Advertisements
Telegrafikisht

Prenga debuton me fitore , Laçi mund Tiranën.


Entuziazmi i Tiranës për fitoren ndaj Kastriotit ka zgjatur vetëm nj javë duke qenë se skuadra e drejtuar nga Ardian Mema është mundur sot në Laç me rezultatin 2-1 nga kurbinasit. Prenga ka debutuar në këtë mënyrë me një fitore mjaft të rëndësishme në krye të stolit të Laçit, duke e lënë pas atë humbje në Vlorë vetëm një javë më parë.

Një pjesë e parë e dominuar plotësisht nga krubinasit, ku edhe janë shënuar dy golat e fitores me anë të Shtubinës dhe Fangajt, ndërkohë që Tirana ka qenë disi e përgjumur. Në pjesën e dytë, Tirana ka qenë më kërkuese duke shënuar 2 gola, por njëri i anuluar për pozicion jashtë loje. Duhet kujtuar që bardheblutë kanë humbur disa raste flagrante në pjesën e dytë. Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e shtatë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Minutë pas minute: 

90+3′ Mbyllet takimi, Laçi mund Tiranën me rezultatin 2-1.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Hoxhallari ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Xhixhës dhe ndëshkohet me të verdhë.

86’ Mundësi tjetër e mirë për Tiranën për të barazuar. Nga goditja e dënimit ka krosuar Hasani, por topi mbetet në rrëmujë dhe më pas largohet nga zona.

83’ Ngo del i vetëm përballë Selmanit duke humbur një rast të artë për të barazuar, pasi goditja e tij ndalet nga portieri i kurbinasve.

78’ Goditje nga këndi në favor të Laçit, por pas kromimit në zonë ka shkaktuar faull në sulm Altiparmakovski.

73’ GOOOL Tirana! Mundësi e mirë për Tiranën me anë të Ngo, por goditjen e tij e pret Selmani, por topi përfundon te Hasani që nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

71’ Ka shënuar Greca por anësori e jep pozicion të parregullt, duke i anuluar golin.

70’ Godet Hoxhallari, por topi devijohet nga muri mbrojtës në goditje nga këndi.

69’ Goditje dënimi në favor të Tiranës shumë pranë zonës. Eler e ka shkaktuar, duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj Mavejes.

67’ Krosim në zonën e Tiranës dhe aty godet me kokë Gjoni, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

66’ Mundësi e artë me anë të Jonuzit i cili i vetëm përballë portierit nuk arrin të shënojë, ndërkohë që në një moment të dytë ka provuar Xhixha, por topi shkon në goditje këndi.

65’ Mema bën edhe lëvizjen e fundit, duke larguar Blazhevskin dhe vendin e tij e zë Halili.

63’ Tension mes Sefgjinit dhe Blazhevskit i cili reagon ashpër ndaj mbrojtësit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

59’ Goditje dënimi për Tiranën. Krosim i Blazhevskit në zonë, por largojnë vendasit në goditje nga këndi.

58’ Ngo fut një top në zonë shumë pranë portës së Selmanit, por Blazhevski nuk arrin të përfitojë, duke humbur një mundësi të mirë.

53’ Rast i artë për Tiranën ku Mersinaj në tentativë për të larguar ka goditur portën, por i vëmendshëm Selmani pret, ndërkohë që Ngo dhe Greca e kanë të pamundur të shënojnë vetëm, pak metra larg portës.

52’ Gabon mbrojtja bardheblu në duke rrezikuar edhe golin e tretë. Altiparmakovski del i vetëm përballë Abibiot, por pozicioni është i parregullt megjithëse shumë e dyshimtë.

49’ Edhe Prenga bën lëvizjen e parë. Largohet Elvi Berisha dhe momenti për të hyrë në fushë është i Altiparmakovskit.

46’ Nis pjesa e dytë me dy ndryshime te bardheblutë. Largohet Doka dhe vendin e tij e zë Ngo, ndërkohë që në vendin e Karabecit hyn Kërçiku.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Jepen edhe dy minuta shtesë.

43’ Dëmtohet edhe Jon Mersinaj dhe detyrohet të largohet për të marrë ndihmën e parë. Një terren mjaft i rënduar në Laç, edhe për shkak të reshjeve të shiut.

38’ Përplasje mes Karabecit dhe Shtubinës, ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar dhe detyrohet të dalë jashtë vijave kufizuese për të marrë ndihmën e shpejtë.

36’ Karton i verdhë për Sefgjinajn tashmë për një shtyrje që i bën kundërshtarët, megjithëse loja ishte e ndalur.

34’ Traversë e Tiranës me anë të Blazhevskit i cili del në pozicion diagonal i vetëm përballë Selmanit dhe godet, por fati nuk është me të në këto momente.

25′ GOOOL Laçi! Fangaj merr topin pranë mesit të fushës he niset në drejtim të zonës ku pranë tij ka 5 lojtarë të Tiranës, por arrin të dalë i vetëm dhe shënon golin e dytë.

20’ Tjetër mundësi e mirë për Laçin me anë të Shtubinës i cili rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por për gjyqtarin është gjithçka e rregullt.

14’ GOOOL Laçi!  Xhixha arrin të krosojë në shtyllën e dytë aty ku i pambuluar është Shtubina dhe me qetësi godet me kokë, duke shënuar golin e avantazhit.

13’ Tjetër faull në mesfushë dhe tashmë është Doka ai që e shkakton dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7’ Përplasje e rrezikshme në mesfushë mes Xhixhës dhe Karabecit ku të dy kanë mbetur të dëmtuar, ndërkohë që Xhixha ndëshkohet me të verdhë.

5’ Krosim i lartë në zonë dhe Xhixha shumë pranë portës provon një roveshiatë, por topi devijohet në moment të fundit në këndore.

4’ Shpërthim nga e djathta e Xhixhës që lë pas Dajën dhe Dokën dhe fiton një goditje nga këndi.

3’ Laçi e nis në sulm dhe ka menjëherë një goditje dënimi. Kroson Jonuzi në zonë, por topi largohet dhe më pas Blazhevski fiton një faull.

1′ Nis takimi mes Laçit dhe Tiranës.

Laçi-Tirana 2-1
Shënues: 14’Shtubina, 25’Fangaj/ 73′ Hasani

Formacionet:

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Berisha, Xhixha, Shtubina. 
Trajner: Besnik Prenga.

Tirana: Abibi, Doka, Hoxhallari, Turtulli, Imami, Daja, Maveje, Karabeci, Blazhevski, Hasani, Greca.
Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtarë: Ardian Beqiri Egin Doda, Ilir Tartari, Emirion Sino

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: