Advertisements
Telegrafikisht

Laçi vazhdon të jetë i pathyeshëm, mund dhe parakalon Flamurtarin

laci-festa-e-golit

Mbyllet gjithçka në Laç, aty ku vendasit i janë falur golit të Eglentin Gjonit të shënuar në minutën e 59-të. Një ndeshje me raste nga të dyja anët, por në fund ishin bardhezinjtë ata që festuan dhe tanimë shkojnë në kuotën e 13 pikëve.

PJESA E PARË – Në Laç nuk pati gola në 45 minutat e para, por të dyja ekipet u munduan ta gjejnë rrugën e rrjetës. Rasti më i mirë u regjistrua në fund të pjesës së parë, kur Shtubina pak metra me portën goditi tranversën. Shkodrani edhe më parë iu afrua golit.

Najdenov me kokë dhe Jonuzi në dy raste nga distanca kërkuan të befasojnë Koliçin, por pa sukses. Në anën tjetër Flamurtari me Beqajn gjeti rrjetën e jashtme, kurse Batha me roveshatë ishte i pasaktë. Njëjtë edhe në tentativën e Mustës, i cili goditi fort nga jashtë zone dhe nuk gjeti kuadratin. Gjithsesi skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-0 në fuqi.

PJESA E DYTË – Kurbinait shohin më shumë nga porta e Flamurtarit dhe Najdenov tentoi që në fillim, por Koliçi kontrolloi topin e gjuajtur prej mesfushorit. Më pas ishte Lushkja, por topi u devijua. Raste të rrezikshme, por goli erdhi vetëm në minutën e 59-të.

Najdenov krosi në zonë, ndërkohë që Toron në zonë e ktheu topin për Gjonin. Shtatlarti shtyu topin në rrjetë. Batha u mundua më pas me një goditje nga distanca, por Selmani ishte në gatishmëri. Vlonjatët kishin disa mundësi të mira shënimi, me Bushiç, Useinin dhe Ribajn. Ky i fundit pati rast flagrant, i vetëm me portierin.

Më pas ishin Lushkja dhe Najdenov që kishin mundësinë për ta mbyllur ndeshjen. Nuk mungoi as tensioni në ndonjë moment. Katër minutat shtesë nuk sollën asgjë të re dhe Laçi i Mërgjyshit iu  gëzua tre pikëve.

Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Laçi”, Laç

LAÇI – FLAMURTARI 1-0
Shënues:
 Gjoni 59′

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 71′), Najdenov (Smaçi 89′), Lushkja, Shtubina, Xhixha (Altiparmakovski 85′). Trajneri: Artan Mërgjyshi.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Deliaj, Pollozhani, Musta (Kotobelli 88′), Useini, Beqaj (Ribaj 62′), Hyseni (Alvesh 71′), Batha, Bushiç, Torasa. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Eldorjan Hamiti.

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Kartonë të verdhë: Xhixha 51′, Jonuzi 60′, Najdenov 69′, Lushkja 81′, Toro 90′

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: