Laçi në garë për vendin e tretë, kurbinasit kanë mposhtur Teutën me shifrat 5-0. Një ndeshje e mirë e kurbinasve, që tregon një formë të mirë dhe tanimë e sheh veten dy pikë larg vendit të tretë që mbahet nga durrsakët.
Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi e “dhuroi” golin e parë, teksa ishte Hidi që bëri një gabim dhe Okpotu u tregua i saktë dhe shënoi. Bardhezinjtë janë të kujdesshëm dhe me një Mane në formë shënojnë edhe golin e dytë. Senegalezi shërbeu për Xhixhën, i cili në dy tentativa shënoi.
Pjesa e dytë nisi me Teutën në sulm, por ishin kurbinasit ata që shënuan sërish. Këtë herë Mane shërbeu për Lushkjen. Kavajasi realizoi golin e tretë. Domgjoni pak minuta më pas realizoi “pokerin”, kurse për ta mbyllur në mënyrën më të mirë mendoi Xhixha. Sulmuesi i bardhezinjve befasoi Hidin me një gjuajtje nga distanca dhe me pesë gola kurbinasit kaluan Teutën.
Mbyllet ndeshja, 5-0
Akordohen 2 minuta shtesë.
90′ – Progni tenton nga distanca, por nuk gjen kuadratin.
88′ – Teuta pranë golit të nderit. Kamara gjuan fort në pozicion ballor, pas pasimit të Vajushit, grushton Selmani.
83′ – Goditje dënimi për Teutën në pozicion ballor me portën. Gjuan Vajushi, por shumë metra mbi tra.
78′ – GOOOL. Një eurogol nga Redon Xhixha. Sulmuesi i Laçit gjuan bukur me të djathtën në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Hidit. 5-0.
76′ – Karton i verdhë për Xhixhën.
73′ – Topi përplaset në traversë, pas gjuajtjes së Hakajt, dhe kthehet në lojë.
69′ – GOOOOL. Tjetër gol për Laçin. Realizon Domgjoni në mënyrë spektakolare, duke i çuar shifrat në 4-0. Topi përplaset në traversë dhe përfundon në rrjetë. 4-0.
68′ – Tjetër ndërrim te kurbinasit. Trajneri Starova largon Mane dhe vendine tij e merr Jonuzi.
66′ – GOOOOL. Regi Lushkja realizon edhe golin e tretë për Laçin, pasi merr një pasim të saktë në zonë nga e majta. 3-0.
61′ – Domgjoni merr vendin e Okpotu, ndërrimi i parë te Laçi.
60′ – Trajneri Shkëmbi mbyll ndërrimet. Futet Vila në vend të Vecajt.
57′ – Mane avancon nga e djathta, ka dy shokë të lirë në zonë, por bllokohet në momentin e fundit. Fiton vetëm një goditje këndi.
55′ – Selmani rrezikon me mbajtjen e topit, gjithsesi ia del.
54′ – Vecaj shmang bukur dy mbrojtës të Laçit në krahun e djathtë, futet brenda zonës, por e largon topin më shumë se duhet.
52′ – Goditje këndi për Teutën. Vajushi harkon në zonë nga e majta, largon Toro me kokë.
46′ – Tjetër ndërrim te Teuta. Futet Progni, del nga fusha Avdyli.
Mbyllet pjesa e parë, 2-0.
44′ – Shkëmbi largon nga fusha sulmuesin Bushiç, vendin e tij e merr Kamara.
43′ – Okpotu rrëzohet në zonë, Beqiri lejon vazhdimin e lojës. Nuk ka penallti dhe sulmueis rrezikon, pasi ka një karton të verdhë dhe për simulim mund të merrte edhe të dytin.
40′ – Goditje dënimi për Laçin. Kros në zonë, Mersinaj gjuan me kokë drejt portës, por ka pozicion jashtë loje.
39′ – Karton i verdh^ për Shtubinën.
32′ – GOOOL. Redon Xhixha dyfishon shifrat, pas një kundërsulmi të shpejtë. Mane pason nga e majta në qendër të zonës, Xhixha gjuan, Hidi devijon me këmbë, por topi shkon sërish te sulmuesi i Laçit, që e dërgon në rrjetë. 2-0.
29′ – Topi i gjatë i Mersinajt nga mbrojtja për Okpotun, që kontrollon mirë, por ka një pozicion jashtë loje.
25′ – GOOOOL. Laçi në avantazh. Arapi dhe Hidi gabojnë, duke e tepruar me mbajtjen e topit, përfiton Okpotu, i cili rrëmben topin dhe e dërgon në rrjetë. 1-0.
24′ – Karton i verdhë për Okpotun.
22′ – Avdyli harkon në zonë nga një goditje dënimi, Bushiç gjuan me kokë, por shumë lehtë dhe jashtë kuadratit.
20′ – Mane vepron buku nga e majta dhe tenton gjuajtjen në pozicion diagonal, devijon mbrojtja e Teutës.
15′ – Karton i verdhë për Hakajn.
14′ – Goditje këndi për Teutën. Kros në zonë, Bicaj gjuan me kokë dhe Selmani pret mrekullisht.
12′ – Rasti i parë i rrezikshëm në portën durrsake. Okpotu merr një top të gjatë në zonë, nga e djathta, pason tokazi dhe Xhixha tenton golin me finte, por bllokon mbrojtja.
11′ – Goditja e parë nga këndi për Laçin, por pa rrezik për Hidin.
8′ – Dëmtohet Eler, pas një përplasjeje me Kallakun.
6′ – Hidi detyrohet të luajë me këmbë, pas një kthimi të topit prapa. Rrezikon disi, por ia del ta largojë topin.
3′ – Minutat e para janë të qeta, me qarkullim të dendur topi.
1′ – Nis ndeshja. Laçi shkelmon topin e parë.
Laçi-Teuta 5-0
Shënues: Okpotu 25′, Xhixha 32′, 78′, Lushkja 66′, Domgjoni 69′
Laçi: Selmani, Toro, Gjoni, Shtubina, Mersinaj, Eler, Lushkja, Çokaj, Xhixha, Mane (Jonuzi 68′), Okpotu (Domgjoni 61′). Trajner: S.Starova.
Teuta: Hidi, Beqja, Arapi, Bicaj, Hakaj, Gashi, Avdyli (Progni 46′), Kallaku, Vajushi, Vecaj (Vila 60′), Bushiç (Kamara 44′). Trajner: B.Shkëmbi.
Arbitër: A.Beqiri
KV: Hakaj 15′, Okpotu 24′, Shtubina 39′