36 TRIMA NGA KURBINI E RUANIN ME PUSHK NË DORE SI NATËN DHE DITËN FLAMURIN KOMBËTAR NË VITIN 1912 , NGRITUR NGA GJIN PJETËR PERVIZI
Krahina e Kurbinit duke qënë e vendosur në pjesën qëndrore të truallit shqiptar ,në mes Krujës dhe Lezhës,ka një pozicion shumë strategjik,sepse është i vendosur në një kryqëzim të rrugve toksore dhe detare ,në mes veriut dhe jugut ,lindjes dhe prendimit ka luajtur një rol të madh në mbrojtjen e tokove shqiptare nga pushtuesit e huaj ,por edhe në fitoren e pamvarsisë kombëtare,veçanarisht në prijudhen e Rilindjes Kombetare gjatë vitet 1878 -1912 .Një ndër familjet me të shquera të krahinës Kurbinit është familja PERVIZI e perfaqesuar nga patrioti dhe atdhetari Gjin Pjeter Pervizi,i cili lindi në vitin 1856 në Skuraj të Kurbinit në një familje me tradita patriotike ,shekullore që nga koha e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Gjin Pjetri PERVIZI ( 1856-1914) hyri ne rrjedhen e ngjarjeve historike ,në një moment të rendësishem historik,në vitet e Rilindjes Kombetare ,veçanarisht në vitet organizimit të kryengritjes shqiptare të udhëhequra nga ana e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit .Babai i tij Pjeter Marku PERVIZAJ dhe xhaxhai i tij Prenge Marku PERVIZAJ ishin udhëheqsit e e levizjes çlirimtare ne krahinen e Kurbinit.
Ne vitin 1883 qeveria osmane dërgojë Turgut Pashën me forca të mëdha ushtrake për shuarjen e kryengritjes së Lidhjes së Prizrenit dhe për kapjen e krereve të saj. Në Skurajt të Kurbin ata i vune zjarrin kullave të Previzajve dhe pastaj vazhdun të djegin me radhë krahinat e tjera të Shqiperise veriut deri në Kosove e në Nish,të cialt kishin mbeshtetur vendimet e Lidhjen Shqiptare të Prizerenit.
Gjatë kësaj përiudhe nga familja patriotike Pervizi ,shquhet Gjin Pjetrit Pervizi i cili ne viti 1904, ishte prijesi dhe udheheqesi i fitores te luftës, në Tallajbe të Krujës kundër pushtuesve osmane.
Në vitin 1877 Rusia e sulmoi Perandorinë Osmane dhe kështu filloi lufta ruso-turke ,e cila perfundoj me fitoren e Rusise. Perandoria Osmane, e cila e humbi luftën, u detyrua që më 3 mars të vitit 1878 të nënshkruajë traktatin famëkeq të Shën Stefanit. Ne bazë të ketij traktati Perandoria Osmane e humbi pjesën me të madhe të Gadishullit Ballkanik. Por ajo që ishte pjesa me e pa drejtë dhe e turpëshme e vendimeve të këtij traktati , ishte se trojet e banuara nga popullsia shqiptare u coptuan në mes te katër shteteve ballkanike sikur të mos egzistonte kombi i lashte iliro-shqiptare. Këto vendime të pa drejta të traktatit te Shën Stefanit , ngjallën pakënaqësi tek patriotet e rilindjes sonë kombetare dhe tek populli shqiptarë. Në këto kushte historike me 10 Qershor 1878 u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit e drejtuar nga patrioti Abdyl Frasheri.
Në këtë moment historik u zgjerua lëvizja patriotike për shkundjen e Shqiperise nga zgjedha e huaj shekullore dhe mbrojtjen me çdo kusht të trojeve shqiptare nga copetimi. Levizja për mbrojtjen e tokave shqiptare filloi nga krahinat veriore shqiptare si në krahinën e Hotit, Grudës, Kelmendit , Shalës , Shoshit, Plaves, Gucise, Dukagjinit ,Gashit ,Krasniqit dhe Nikaj Mërturit, duke përfshirë Kosovën dhe të gjithe trojet shqiptare. Kjo lufte çlirimtare me gjithë se kishte përballë Perandorine Osmane dhe ushtritë pushtuese të vendeve fqinjë çoi në fitoren e pavarsise me ngritjen e flamurit ne Vlore me 28 Nentor 1912.
Flamuri i Gjergj Kastriotit u ngrit me pare në Deçiqit më 6 Prill 1911, nga prijsi i Hotit trimi dhe atdhetari i flakët Ded Gjon Luli , pastaj kryengritja popullore u zgjerua dhe përfshiu të gjitha tokat shqiptare dhe pasoi me ngritjen e flamurit në Vlore me 28 Nentor 1912 nga patrioti Ismail Qemali.
Ne këto vite 1903-1916 Kulla e Gjin Pjeter PERVIZIT u bë qendra e levizjes çlirimtare patriotike per çlirimin e Shqiperise se Mesme kunder pushtuesve të huaj.
Me 28 Nëntor 1912, kur trojet shqiptare po rrezikoheshin të coptoheshin patrioti Gjin Pjetër PERVIZI ngriti flamurin kombëtar në Milot të Kurbinit.
Ja sa bukur e pershkruan, AT. Klement Miraj O.F.M.Famulltar i Laçit në Revisten ” Hylli i Drites” Nentor 1937 f.533 ,ngritjen e flamurit ne Milot te Kurbinit:
“ Ne këtë kohe ngre flamurin në Milot edhe Gjin Pjetri i Skurajve . S’ka goje që mund të pershkruaj gezimin e asaj dite. Gjin Pjetri me flamur në dore del para popullit e i thote plotë entuziazem . Per liri të këtij flamuri jem djeg e pjek e kena luftue tash sa vjet , që sot na e bani zoti nafake me mujt me ngreh edhe ne ket vendin tone. Flamuri u pershendet me brohori e batare “
Por në numrin në vazhdim të revistes “Hylli iDrites ” -Dhjetor 1937
At. Donat Kurti O.F.M.ne f.611 shkruan :
“ Gjin Pjetri i vuri roje te madhe ketij flamuri
-36 vete do ta ruejshin me pushke ne dore si naten dhe diten.,,
Por historia përseritet nga brezi në brez edhe tek familja fisnike dhe atdhetare PERVIZI dhe nuk është rastesi që edhe sot në ditet tona pasardhesi i kesaj familjes patriotike Lek PERVIZI , ka dhënë një kontribut te çmuar ne fitoren e demokracise, duke qëndruar i pa mposhtur ne burgjet e diktaturës komuniste. Ai pas fitores se demokracise ju kushtua studimit dhe daljes në drite të Historise së vertete të luftes së popullit shqiptare për liri dhe demokraci.
Kontribut me vlera të mëdha kombëtare janë veprat e tij në fushën e historise së popullit shqiptarë dhe veçanarisht të historise së krahinës patriotike të Skurajve të Kurbinit ,të cilat më kryesoret janë:
-Gjin Pjetri – Luftëtar i shquar i Rilindjes Kombëtare
-Gjeneral Preg Pervizi
– Perkthimi në gjuhen shqipe i vepres së At Dhimiter Frangu
Historia e veprave të lavdishme të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Tiranë : 2005.
-Perkthimi në shqip i vepres të Paolo Jovios
Skënderbeu e sulltanët e Turqisë
-Studime me vlera historike
Pellazge – Etruske – Shqiptare nga legjenda në të vërteten historike
–Botimi në Bruksel i Revistes prestigjoze, KUQ E ZI e cila shpejt u bë simbol kudo në botë i kulturës , artit dhe ndjenjave patriotike të shqiperisë .
Por përveç kontributit te tij në fushën e historise , ai ka dhënë kontribut me vlera të spikatura edhe ne fushën e Artit figurativ, si piktor i pasqyrimit me vërtetësi të realiteteve shqiptare në dy epokat historike si të diktaturës komuniste dhe të kohës së demokracise.
PER TË NDERUAR KONTRIBUTIN ATDHETAR TË FAMILJES PERVIZI NGA SKURAJT E KURBINIT PO JU JAP NJË PJESË TË KENGËS KUSHTUAR ATDHETARIT TRIM –GJIN PJETËR PERVIZI-
SHKRUAR ME MJESHTËRI TË LARTË ARTISTIKE
NGA – DOM FRANO ILIA
KENGE PER GJIN PJETERIN
Ne toke te Kurbinit lshon kushtrim,
Njaj Gjin Pjetri i urte e trim,
…………………………….
Ai Gjin Pjetri c’ka ka thane,
Nje bese kam dhe ia kam dhane.
Gjithe Kurbinit e Vogjilise,
Me ia rrite nderen Shqipnise.
E ju burra gjithe sa jini,
C’ka fale Zoti hani e pini.
Neser heret tre djelm te ri,
Shendoshe ju qesin der n’kufi.
Ne mbare Kurbinin ka que fjale,
Te rrokim armet burre dhe djale.
Kush lirine don me e fitue,
T’vije mbas meje me luftue,
Turku shpejt ka me na msy,
Burra besen mos me thy.
N’kodra t’Zhejes per nen kishe ,
Jan struk pritat porsi bishe,
Prin Gjin Pjetri, Llesh Bib Brozi,
Nikoll Ndreu, Pjeter Bajlozi,
E dy Lleshat prej Miloti,
Trima te cartun flake baroti.
E Llesh Vathi e Zef Piroli,
Pjeter Hidri e Ndrec Sokoli,
Prend Bardhoku me djelm tjere.
Tokes Kurbinit na i lane ndere.
…………………………
Por shqiptart n’dor smujt me i shti.
Thuj sulltanit e thuj barbarit.
Asht que nkam kombi i shqiptarit.
Mjaft ket toke e ke dhunue.
Dum ne liri na me jetue.
Dum atdhe e dum liri..
Dum flamurin kuq e zi.
Kur agoi e bardha drite.
Vesh e mbath e pushk tuj qite.
Mblidhen tok djelmt e Kurbinit,
Rreth parise e perreth Gjinit.
E Gjin Pjetri e Bajraktari,
Ngrejn flamurin qe na la i pari,
Pesqint vjet mshefun nen dhe,
Valon sot flamur mbi ne.
Se me gjak ne te kem ble.
Merr vale pushka e qiftelija..
T’gjithe brohorasin rrofte Shqipnija.
Rrnofte flamuri kuq e zi.
Mbi tok te lire te ksaj Shqipnije.
————————————————-
Tiranë me 25 Shkurt 2019