Advertisements
Telegrafikisht

Laçi nuk njeh fushë, leksion Skënderbeut në Tiranë

gjoni-gol-750x430.jpg

Laçi fantastik, Skënderbeu zhgënjyes. Një ndeshje që nuk duhej të luhej deri 48 ore përpara sfidës, por me pas federata e çoi ndeshjen në Selman Stërmasi dhe duket se ky stadium i sjell fat skuadrës kurbinase.

Një paraqitje në kufijtë e perfeksionit për bardhësinë e Migen Memellit, me ish-sulmuesin që tashmë duket zgjedhja e detyruar për stolin, sepse Laçi ka rigjetur qetësi dhe besim, duke bërë gjëra fantastike. Triumfi 2-0 ndaj Skënderbeut është mëse i merituar për një skuadër luftëtarësh, me emra si Fangaj, Lushkja e Xhixha që tregojnë se futbolli nuk luhet me emër, por edhe me një si Shtubina, i jashtëzakonshëm edhe para porte.

Shkodrani shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e shtatë, ku meritë të madhe kishte Xhixha, i cili gjatë gjithë ndeshjes çmendi mbrojtjen e Skënderbeut.
Korçarët duket se duan vetëm ndeshje të mëdha, sepse kundër Laçit dukeshin të përgjumur, faji edhe i stadiumit thuajse bosh.

Rastet nuk munguan në të dy krahët, ashtu si gabimet dhe vonesat e lojës, por nëse kishte një skuadër që e meritonte fitoren, ajo ishte Laçi. Ndërrimet e Memelit ishin më të goditura dhe në pjesën e dytë Laçi erdhi në rritje, humbi raste dhe shënoi golin e sigurisë me Gjonin 5 minuta para fundit. Ndryshon renditja e Superiores, Skënderbeu nuk është i paprekshëm.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

LAÇI – SKËNDERBEU 2-0
Shënues: 
Shtubina 7′, Gjoni 85′

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi (Eller 64′), Shtubina, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Altiparmanovski (Berisha 35′). Trajner: Migen Memelli.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte (Guexh 69′), Gripshi (Krasniqi 54′), Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi.

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Renato Malaj, Hermal Llapra.
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali.
Kartonë të verdhë: Altiparmakovski 28′, Sefgjini 37′, Berisha 59′

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: