“DO T´FLAS” – Interpreton RESHAT ARBANA
Me këto vargje nga Besnik Palnikaj, i madhi Reshat Arbana ngre zërin për padrejtësitë që i janë bërë këtij populli; një leksion për të gjithë ne.
Dëgjojeni dhe SHPËRNDAJENI.
Diku vidhet ari, diku grabitet banka.
Diku kapet shteti, i lidhur me banda.
Horri bëhet mbret, që dje s´kish as brekë.
E kur i qan hallin, jasht dere të qet’.
Diku kërkohen lekë, për një firmë a vulë.
Një zyrë pa dritare, që vjen era shurrë.
Si mund të bëhet shteti, veç duke vjedh’,
Kur hajduti vjedh ditën nëpër diell…
Lini një Përgjigje