Advertisements
Telegrafikisht

Pamje të rënda/ Therja e bagëtive dhe tregtimi i mishit në kushte skandaloze në Milot

Tregtimi i gjësë së gjallë në Milot vijon të jetë një skandal i vërtetë. Në kushte aspak normale dhe jashtë çdo standarti Higjeno-Sanitare, fermerët e zonave të ndryshme bëjnë therjen e gjësë së gjallë në çdo cep të këtij tregu.

Ky treg vazhdon të mbesë një sfidë e pakapërcyeshme për Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit. Tregtimi i produkteve me bazë shtazore bëhet në mes të pluhurit dhe mbeturinave.

Teksa “Fax News” po xhironte në këtë treg, sesi konsumatoret shqiptarë përballen me pasiguri dhe rrezikun që iu kanoset, njëri nga tregtarët kërcenon operatorin dhe nuk e lejoi të filmonte.

Prej Dekadash tregu i Milotit në Kurbin është lënë në harresë nga pushteti lokal dhe ai vendor edhe pse ky mbetet një nga tregjet kryesore të veriut. Njeri nga tregtarët shprehet se nuk ka asnje lloj kushti ndërsa nuk kanë asnjë leverdi pasi ka kosto të madhe.

Që në orët e para të mëngjesit në këtë fushë që mbart emrin treg zbarkojnë kafshë me origjinë dhe rraca të ndryshme, edhe pse nuk ploteson asnje kusht higjeno-sanitar.

Ndërkohë mungesa e veterinerit të bashkisë e bën më të pa sigurtë këtë treg. Në këtë treg mund të shesësh çdo lloj gjallese që merr frymë, qoftë kjo edhe e sëmur pasi ne treg nuk është dikush që të ndalojë.

 

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: