Telegrafikisht

Emocione, gola dhe spektakël në Durrës, në fund Teuta dhe Laçi ndahen në barazim.

teuta-laci-4
Teuta dhe Laçi kanë dhuruar një përballje spektakolare mes tyre në Durrës, një sfidë e cila është zhvilluar me një ritëm të lartë e luftë sportive që nga minuta e parë e deri në të fundit shtesë, por që ka dhënë si rezultat një barazim 1-1 mes skuadrave.

Kurbinasit i kanë rezistuar mirë trysnisë së Teutës e cila kërkonte të mbronte vendin e dytë dhe kanë goditur me një kundërsulm vdekjeprurës, të finalizuar me të zakonshmin Shtubina. Nga ai moment ka filluar një “shtetrrethim” i mirëfilltë para portës së Selmanit, me Teutën që provoi në çdo mënyrë për të gjetur barazimin.

Goli erdhi vetëm falë aftësive të Kallakut, gjithnjë e më shumë lojtari që bën diferencën te durrsakët. Ai shënoi ndaj ish-skuadrës së tij me një goditje dënimi spektakolare, duke realizuar barazimin në minutat e fundit të ndeshjes e duke bërë që në vërshëllimën përfundimtare, për mënyrën se si shkoi ky takim, të dy palët të dilnin më të lumtura nga fusha e lojës për pikën që morën.

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+4’ Gjuajtje e fortë e VIlës, nuk gjen kuadratin e Selmanit.

90’+3’ Një tjetër goditje dënimi nga e majta për Teutën, Progni gjuan direkt në portë por çon topin mbi traversë.

90’+2’ Goditje dënimi interesante nga e djathta, topi shkon ën zonë te Sidibe i cili gjuan por goditja e tij devijohet nga mbrojtja.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Sulmon furishëm Teuta që kërkon tashmë fitoren në këto minuta të fundit e shtyrë edhe nga entuziazmi në tribuna.

87’ GOOOL Teuta, shënon Kallaku. Goditje dënimi spektakolare e ish-lojtarit të Laçit i cili dërgon topin në rrjetë dhe barazon shifrat.

 

86’ Selmani del dhe ndërhyn në mënyrë të parregullt jashtë zonës së tij, Vilën, vetëm karton i verdhë për portierin dhe jo i kuq si lojtar i fundit.

 

84’ Kërkon penallti Vila pas një kontakti në zonë, në vijim të një aksioni të gjatë, por Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë.

81’ Goditje dënimi për Teutën nga e majta që harkohet nga Vecaj, Latif dhe Shkalla devijojnë në zonë pa arritur ta kthejnë sferën drejt portës.

79’ Teuta largon nga fusha Hakajn për të aktivizuar Beqjan me Shkëmbin që mbaron zëvendësimet.

75’ Shpërdoron edhe Vila. Pas një topi të gjatë nga e djathta futbollisti gjuan me kokë i vetëm para Selmanit, por sfera përfundon në duart e portierit.

 

73’ Krosim i Vecajt i cili jep një pasim perfekt për Latif, por gjuajtja me kokë e sulmuesit kalon jashtë kuadratit të portës së Selmanit.

 

69’ Eller merr topin para zonës kundërshtare dhe lëshon një gjuajtje të fortë e cila devijohet nga Osmani dhe kalon mbi traversën e portës kundërshtare.

67’ Goditja e këndit e radhës sjell panik në zonën e Laçit, por askush mes futbollistëve durrsakë nuk arrin të gjuajë në portë, me mbrojtjen e cila prej shumë minutash vetëm mendon si të largojë sa më parë sferën në gjysmëfushën kundërshtare.

63’ Një tjetër aksion në krahun e majtë nga Hakaj i cili merr topin me saktësi nga Kallaku. Pasimi i mbrojtësit në zonë largohet nga Gjoni.

59’ Kallaku nis një top të mirë në qendër për Latif, por mbrojtja e Laçit është e vëmendshme dhe largon sferën. Sulme të njëpasnjëshme të durrsakëve që kërkojnë me çdo kusht të gjejnë rrjetën.

54’ Harkim i Prognit nga e djathta për Latif i cili nuk devijon para portës, por gjithsesi ishte sinjalizuar në pozicion jashtë loje.

51’ Zëvendësim i dytë shumë i shpejtë për Teutën, Vila i zë vendin Kamara.

47’ Ndodh gjithçka para portës së Laçit pas vijimit të një goditje nga këndi. As lLatif e as Osmani nuk arrijnë të shtyjnë topin në rrjetë vetëm pak hapa larg portës.

 

46’ Selmani shpëton skuadrën e tij me një ndërhyrje vendimtare ndaj Kallakut, i cili gjuan pas asistim perfekt të Latif.

 

46’ Nis pjesa e dytë me zëvendësim në radhët e skuadrës së Teutës. Del Gjeorgjievski i dëmtuar për t’i bërë vend Vecajt.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin e Laçit pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Tjetër kundërsulm nga e djathta për Laçin, por këtë radhë aksioni ndalet nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje të Berishës. Përsëri vendim “në limit” për vijërojtësin në këtë ndeshje, ndërsa ka kontestime nga tribunat për “xhaketat e zeza” nga tifozeritë e të dy skuadrave.

42’ Mundohet të reagojë skuadra e Teutës. Harkim nga e majta i Hakajt, Progni devijon me kokë por nuk gjen kuadratin.

37’ GOOOL Laçi, shënon Shtubina. Kundërsulm vdekjeprurës i skuadrës së Laçit në krahun e djathtë me të zakonshmin Fangaj. Topi i tij në qendër gjen Shtubinën i cili e shtyn në rrjetë dhe kalon në avantazh ët tijtë. Protesta për pozicion jashtë loje nga durrsakët, por Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë nga qendra.

 

32’ Rrezikon Teuta me një goditje nga këndi. Topi i harkuar në zonë mbërrin te Shkalla i cili zgjatet para Selmanit dhe devijon topin para portierit por i jep shumë forcë dhe sfera kalon mbi traversë.

 

28’ Kundërsulm i shpejtë i Teutës me një dalje në krahun  majtë, topi harkohet në zonë por aty gjendet Shtubina i cili largon rrezikun me një devijim vendimtar.

23’ Qarkullim i gjatë i topit për durrsakët, por nuk ka hapësirë për të gjuajtur drejt portës së Selmanit, pasi sfera largohet me kujdes nga kurbinasit.

19’ Berisha me një aksion personal nga e majta gjen hapësirën dhe një korridor për të çuar topin në shtyllën e dytë për Shtubinën por lojtari i kurbinasve nuk arrin në kohë për të devijuar.

17’ Ndërpritet për rreth 2 minuta ndeshja, për shkak të një dëmtimi të Gjonit i cili ka pësuar një të çarë në fytyrë pas një kontakti në zonë.

14’ Presing i lartë i Laçit në këto minuta, duke mos lejuar durrsakët që të organizohen dhe të krijojnë rreziqe para portës së Selmanit.

11’ Top nga e djathta i Prognit në zonë, Toro largon në vështirësi sferën para devijimit të Latif.

8’ Top drejt zonës së Laçit nga e djathta, Selmani nuk del si duhet por edhe Kamara nuk përfiton pas krahëve të tij për të devijuar sferën në portën e boshatisur.

7’ Shumë faulle në minutat e para në mesfushë që ulin ritmin. Shkalla ndëshkohet shpejt me karton të verdhë.

1’ Menjëherë rrezikon Laçi me një harkim të Fangajt nga e djathta, që mbërrin te Berisha, por Gjeorgjievski i heq topin nga këmbët duke çuar sferën në goditje këndi.

 

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Teutës.

TEUTA-LAÇI 1-1
87′ Kallaku / 37′ Shtubina

Teuta: Hidi, Shkalla, Osmani, Hakaj (79′ Beqja), Gjeorgjevski (46′ Vecaj), Progni, Gashi, Kamara (51′ Vila), Kallaku, Sidibe, Latif
Trajner: Bledi Shkëmbi.

Laçi: Selmani, Mersinaj, Sefgjinaj, Fangaj, Berisha, Jonuzi, Toro, Gjoni, Lushkja (81′ Altiparmakovski), Shtubina
Trajner: Besnik Prenga

KV: Shkalla, Gashi / Selmani, Toro

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: