Surprizë në Kamëz, Shtubina i jep tre pikët Laçit në shtesë
Golat në minutat e fundit janë kthyer në normalitet për skuadrën e Laçit në këtë kampionat dhe ajo falë tyre ka arritur të marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm. Sot, tre pikët kanë ardhur në një fushë të vështirë si ajo e Kamzës, ku Shtubina ka qenë ai që ka gjetur golin në ekstremin e ndeshjes.
Në një ndeshje ku Kamza ka luajtur më mirë dhe ka kërkuar më shumë golin, Laçi u tregua shumë cinik dhe pas një ndeshje thuajse gjithë kohës në pritje, shënoi me kundërsulm në momentet e fundit, duke mos i dhënë kohë kundërshtarëve të reagonin për të përmbysur rezultatin.
MINUTË PAS MINUTE
90’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren e miqve.
90’+2’ GOOOL Laçi, shënon Shtubina. Kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me Hadrojn, harkim perfekt në shtyllën e dytë ku Shtubina me kokë dërgon sferën në rrjetë.
83’ Duro luan kartën e fundit, hedh në fushë Mumajesin për Fukuin. Mërgjyshi kundërpërgjigjet me Bushin i cili zë vendin e Xhixhës.
80’ Zisi provon me një goditje me harkim për të mposhtur Selmanin, por sfera kalon pak mbi traversë.
75’ Edhe Mehmeti gjen hapësira në krahun e majtë, topi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga askush. Më pas është Malaj i cili gjuan nga jashtë zonës, por sfera përfundon në duart e Selmanit.
71’ Idrizaj merr fundoren në krahun e majtë dhe hyn në zonë duke nisur një pasim perfekt për Roloviç. I sapofuturi në lojë devijon por jo drejt kuadratit.
68’ Duro ndryshon përsëri, duke aktivizuar Roloviç për t’i zënë vendin Martinenës.
66’ Një top nga e djathta mbërrin në shtyllën e dytë për Orelesin, i dalë në ndihmë të sulmit. Selmani grushton para se futbollisti të devijonte sferën.
63’ Zisi vazhdon të krijojë panik në mbrojtjen mike sa herë që merr topin në krahun e majtë. Fangaj detyrohet të shkaktojë faull ndaj tij për ta ndalur. Por goditja e dënimit vijuese nuk sjell rrezik në portën e Selmanit.
56’ Vjen edhe ndërrimi i parë i Laçit, me Altiparmakovskin që i lë vendin në fushë Hadrojt.
52’ Dalje tërësisht e gabuar jashtë zonës me këmbë e Selmanit, i cili i dhuron topin Martinenës por sulmuesi vonohet dhe nuk arrin të gjuajë në rrjetën e boshatisur me Toro që i heq sferën nga këmbët.
50’ Tjetër shpërthim i Zisit në krahun e majtë. Kalon mbrojtësin që kishte përballe dhe nis sferën në zonë. Martinena dhe Fukui nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë.
48’ Aksion i mirë i Kamzës në krahun e djathtë me Fukuin i cili harkon në zonë. Por as Martinena e as Zisi nuk arrijnë të dërgojnë topin në portë.
46′ Nis pjesa e dytë, pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
44’ Arrabal rrezikon autogolin duke u munduar t’i heqë topin nga këmbët Lushkjas. Sfera kalon mbi traversën e portës së Avdylit.
39’ Goditje dënimi për Kamzën, Mehmeti harkon për Martinenën i cili devijon me kokë nga pak hapa larg portës por nuk gjen kuadratin duke shpërdoruar mundësinë më të mirë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.
37’ Aksion në krahun e djathtë me Fukuin i cili gjuan fluturimthi por ndalet nga ndërhyrja vendimtare e Sefgjinajt.
34’ Aksion i mirë i skuadrës së Kamzën në krahun e majtë me Zisin, në formë të shkëlqyer deri tani. Por pasimi i tij në qendër drejt Martinenës shpërdorohet nga sulmuesi i cili prek topin me dorë para se të gjuajë jashtë.
26’ Goditje dënimi nga krahu i majtë i sulmit të Laçit, topi harkohet në zonë ku disa lojtarë të skuadrës mike e devijojnë por pa arritur ta dërgojnë në portë ndërsa Avdyli kishte bërë një dalje jo shumë të kontrolluar.
21’ Harkim i rrezikshëm nga majta, Martinena devijon me kokë në zhytje por Selmani grushton duke larguar rrezikun.
20’ Vetëm Kamza rrezikon në këto minuta, duke mbyllur Laçin në gjysmëfushën e vet dhe duke darkuar me ngulm golin e avantazhit.
15’ I sapofuturi në lojë arrin të shkëputet mirë në krahun e majtë dhe lëshon një diagonale të fortë drejt portës së Selmanit, por sfera devijohet nga një prej mbrojtësve duke përfunduar në goditje këndi.
14’ Kamza humb shërbimet e Plakut, i cili nuk mund të vazhdojë më për shkak të një problemi muskulor. Në vendin e tij futet Niko Zisi.
9’ Pas shumë minutash qarkullim topi, vjen edhe një gjuajtje drejt portës e Laçit me anë të Xhixhës, por sfera kalon shuam larg katërkëndorit.
3’ Alitparmakovski provon me një shpërthim në krahun e majtë, harkon në zonë por nuk gjen askënd atje, me mbrojtjen vendase që largon rrezikun nga zona.
3’ Ritëm i ulët në minutat e parë, me skuadrat që po studiojnë më shumë njëra-tjetrën.
1’ Fillon me disa minuta vonesë ndeshja, për shkak të problemeve në tribunën VIP në një takim që luhet pa spektatorë pas dënimit të KDS-së.
KAMZA-LAÇI 0-1
90’+2 Shtubina
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Orelesi, Mehmeti, Plaku (14′ Zisi), Fukui (82′ Mumajesi), Martinena (68′ Roloviç)
Trajner: Klodian Duro
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Xhixha (83′ Bushi), Altparmakovski (56′ Hadroj)
Trajner: Artan Mërgjyshi
KV: Teqja
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Nertil Bregasi, Arbër Zalla, Kreshnik Cjapi
Lini një Përgjigje