Advertisements
Telegrafikisht

Nuk ka fitues në “Redi Maloku”, Kastrioti dhe Laçi ndajnë nga një pikë

1-30

Kastrioti dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në takimin e vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë Superiore. Takimi i luajtur në “Redi Maloku” ka pasur brenda gjithçka, duke përfshirë golat, kartonët e kuq apo edhe nervozizmin por ka munguar fituesi.

Në minutën e 47, Çela është larguar me karton të kuq, ndërsa Najdenov nga Laçi është larguar në minutën e 65. Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi, Roxher Zhunior ka shënuar një supergol, ndërsa Smaçi ka barazuar pak minuta para fundit.

Minutë pas minute: 

90′ Mbyllet sfida, Kastrioti-Laçi 1-1

89′ GOOOL Laçi! Smaçi lëviz mirë në zonë, duke i pasuar një top Fangajt në pozicion të prirët. Ky i fundit godet menjëherë drejt portës, duke shënuar golin e barazimit.

80′ GOOOL Zhunior! Kastrioti kalon në avantazh me një supergol. Zhunior ka goditur nga jashtë zone, duke e çuar topin në cep.

68’ Goditje nga këndi në favor të Laçit, ndërkohë që portieri i krutanëve, Kuka është dëmtuar.

67′ Smaçi futet në lojë, duke zënë vendin e Shtubinës, ndërsa te Kastrioti largohet Marku dhe hyn Malaj.

65’ Najdenov merr kartonin e dytë të verdhë duke u larguar edhe ky nga fusha. Të dy ekipet luajnë me nga një lojtar më pak.

59’ Tjetër zëvendësim te Laçi, në lojë Xhevahir Sukaj dhe largohet Altiparmakovski.

57’ Mundësi të mira në këto minuta për Kastriotin por mbrojtja kurbinase është e vendosur mirë.

49’ Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Mersinaj dhe në lojë Toro.

49’ Mundësi e mirë për Laçin. Sefgjini jep një top në të djathtë, krosim në zonë por Altiparmakovski me portën e boshatisur e dërgon jashtë.

47’ Zëvendësim te Kastriot, largohet Galego dhe në lojë Çutra.

46’ Nis pjesa e dytë

45+2’ Emiliano Çela ndëshkohet me karton të kuq për një fall ndaj Fangajt duke lënë skuadrën me 10 futbollistë.

43′ I afrohemi fundit, ende pa u provuar asnjëherë seriozisht portat e mbrojtura nga Selmani dhe Kuka.

37’ Najdenov reagon keq në mesfushë duke shtyrë Shehun dhe gjyqtari i jep karton të verdhë.

36’ Rrëmujë në zonën e Laçit, por Atsina në pozicion të parregullt mbyll aksionin.

35’ Goditje nga këndi në favor të Kastriotit. Krosim në zonë, por topi largohet në anësore.

33’ Mundësi kundërsulmi për Laçin, por në hyrje të zonës janë kurbinasit që ngatërrohen duke humbur mundësinë e mirë.

30’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Xhixhës dhe kemi të bëjmë me një goditje dënimi në favor të Laçit pranë flamurit të këndit. Vjen krosimi në zonë, por largohet topi.

23’ Skuadrat i drejtohen pankinave për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta.

17′ Goditje nga këndi për Laçin, vjen krosimi në zonë por pa rrezik.

10’ Krosim në zonën e Laçit, godet me kokë Marku por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

8’ Galego shkakton një goditje dënimi ndaj Elerit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

4′ Kastrioti e nis në sulm këto minuta, duke kërkuar të befasojë Selmanin.

1′ Nis sfida në Fushë Krujë.

Kastrioti-Laçi 1-1
Shënues: 80’Zhunior/ 89’Smaçi

KV: 8’Galego, 39’Shehu, 89’Mziu, 89’Kuka/28’Mersinaj, 36’Najdenov

KK: 45’Çela/ 65’Najdenov

Kastrioti: Kuka, Shehi, Lila, Stijepoviç, Çela,  Roxher, Mziu, Shehu, Gallego, Marku, Atsina. 
Trajner: Elvis Plori

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski. 
Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Rudin Preça, Kreshnik Barjamaj

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: