Mulliri i vjeter- Poezi nga Ymer Hysa

Mulliri i vjeter
Rrotën tënde se rrotullon më forca e ujit
As dhëmballët e gurtë nuk të bluajnë drithra,
Një nga një po të bien trarët e tjegullat e gurit
Themelet po ti mbulon myshku dhe hithra.
Jo jo, ti mulli nuk bluan më drithra
Tashmë bluan veç kujtime e legjenda,
Bluan trurin tim sikur bluan misra
Miell mendimesh prodhon, me rreze zero.
Plakur je o mulli sfidant, pesëshekullorësh
Pesë faqe robi i thone në vendin tim,
Ti dikur bluaje drithra falas për banorët
Sot bluan trurin tim e nxjerr miellin mendim.
Ti vjen i heshtur nga shekujt si plak i braktisur
Dhe pse jetët njerëzore shekujve mbajte gjallë,
I ke falur njerëzit kokëkrisur dhe të pa ditur
Se ti prodhon miell jo vetëm për njerëzit zemërbardhë.
Ti mulli që bluan trurin tim
Mulli i braktisur
“Mulliri Fallë”
Lini një Përgjigje