Advertisements
Telegrafikisht

Laçi e Partizani ndajnë pikët, miqtë pretendojnë për një penallti të mohuar

Mergjyshi.jpg

Laçi dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e sotme mes tyre, duke vazhduar të qëndrojnë në grupin e skuadrave pretendente për pjesën e sipërme të klasifikimit. Një ndeshje e barabartë për rastet e krijuar nga ekipet, por që mund të kishte pasur një fat krejtësisht ndryshe nëse gjyqtari Beqiri do të kishte akorduar një penallti në pjesën e para për të kuqtë.

Një ndërhyrje e parregullt ndaj Malës në fillimin e ndeshjes mund të ndryshonte fatin e sfidës, por gjyqtari bëri shenjë që loja të vazhdonte. Më pas, dy skuadrat prodhuan pak gjuajtje drejt portës dhe në pjesën më të madhe të kohës, nuk shqetësuan shumë dy portierët.

Kësisoj, ndeshja shkoi në barazimin e pritshëm 0-0 që lë skuadrat në të njëjtat pozita në klasifikimin e Superiores.

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, tha pas ndeshjes kundër Partizanit se skuadra e tij e meritonte fitoren, pasi e kishin përgatitur shumë mirë takimin. Ndër të tjera, Mërgjyshi tha:

“Të them të drejtën si rrodhën ngjarjet ishim afër fitore, kishim përgatitur me kujdes ndeshjen, Ishim në kërkim të fitores, deri diku edhe terreni na e vështirësonte.

Ne i krijuam mundësitë, kishim shanse, Jam i kënaqur për mënyrën se si interpretuam ndeshjen, bëmë gjërat që kishim punuar dhe përgatitur. Rastet i krijuam, ishim afër golit, më vjen mirë që skuadra e kërkoi deri në fund pavarësisht emrit të Partizanit dhe përbërjes. Jemi ën rrugë të mirë, do të mundohemi të vazhdojmë në këtë mënyrë loje dhe ritëm.

Najdenov dhe Altinparmakovski janë prurje të reja, isha pak skeptik para ndeshjes se nuk njohin mirë kampionatin, ishte ndeshja e parë. Në stërvitje kanë shfaqur cilësi të mira, edhe pse gjendja fizike nuk është e mirë.

Siç e patë sulmuesin e mbajta me zor në lojë, se edhe Sukaj nuk është në gjendje optimale. Ishin brenda pritshmërisë, jam i kënaqur gjithsesi.

Pas largimit të Ozunit, na u krijua boshllëk. Xhixha ishte zgjedhje emergjence, por ka cilësi dhe mund të përshtatet në tre pozicionet. Galiç na u dëmtua në Kupë dhe do mungojë për shumë kohë”.

Xhixha mund të përshtatet mirë me të tre pozicionet, por më mirë është majtas se futet nga brenda dhe godet portën. Ai i krijoi mundësitë e veta, vuri në vështirësi Ibrahimin. Aty ka më të mirën, duke pasur freskinë dhe energjinë e moshës. Mund të them fjalë të mira për Mersinin, ka bërë paraqitje të mira në të gjitha ndeshjet, janë të rinj, duhet t’i kursejmë pak fjalët e mira se kampionati është i gjatë.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, nuk ka ndeshje që mund ta fitosh kollaj, me të 9 skuadrat do të jetë ky problem,. Do të shqetësohesha nëse nuk do ët shënonim gola, Kjo është e para që nuk shënojmë, Sido që vijnë, ne kemi arritur të shënojmë, Sot krijuam dhe e meritonim të shënonim. Janë pjesë e lojës, manovrën po e ndërtojmë,. Pro për të mbërritur te goli duhen shumë punë, edhe sulmuesit siç e thashë nuk i kemi pasur në gjendjen optimale.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: