Reklama
Telegrafikisht

Laçi nuk ia del në Izrael por largohet me kokën lart nga Europa

bandicam-2019-07-18-20-31-38-633

Me ndeshjen e parë të mbyllur 1-1 në Laç, ekipi i Starovës rezistoi pa pësuar gol pjesën e parë në transfertë. Edhe pse tentoi të ngacmonte me ndonjë dalje para në sulm me Xhixhën e Nuabuezen, kurbinasit nuk shënuan, por as nuk pësuan me Selmanin që ishte në krye të detyrës sa herë u thirr.

Në pjesën e dytë, izraelitët u treguan më të kujdesshëm, dhe me një aksion të bukur që nisi nga e djathta, ishte Marin që hodhi një top për Sabag në mesin e zonës së Laçit, dhe i pambuluar nga mbrojtja e kishte të lehtë të mposhtte Selmanin.

 

Ekipi i Starovës kërkoi të reagonte më pas, por pa sukses. Në fund, rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 2-1, dhe Laçi mbetet jashtë Europës, ndërsa vazhdon më tej Hapoeli.

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale 1-0 të Hapoel Ber Sheva.  

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Kurbinasit udhëzohen nga trajneri Starova të dalin para, ndërsa edhe Hapoel kthehet para zonës së vet për të mos lënë hapësira për të sapofuturit që janë pozicionuar në ndihmë të Haselbaink dhe Xhixhës.

85’ Haselbaink i lë vendin në fushën e lojës Kabha, ndërsa në radhët e Laçit është Turkaj që aktivizohet në vend të Fangajt.

84’ Goditje dënimi nga e djathta e sulmit për Laçin, topi harkohet në zonë por Nuabueze me kokë nuk arrin të gjejë katërkëndorin.

80’ Shehu ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Haselbaink.

77’ Tre goditje nga këndi radhazi për Laçin, por mbrojtja vendase largon rrezikun.

76’ Me fat Laçi këtë herë, Haselbaink merr një top të gjatë nga e djathta dhe shfaqet para Selmanit por i vetëm gjuan sferën jashtë.

75’ Lëvizja e parë e Starovës është aktivizimi i Berishës në vend të Teko, për t’i shtuar shpejtësi manovrës.

74’ Tjetër zëvendësim te vendasit, Zrihan zë vendin e Safurit.

69’ GOOOL Hapoel, shënon Sabag. Aksion nga e djathta i Hapoel, topi harkohet në qendër ku mbrojtja largon sferën por Sabag vjen me shpejtësi dhe dërgon topin në rrjetë.

63’ Goditje dënimi nga 30 metra në të djathtë të sulmit të Hapoel, topi harkohet në shtyllën e dytë por Vitor nuk gjen kuadratin.

59’ Lëvizja e parë te vendasit, largohet Kasamajor dhe futet në lojë Ben Sahar.

53’ Goldberg ndal në mënyrë të parregullt Lushkjen dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

51’ Xhixha dhe Nuabueze mundohen të nisin një kundërsulm, por vonohen shumë dhe gjuajtja e qendërsulmuesit nga jashtë zonës në fund është shumë e gabuar.

50’ Top nga e majta në zonën kurbinase, Selmani pret me qetësi ndërsa fiton një faull pas përplasjes me Haselbaink.

48’ Vilçez shmang Shehun dhe me të majtën mundohet të gjejë rrjetën nga jashtë zonës, shënjestra e tij është shumë e gabuar dhe Selmani shoqëron topin me qetësi jashtë.

47’ Deliu niset mirë në krahun e djathtë, por nuk arrin të kombinojnë me Nuabueze në zonën e vendasve për të rriskuar portën e tyre.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet një minutë shtesë.

45’ Harkime të njëpasnjëshme nga krahët të Hapoel, por askush nuk arrin të depërtojë e devijojë mes fanellave të ngjeshura të kurbinasve.

41’ Teko del mirë në krahun e majtë, por nuk gjen më pas hapësirën për të pasuar drejt qendrës ku priste Xhixha. Pas largimit të topit, Domgjoni detyrohet të bëjë një faull taktik duke ndaluar kundërzbritjen e shpejtë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ Harkim nga e majta e sulmit për Shamir, për fat goditja e tij me kokë nuk gjen katërkëndorin e kurbinasve.

35’ Vilçez nga e majta shmang Teko dhe gjen hapësirën për të gjuajtur, Selmani kontrollon i qetë në shtyllën e parë.

30’ Vendasit dominojnë por nuk gjejnë hapësirë për të rrezikuar seriozisht portën e Selmanit, duke preferuar pa sukses goditjet nga larg.

28’ Laçi mundohet të sulmojë me Nuabueze dhe Xhixhën, por kombinimet mes sy sulmuesve në zonën kundërshtare nuk finalizohen me një gjuajtje drejt portës, ndërsa vendasit largojnë rrezikun.

25’ Safuri provon të djathtën e tij nga rreth 20 metra, Selmani bllokon pa probleme gjuajtjen qendrore.

23’ Biton përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë për një faull në mesfushë ndaj Teko.

19’ Haselbaink mundohet të gjejë hapësirë në të djathtë dhe nis topin në zonë, por Teko është i vëmendshëm dhe mbyll korridorin duke larguar sferën.

15’ Aksion me shumë pasime i izraelitëve të cilët harkojnë nga e djathta e sulmit në zonën e Selmanit, në fund Goldberg me një tentativë nga jashtë zonës mundohet tw shqetësojë portierin por nuk ka shënjestrën e duhur.

10’ Pas një goditje nga këndi, Vitor me kok gjuan drejt portës, pro nuk gjen kuadratin e Selmanit.

9’ Kundërsulm i shpejtë i Laçit nga krahu i majtë, pasimi në qendër gjen Lushkjen i cili devijon drejt portës, por gardiani i vendasve pret në pozicion. Mundësi e shkëlqyer për Laçin.

7’ Nuabueze mundohet të gjejë portën me një tentativë nga jashtë zonës në të djathtë, shënjestra e tij është shumë e gabuar dhe nuk shqetëson portierin vendas.

4’ Biton merr krahun në të djathtën dhe mundohet të nisë sferën në zonë, largon në goditje nga këndi prapavija e kurbinasve

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të kurbinasve.

Hapoel-Laçi 1-0
69′ Sabag

Hapoel Ber Sheva: Setkus, Biton, Vitor, Taha, Goldberg, Safuri, Haselbaink, Shamir, Sabag, Vilçez, Kasamajor
Trajner. Barak Bakhar

Laçi: Selmani, Gjoni, Injatoviç, Fangaj, Domgjoni, Lushkja, Shehu, Teko, Deliu, Xhixha, Nuabueze.
Trajner. Sulejman Starova

Reklama

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: