Advertisements
Telegrafikisht

Laçi rikthehet tek fitorja, mund Luftëtarin e Mezanit në shtëpi

memelli-499x280.jpg

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Luftëtarit dhe tashmë ka kaluar krizën e rezultateve të ndeshjeve të fundit që sollën edhe një krisje mes drejtuesve të skuadrës e trajnerit Mërgjyshi. Nën drejtimin Migen Memellit, skuadra kurbinase fitoi 1-0 në këtë transfertë të vështirë falë golit të Shtubinës, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Laçit. 

90’+2’ Ymeraj nis një harkim në zonën e skuadrës së Laçit, vetëm ndërhyrja e Shtubinës i heq mundësinë Radoviç të shënojë në portën e ekipit mik.

90’ Jepen tre minuta shtesë.

88’ Xhixha shpërdoron mundësinë për të mbyllur ndeshjen. Pas një kundërsulmi të shpejtë del i vetëm para Ruçit, por ky i fundit bën mrekullinë duke ndalur gjuajtjen e futbollistit të kurbinasve.

84’ Lëvizja e fundit e Mezanit është aktivizimi i Aleksit në vend të Liçajt.

81’ Kundërzbritja e radhës e Berishës në krahun e djathtë. Mesfushori bën gjithçka mirë dhe hyn me shpejtësi në zonën kundërshtare, por gjuajtja e tij bllokohet nga ndërhyrja e mbrojtësve të Luftëtarit.,

80’ Ndryshon Mezani, në fushë Rapo në vend të Rapës.

79’ GOOOL Laçi, shënon Shtubina. Gafe e prapavijës së skuadrës vendase. Pas një harkim të Jonuzit, Ruçi nuk merret vesh me mbrojtësit dhe Shtubina e devijon në rrjetë. 0-1

73’ Mezani largon Milosavljev, në fushë hyn Ymeraj.

71’ Tjetër harkim i Berishës nga e djathta, shumë i lëvizshëm në këto minuta, por nuk gjen askënd në zonë.

67’ Milosavljev humbet një tjetër mundësi të shkëlqyer për të gjetur rrjetën. Liçaj nis një harkim në zonë për Shkurtajn i cili e ul për shokun e skuadrës në të majtë, por goditja e këtij të fundit është krejtësisht e gabuar, duke shpërdoruar mes dëshpërimit të ekipit vendas.

61’ Skuadra e Luftëtarit mundohet të gjejë golin me një skemë në goditje dënimi nga e djathta, Radoviç gjen hapësirën për të harkuar nga e djathta por gabon gjithçka duke dërguar sferën jashtë vijës fundore.

58’ I sapofuturi në lojë provon një harkim nga e djathta drejt zonës, por nuk gjen atje Xhixhën i cili tashmë zhvendoset përpara.

56’ Në fushë Berisha për Laçin, duke zënë vendin e Altiparmakovskit.

53’ Shkurtaj ndëshkohet me karton të verdhë duke ndalur një kundërsulm të rrezikshëm të skuadrës së Laçit.

51’ Shkurtaj merr mirë topin dhe hyn në zonë, por pastaj vonohet dhe i jep kohë mbrojtjes kundërshtare të largojë sferën para se të gjuajë në portë.

47’ Aksion i mirë i Milosavljev në krahun e majtë, topi në qendër gjen në kundërkohë Radoviç i cili shpërdoron mundësinë për të gjuajtur në portë.

46′ Rifillon pa ndryshime në skuadra pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë. Pas sinjalizmit të kryesorit, kurbinasit rrethojnë gjyqtarin duke kërkuar shpjegime për këtë vendim. Edhe Memelli nuk kursehet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, duke kërkuar arsyen pse u anulua ai gol.

45’+1’ Shënon Laçi, por anulohet goli i kurbinasve për faull në sulm. Pas një goditje dënimi, topi devijohet për në shtyllën e dytë ku Gjoni me pas e shtyn në rrjetë,. Gjyqtari e anulon për faull të mbrojtësit të kurbinasve ndaj Rapës. Protesta pa fund të kurbinasve.

45′ Jepet një minutë shtesë.

43’ Ndeshja ndërpritet për rreth dy minuta për një dëmtim të Altiparmakovskit.

39’ Hoxha provon me një predhë nga rreth 30 metra, sfera kalon jashtë për pak jashtë me Selmanin që e shoqëron me një hedhje.

33’ Lojë plotësisht e hapur në këto momente, me sulme sa në njërën gjysmëfushë, edhe në tjetrën, por askush nuk arrin të gjejë rrjetën në një duel i cili për momentin është i barabartë në rezultat por edhe lojë.

28’ Zhvendoset situata në portën tjetër, Milosavljev ka mundësi të gjuajë në portën e Selmanit por nuk kalon portierin edhe pse në pozicion të favorshëm.

26’ Pas një goditje dënimi të Laçit, Toro shfaqet i vetëm para portës, megjithatë gabon gjithçka në momentin e gjuajtjes duke e shtyrë lehtë sferën dhe Ruçi ka mundësinë të kontrollojë topin.

24’ Shtubina nga e djathta harkon përsëri në zonën e gjirokastriteve, por nuk gjen aty Altiparmakovskin, me Liçajn që largon sferën me kokë.

20’ Aksion i shpejtë në krahun e majtë të vendasve me një kombinim të bukur të dyshes Milosavljev-Xhekson, Ky i fundit gjuan shumë pranë portës por Gjoni me një ndërhyrje vendimtare devijon sferën në rrjetë.

14’ Shtubina nga krahu i djathtë është vazhdimisht një problem për prapavijën e Luftëtarit pasi gjen hapësira të nise aksione të rrezikshme. Këtë radhë, harkimi i tij nuk gjen Gjonin, i pozicionuar në zonë pas zhvillimit të një goditje nga këndi, me mbrojtjen që largon me vështirësi.

13’ Harkim nga e djathta i Liçajt, topi largohet nga Gjoni por mbërrin te Rroca i cili gjuan nga jashtë zonës por pa gjetur katërkëndorin e Selmanit.

6’ Provon edhe Laçi me një kundërzbritje të shpejtë të dyshes Fangaj-Shtubina me këtë të fundit i cili gjuan në portë, por sfera devijohet jashtë në goditje nga këndi nga mbrojtja vendase.

5’ Gjirokastritët janë shumë më agresiv në minutat e para, duke provuar me disa harkime radhazi nga krahët, por pa gjetur Shkurtajn që rrethohet nga mbrojtësit e Laçit.

3’ Radoviç jep një harkim në zonë nga e djathta, Selmani kontrollon me qetësi me një dalje të sigurt.

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të kurbinasve.

Luftëtari-Laçi 0-1
79′ Shtubina

Luftëtari: Ruçi, Liçaj (84′ Aleksi), Janiçic, Hoxha, Xhekson, Rapa (80′ Rapo), Ramadani, Milosavljev (72′ Ymeraj), Rroca, Raqdoviç, Shkurtaj.
Trajner: G. Mezani

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjinaj, Lushkja, Jonuzi, Shtubina, Najdenov, Xhixha, Altiparmakovski (56′ Berisha)
Trajner: M. Memelli

KV: Milosavljev, Shkurtaj / Sefgjinaj

Gjyqtar: Klodian Shahini

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: