Advertisements
Telegrafikisht

Kush ishte Moisi Golemi

Moisi_Golemi

MOISI GOLEMI… dhe MASAKRA E KOSTANDINOPOJES

Moisi Golemi (Moisi Aranit Golem Komneni)… ishte princ i Dibres dhe nip i princit legjendar Gjergj Aranit Komneni… Me rikthimin e Skenderbeut në Krujë, ai bâhet komandanti i forcave kufitare të Lidhjes së Lezhës. Njêni nga oficert e tij mâ të guximshem e të suksesshem, i cili merrte shumë kritika nga Skenderbeu për guximin e tepruem. Ishte njêni nga themeluesit e taktikes së kalorsis së lehtë, taktikë e cila u përcoll ma vonë në Itali, dhe ndryshoi rranjsisht artin luftarak të kohes në të gjithë Europen.

Në Korrik të 1455 zhvillohet Beteja e Beratit, betejë në të cilen Lidhja e Lezhes humbet thellë në sajë të kapjes në befasi. Moisi Golemi largohet menjiherë për në Stamboll ku u ofron shërbimin e tij osmanëve. Nisun nga fakti që Moisiu ishte komandanti i forcave kufitare, doli edhe perfundimi që humbja e Beratit ishte nji tradhti e tij. Osmant paten financue shumë në përçamjet dhe zilitë ndërmjet krênve të Lidhjes. Por Moisiu e tradhtoi për nga krenìa (1). Moisiu kthehet në luftë kunder Skenderbeut, por humbet thelle. Ma vonë largohet për n’Anadoll ku i sillen ftohte. Tue e kuptue gabimin, kthehet prapë e kërkon falje te Skenderbeu.

Ai e pranon, por kushti ishte që kushdo që të fliste për tradhëtinë e maparshme të Moisiut, të dënohej me vdekje. Moisiu vazhdoi luftnat e tij perkrah Skenderbeut, me nji guxim akoma ma të madh nper beteja. Guxim të cilin do e paguente me rrashtë.

* MASAKRA E KONSTANDINOPOJES…

Me 1464, matjani Ballaban Pasha vjen në krye t’ushtrisë osmane, dhe zhvillohet beteja e pergjakshme e Vajkalit. Ballabani humbet kundër Skenderbeut dhe terhjeket me shpejtsi. Ne kyt moment, Moisi Golemi shkëputet me nji pjesë të kalorësis së tij të lehtë, në nji përpjekje për me kapë Ballabanin. Futen në mes s’ushtrisë otomane dhe kapen të gjallë. Bashkë me Moisi Golemin kapen të gjallë oficert kryesor të tij: Moisi Gjurica, Muzaka i Angelines, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi.
Kta dërgohen në Konstandinopojë. Skanderbegu ofroi shumë dhurata në flori e mall, për lirimin e tyne, por Sulltani nuk pranoi gja.
Pas thirrjes së Sulltanit për me tradhtue Gjergj Kastriotin e për me kthye në muhamedanë ata mohojnë njizani. At’herë Sulltani urdhnon rrjepjen e tyne të gjallë në publik. Rrjepja duhej të vazhdonte për 15 ditë, dhe naten duhet të mjekoheshin, për mos me dekë. N.q.s. dikush do vdiste përpara 15 ditve, i gjithe ekipi mjeksor do ekzekutohej. Kjo ceremoni u zhvillue në sytë e mijëra banorëve të Stambollit, përgjatë 15 ditëve. Në fund të ditës së 15°, Sulltani urdhnoi që t’u pritej kryet, dhe kokat e tyne u perdoren si mjet loje nga fmijët, e ma vonë u shiten nga arixhinjte. Trupi i tyne iu hodh qejve. Ky ishte mesazhi që Sulltani i dërgoi Skanderbeut.

Masakra e Konstandinopojes soll edhe prishjen e rregullave të luftes midis Skenderbeut dhe Sulltanit. Në betejen që vijoi… Lekë Dukagjini… pas nji votimi në kshillin e luftes fitoi me shumicë votash mbi Skenderbeun, dhe qysh at’herë u vendos që mos me u lanë asnji i gjallë nper beteja.

Kushtrimi i L. Dukagjinit «EMBETHA» u ba thirrja e ushtarve arbër, të cilet në betêjën e matejme masakruen tanë robnit e luftes.
________________________________________
1. Atë Marin Sirdani “Për shka fajiset Skanderbegu”.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: