzak Topia shkaktuar nga bukuria fatale e priceshes se Zadrimes Irena Dushmani (bija e vetme e princit te Pultit dhe Zadrimes Leke Dushmani). Sipas Historianit Giammaria Biemmi dhe Patriotit. Fan. S. Noli.
Dasma u zhvillua me dt. 26-kallnuer (janar) 1445 ne Musachiana ne nje vend i cili ndodhej midis Durresit dhe Krujes (Fan. S. Noli mendon qe behet fjale per Keshtjellen e Prezes).
Ne kete dasme ishin ftuar te gjithe Princerit dhe kreret e vendit. Midis te ftuarve, ndodheshin Leke Dukagjini dhe Zaharia Altisfero (princi Leke Zaharia), zot i Shatit (Sapa-Nenshat-Zadrime-Shkoder) dhe i Danjes (Vau i Dejes-Zadrime-Shkoder). Te dy keta princa dashuronin Irenen e bukur, (princeshen. Jerina), vajzen e vetme të Leke Dushmanit te Zadrimes. Në prani te “Irenes se bukur”, qe qendronte aty me te jatin, trimat e dashuruar e paten te veshtire qe ta kalonin dasmen ne qetesi. Sherri qe plasi midis tyre u be i veshtire sidomos, pasi perfundoi dueli i tyre, kur u futen ne kete grindje edhe trimat qe i shoqeronin. Per ti ndare zoterinjte qe kishin rrembyer shpatat, nderhyne Vrana Konti (konti Urani) dhe Vladan Gjurica, por te dy mbeten te plagosur lehte, i pari ne krah dhe i dyti ne koke. Pas terheqjes se tyre, sherri tashme vazhdoi i terbuar midis paleve. Në fillim punet po shkonin mire per Leken (Leke Dukagjini), por kjo situate ndryshoi kur Zakaria (Leke Zaharia) mundi te hidhet mbi te dhe ta shembe perdhe me nje goditje te rende arme duke e plagosur ne qafe dhe ne kraharor. Vrana Konti dhe Vladan Gjurica, nderhyne serish dhe i dhane fund konfliktit te pergjakshem. Pamja qe mbeti para dasmoreve pas kesaj kasaphane, ishte shume e rende. Ne sheshin e dasmes kishin mbetur 105 te vrare dhe 150 te plagosur. Ky konflikt ndodhi, sepse Skenderbeu ishte larguar nga dasma, qe Shqiptaret e kishin zakon ta vazhdonin disa dite me radhe. Pas marteses me Mamicen, Muzak Topia, tashme kunat i Skenderbeut, hyri në marredhenie dhe lidhje te ngushtë me te.
“Mallkimi i Zanfines” nuk mbaron me kaq sepse protagonistet e kesaj ngjarje perfundojne te gjithe si mos me keq dhe ketu po ju percjell shkurtimisht tragjedite e tyre respektive dhe sidomos fundin e tyre shume te hidhur.
1 – Princi Muzak Topia gezonte statusin si Komandanti me i besueshem te Hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI dhe si i tille u caktua si Komandant i pare i ngarkuar me detyren per te mbajtur rrethimi e Beratit ne vitin 1455 pasi pritej dorezimi i Keshtjelles nga ana e garnizonit osman te cileve GJERGJ KASTRIOTI ju kishte dhene rreth 2-jave kohe per te bere gati plackat dhe te largoheshin te lire, jashte kufinjeve te Arberise. Por sic dihet, Komandanti i Dibres Moisi Golemi (bashkeshorti i Zanfines), kreu nje tradheti shume te rende, ai nuk lajmeroi afrimin e ushtrise se madhe osmane e komanduar nga Isak Bej Ervenozi i Shkupit por gjithashtu ju ofroi rruge te lire drejt qytetit te Beratit duke shkaktuar disfaten me te rende qe pesoi Ushtria e GJERGJ KASTRIOTIT kur ky i fundit nuk ishte as i pranishem pasi gjithcka ja kishte besuar kunatit te tij Muzak Topia. Osmanet masakruan rreth 3. 000 ushtare Arber te cilet u sulmuan ne befasi dhe u shkuan ne shpate edhe 2 000 ushtare Katalanas (Spanjolle dhe Napolitan) dhe ndersa komandanti Muzak Topia u zu rob, u rrjep per se gjalli, ju prene koka dhe gjymtyret dhe ju hodhen ne cdo qender banimi nga Berati e deri ne Valm (Elbasan) per te terrorizuar banoret Arber.
Nuk dua qe te nxis polemika por ndoshta kjo tradheti e Moisi Golemit kishte si prapavije te shoqen e tij Zanfina Muzaka e cila kerkonte vdekjen e ish bashkeshortit te saj, komandantit Muzak Topia (ndoshta!). Dihet qe Moisiu i arratisur ne Stamboll prane sulltan Mehmetit te II-te Fatih, u rikthye ne Arberi ne krye te nje ushtrie osmane prej 15 000 vetash por u shpartallua nga Garda Pretoriane Arbere me ne krye, Hyjnorin GJERGJ KASTRIOTI i cili masakroi rreth 10 000 ushtare osmane dhe pas kesaj disfate, Moisi Golemi kishte frike qe te rikthehej i humbur ne Stamboll por u nis drejt Keshtjelles se Krujes i penduar dhe duke u zvarritur e puthur kembet e GJERGJ KASTRIOTIT te cilit i pergjerohej me lot ne sy dhe me litar te lidhur ne qafe duke ju lutur me fjalet: “Ma falni tradhetine time o Kryezoti im i shenjte, ose me varni ne litar prane bedenave te Krujes sepse kam mekatuar rende”. Sic dihet, shpirtmadhi dhe Hyjnori GJERGJ KASTRIOTI ja fali jeten por edhe tradhetine e tij pasi, ju dhimbs sepse nuk ja harronte dot trimerite dhe sakrificat e meparshme. Ai e riktheu ne pozicionin e meparshem se bashku me te gjitha atributet e tij.
2 – Princesha Mamica Kastrioti lindi plot 6-femije nga martesa e saj e lumtur me Muzak Topine (4-djem dhe 2-vajza). Ajo nuk pranoi kurre qe te martohej serish pas vrasjes se te shoqit ne vitin 1455 dhe gjithashtu ishte perfaqesuesja e vetme e Aristokracise Arberore qe nuk e braktisi Atdheun e saj duke vendosur qe te jetoje ne Durresin venecian, menjehere pas renies se Keshtjellave te Petreles (rezidenca e saj) dhe Krujes ne duart e barbareve osmane ndersa djemte e saj u bene praktikisht tradhetare pasi mendohet se u bashkuan me osmanet duke u konvertuar ne Besimin Islam (tradhetuan edhe kujtimin e masakres çnjerezore qe i bene osmanet, babait te tyre, Muzak Topia).
3 – Princi Leke Zaharia u vra ne prite nga hakmarresi dhe gjaknxehti Leke Dukagjini ne vitin 1446, kur po kalonte ne pyllin e Konvienit (Blinisht-Zadrime-Lezhe) per tu hakmarre ndaj turpit qe i kishte shkaktuar gjate duelit ne dasmen e Mamices dhe xhelozise per Princeshen. Irena e bukur sapo ishte martuar me princin Leke Zaharia. Vdekja e Leke Zaharise krijoi çarjen e pare ndermjet princave qe ishin betuar per besnikeri ne BESELIDHJEN E LEZHES. Nena e tij e quajtur Bora ose Bozha Dukagjini (nusja e te ndjerit Koja Zaharia) e cila ishte edhe halla e Leke Dukagjinit, ne fillim dyshoi qe djali i saj te ishte vrare nga Nikolle Dukagjini i shtyre nga GJERGJ KASTRIOTI dhe ajo ia dorezoi Danjen dhe Shatin, Republikes Veneciane gje e cila shkaktoi luften Shqiptaro-Veneciane (1447-1448). GJERGJ KASTRIOTI thirri serish ne Lezhe, te gjithe Princat Arber dhe sapo u realizua hapja e bisedimeve te ketij kuvendi ai vendosi doren e tij te djathte mbi Bibel ne menyre demostrative duke bere be; “Ne emer te Atit, te Birit dhe Shpirtit te Shenjte” qe as nuk kishte lidhje dhe as nuk dinte asgje ne lidhje me vrasjen e mikut te tij te ngushte Leke Zaharia per te cilin te gjithe e dinin se e respektonte njesoj sikur ta kishte Vella. Pasi ky betim u krye nga te gjithe Princat e pranishem ne Katedralen e Shen Nikollit ne Lezhe, Bibla ju afrua edhe princit Leke Dukagjini i cili per çudine e te gjitheve; “Nuk pranoi qe te betohej per te mbrojtur pafajesine e tij pasi kishte frike hakmarrjen e ZOTIT po te betohej mbi Ungjillin e shenjte”. Te gjithe ju versulen duke e akuzuar rende dhe Leke Dukagjini u ngrit kercenurshem ne kembe ku te gjithe heshten nga frika perveç GJERGJ KASTRIOTIT i cili e shau me fjalet me te renda dhe Leka u largua me koken ulur duke u rikthyer ne keshtjellen e tij ne Ulpiane te Dardanise.
Kuvendi vendosi qe ti shpallej lufte Republikes Veneciane per ti marre Danjen dhe Shatin por ketu nuk rane dakort, princi Leke Dushmani (babai i Irenes se bukur) dhe Pjeter Spani (kryezot i malesise se Kirit dhe rrethinave te Drishtit) te cilet me vone u bashkuan me venecianet. (Pershendes mikun tim “Dajen Lazer Koja” nga Nenshati i Shkodres i cili eshte nje nder pinjollet e paket te Familjes Feudale Mesjetare ZAHARIA).
4 – Irena e bukur ose Jerina Dushmani pasi humbi dashurine e jetes se saj, nuk pranoi qe te martohej me asnje princ tjeter. Ne fillim u transferua nga qyteti i Danjes per ne qytetin e Shkodres se bashku me vjehrren e saj,Bora ose Bozha Zaharia (Dukagjini) dhe me pas ne Venecia dhe Rome ku vendosi qe te vishej si murgeshe katolike dhe e mbylli jeten e saj te trishte ne ishullin Sardegna (Itali) ku legjendat thone se ajo la si amanet qe eshtrat e saj te riktheheshin ne qytetin e Danjes (Vau i Dejes) dhe te varroseshin ne te njejtin varr me te dashurin e saj te mjere Leke Zaharia prane Kishes mesjetare (1291) te Shen Merise e cila u hodh ne ere ne vitin 1967 me urdher te kriminelit Mehmet Shehu (kjo Kishe e stilit arkitektonik Romanik-Gotik pataqitet e stampuar tek kartmonedha 1. 000-lekeshe). Gjithashtu ne kete kishe kaq te vecante, ne vitin 1451 jane kurorezuar çifti i shenjte Arberor GJERGJ KASTRIOTI dhe DONIKA-ARIANITI.
5) – Princi famemadh Leke Dukagjini pas nje kontributi te jashtezakonshem qe dha ne lufte kunder ushtrive te shumta osmane dhe sakrifica te tjeta pa fund ne sherbim te Kombit tone te lashte, ai humbi pjesen me te madhe te territoreve te principates se tij e cila shtrihej qe nga Lezha dhe Zadrima ne perendim edhe deri ne qytetin e Ulpianes dhe treven e Anamoraves (Gjilan i Dardanise se sotme) ne skajet e saj lindore. Ai u martua me princeshen Teodora Muzaka me te cilen nuk kishte asnje femije dhe si i tille nuk la asnje trashegimtar por nderroi jete ne vitin 1481 prane masivit gelqeror Guri i Lekes (ne fshatin Molla e Shoshit – Dukagjin-Shkoder) ne nje mjerim te plote shpirteror dhe duke vdekur ne Atdhe e jo si Princat e tjere Arber qe e e braktisen Arberine duke u vendosur matane detit Adriatik.
“KRENAR PER CDO GJE ILIRO-ARBERORE, PER VIRTYTET DHE TE METAT TONA”

Reklama

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: