Advertisements
Telegrafikisht

Laçi për titull, rikthen krizën te Tirana e Ze Marias

tirana-laci.jpg

Kthehet kriza në radhët e Tiranës pas një humbje në shtëpi me shifrat 1-0 dhe duke bërë që të kthehen edhe zërat për largimin e Ze Marias.

Bardheblutë kanë zhgënjyer në shtëpi përballë Laçit që u tregua mjaft kërkues e cinik gjatë ndeshjes për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e mëtejshme në një kampionat ku në javët e para rreshtohen mes pretendentëve për titull.

Diferencën e ka bërë goli I Xhixhës në pjesën e dytë, ndërsa Tirana është treguar e paqartë dhe e pasaktë para portës, duke filluar nga Blazhevski i cili shpërdoroi penalltinë që mund t’i jepte të paktën barazimin skuadrës së tij. /vipsport.al/

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale të Laçit.

90’+5’ Dëmtim i Oduamadit, i cili me sa duket ka një problem në shpatull e nuk mund të vazhdojë.

90’+2’ Selmani kontrollon një harkim të gjatë në zonë që devijohet nga Turtulli dhe mund të kishte sjellë probleme në katërkëndorin e tij.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Karabeci provon të gjejë portën e Selmanit me një gjuajtje por tentativa e kapitenit përfundon jashtë kuadratit.

85’ Lëvizja e fundit e trajnerit Ze Maria. Në fushë Hoxhallari i cili zë vendin e Dajës.

83’ E pabesueshme, Blazhevski humb penalltinë duke e gjuajtur jashtë.

81’ Penallti për Tiranën. Ndërhyrje e gabuar ndaj Ngoo dhe më në fund Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë.

79’ Aksion nga e djathta i Dajës, topi në qendër por askush nuk e shtyn sferën në rrjetë.

73’ Tjetër moment i dyshimtë. Kobinah rrezikon pas një përplasje në zonë me Gjonin që i heq topin. Bardheblutë kërkojnë penallti, gjyqtari Hamiti vazhdon lojën.

69’ Krosim në zonë nga e majta e Oduamadit për Hasanin i cili gjuan me kokë por shumë lehtësisht dhe Selmani kontrollon pa probleme.

63’ Tjetër lëvizje e trajnerit, largohet nga fusha Doka për t’i bërë vend Hasanit.

59’ Përsëri është Xhixha që rrezikon portën e Tiranës pas harkimit të radhës nga e djathta, ku Laçi krijon të gjithë aksionet e rrezikshme. Gjuajtja me kokë e autorit të golit këtë herë nuk gjen kuadratin e portës së mbrojtur nga Lika.

53’ Ze Maria bën lëvizjen e tij, duke larguar Grecën për të aktivizuar Oduamadi.

52’ Tjetër aksion i rrezikshëm në krahun e djathtë për Laçin, topi në zonë nuk devijohet nga Xhixha e më pas Shtubina gjuan por nuk arrin ta shtyjë në rrjetë duke dërguar sferën jashtë.

50’ GOOOL Laçi, shënon Xhixha. Fangaj nis një top të saktë nga e djathta dhe Xhixha, i vetëm në zonë, ka dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë.

48’ Protesta të bardhebluve pas një ndërhyrje të Toro ndaj Blazhevskit. Tirana pretendon për penallti por Hamiti e ndëshkon për simulim sulmuesin.

46’ Rifillon ndeshja në stadiumin “Selman Stërmasi”

45’+1’ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Najdenov lëshon një goditje spektakolare nga mesfusha, Lika arrin të devijojë gjuajtjen e futbollistit të Laçit para se të ndalej në rrjetë.

37’ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën, me aksione nga krahu i djathtë. Kobinah gjen Ngoo në zonë, por ky i fundit nuk kalon dot Selmanin.

35’ Kobinah merr topin në krahun e djathtë dhe mundohet që të rrezikojë portën e Laçit por nuk gjen kuadratin e Selmanit i cili nuk shqetësohet nga gjuajtja e tij.

34’ Jonuzi jep një pasim shumë të mirë në qendër të zonës, Shtubina kumb kohën e goditjes dhe shpërdoron një mundësi të mirë për të rrezikuar Likën.

31’ Eller mundohet të nisë Fangajn në krahun e djathtë, por mbrojtja e Tiranës kontrollon gjithçka, duke mos lejuar kurbinasit të krijojnë raste të tjera të rrezikshme para Likës, edhe pse prej disa minutash janë më kërkues se bardhbelutë.

28’ Karton i verdhë edhe për Lushkjan, pas një faulli kundër Blazhevskit duke i dhuruar një goditje dënimi ballore Tiranës. Blazhevski provon me të djathtën pro topi ndalet nga muri mbrojtës.

20’ Tjetër goditje nga këndi për Tiranën, topi devijohet në shtyllën e parë nga Atingah, i cili nuk gjen kuadratin e portës së Laçit.

17’ Pas një goditje nga këndi të Tiranës, topi shkon te Imami i cili provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, mbrojtja kurbinase bllokon tentativën e futbollistit të bardhebluve.

15’ Harkim nga e djathta i shkëlqyer i Shtubinës, Xhixha me kokë gjuan në portë por Lika grushton dhe shpëton bardheblutë.

12’ Minutat e para kanë qenë të gjitha për Tiranën, ndërsa Laçi fillon të qetësojë lojën për të ndalur ritmin e vrullshëm të bardhebluve.

6’ Goditje nga këndi për Tiranën, topi harkohet në zonë por Blazhevski nuk koordinohet siç duhet për të rrezikuar portën e Selmanit.

4’ Kobinah shpërthen në krahun e djathtë dhe kombinon dy herë radhazi me Ngo. Në të dytën, sulmuesi anglez ndalet në hyrje të zonës dhe pretendon për penallti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

2’ Takimi ndalet disa herë që në momentet e para, për shkak të fualleve dhe Fangaj përfundon menjëherë në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

1’  Fillon ndeshja në kryeqytet.

Tirana-Laçi  0-1
50′ Xhixha

Tirana: Lika, Doka (63′ Hasani), Turtulli, Atinga, Imami, Karabeci, Daja (85′ Hoxhallari), Kobina, Greca (53′ Oduamadi), Bllazhevski, Ngo.
Trajner: Ze Maria.

Laçi: Selmani, Toro, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eler, Jonuzi (71′ Hadroj), Najdenov (75′ Smaci), Lushkja, Xhixha, Shtubina (88′ Altiparmakovski).
Trajner: A.Mërgjyshi.

KV: Blazhevski, Daja, Imami /Fangaj, Lushkja, Selmani, Toro

Gjyqtarë: E.Hamiti, E.Doda, I.Tartari

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: