Advertisements
Telegrafikisht

Mërgjyshi: Laçi i pamposhtur nuk është një surprizë!

IMG_1948

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi tha për mikrofonin e “RTSH Sport” se Laçi duhet të konsiderohet si një nga forcat e kampionatit dhe fakti se janë të pamposhtur nuk është një surprizë:

“Ky kampionat është shumë i barabartë dhe në futboll janë të tria rezultatet. Gjithsesi ne jemi të lumtur që nuk jemi mposhtur akoma dhe duhet të vazhdojmë sa më shumë kështu.

Duhet të kishim bërë më mirë në katër barazimet që kemi bërë, por jam i kënaqur. Golat në minutat e fundit tregojnë karakterin e skuadrës. Nuk jemi ende në gjendje optimale, pasi shumë lojtarë të sulmit kanë ardhur në ditët e fundit. Kur të kthehet Sukaj, shpresojmë të shtojmë forcën sulmuese dhe të jemi më efikasë në 90 minuta

Ky sezon ka shumë rivalitet dhe këtë gjë e tregojnë dhe pikët. Përjashtuar Kastriotin, me gjithë respektin për ta, të tjerat janë të gjitha të barabarta.

Në luftojmë për pjesën e lartë të tabelës dhe për të qenë të sinqertë nuk kemi objektiva konkret. Por duke parë Laçin e dy sezoneve të fundit, dihet se objektivi ynë është lart. Jemi të bindur se kemi kapacitete dhe mundësi , prandaj do të synojmë pjesën e sipërme të tabelës”,- tha Mërgjyshi.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: