Advertisements
Telegrafikisht

Laçi mund Luftëtarin, Përmbysje në minutën e 95

laci-luftetari.jpg

Tre pikë të artë për Laçin. Kurbinasit mundën 2-1 Luftëtarin dhe ia arritën këtij qëllimi me një gol të shënuar në minutat shtesë nga Eglentin Gjoni. Bluzinjtë u shfaqën mirë në pjesën e parë dhe Shkurtaj e Ymeraj ishin një rrezik konstant.

Në fundin e pjesës së parë ishte Shkurtaj ai që pas një kundërsulmi i vetëm me Selmanin  nuk gaboi. 0-1 u mbyll pjesa e parë dhe me fillimin e pjesës së dytë Mërgjyshi bëri një lëvizje taktike, që i doli për mbarë.

Shtubina, i zhvendosur në mesfushë, ishte ai që shënoi golin e barazimit. Laçi nuk shkëlqeu, por shfrytëzoi rastet. Nga minuta e 87’ Luftëtari luajti me një lojtar më pak, pasi Xhekson u ndëshkua me karton të kuq. Në shtesë, pas një faulli të fituar nga Fangaj, krosi në zonë u shfrytëzua nga Gjoni, i cili me kokë i dha fitoren skuadrës së tij.

 

 

Minutë pas minute:

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Laçit.

90’+5’ GOOOL Laçi, shënon Gjoni. Pas një goditje dënimi nga e djathta, topi arrin te mbrojtësi i cili me kokë shënon golin e avantazhit për skuadrën e tij

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

87′ Luftëtari mbetet me 10 lojtarë. Xhekson ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar me taka lart ndaj Mersinajt.

84’ Xhekson depërton në krahun e majtë dhe pasi gjen një hapësirë në hyrje të zonës, gjuan drejt portës, por pa shqetësuar Selmanin i cili pret në pozicion.

83’ Xhixha mundohet të shënojë me një roveshatë por sfera përfundon të Uzuni i cili rrëshqet në zonë dhe kërkon 11-metërsh përsëri. Po ashtu si në rastin e parë, gjyqtari i bën shenjë që të ngrihet.

80’ Shtubina ka një tjetër mundësi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij pas një harkimi nga e majta por nuk arrin të kontrollojë si duhet sferën në zonë e më pas përfundon duke shkaktuar faull ndaj Ruçit, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

71’ GOOOL Laçi, shënon Shtubina. Mesfushori i shpëton pozicionit jashtë loje falë gabimit të Xhekson dhe shfaqet i vetëm para Ruçit duke e mposhtur me lehtësi. 1-1 

71’ Ymeraj shpërdoron mundësinë për të mbyllur ndeshjen. Mesfushori futet në zonë por vonohet në momentin e gjuajtjes dhe Gjoni bllokon goditjen e tij

65’ Pas një goditje nga këndi për Laçin, topi harkohet disa herë në zonën e vogël ku në një nga këto raste Gjoni gjuan me kokë drejt katërkëndorit. Grushtimi vendimtar i Ruçit shpëton portën e Luftëtarit nga goli i barazimit.

62’ Pasim në zonë i Xhixhës drejt Shtubinës, topi mbetet në këmbët e lojtarit të kurbinasve dhe pastaj largon mbrojtja.

57’ Aksion i Milosavljev në krahun e djathtë, sfera shkon në qendër drejt Shkurtajt, por Shtubina në momentin e fundit largon topin.

54′ Tjetër goditje dënimi për vendasit, por mbrojtja mike nuk lejon asnjë nga lojtarët e Lacit që të rrezikojnë portën e Ruçit në këto momente.

50’ Zgjohet Laçi, që provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës së Eller. Kroati dërgon sferën direkt e në duart e Ruçit.

47’ Uzuni ekzekuton me saktësi një goditje dënimi duke dërguar topin në zonë për Lushkjen, pak hapa larg portës. Gjuajtja me kokë e mesfushorit është për t’u harruar dhe sfera kalon mbi traversë.

46′ Fillon pjesa e dytë me ndryshim në radhët e vendasve. Mersinaj zë vendin e Hadroj në fushën e lojës.

45’+1′ Mbyllet me avantazhin minimal të Luftëtarit pjesa e parë. 

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44′ GOOOL Luftëtari, shënon Shkurtaj. Ndërsa Laçi protestonte për një penallti pas kontaktit mes Uzunit dhe Rapës në zonë, Shkurtaj niset në kundërsulm dhe gjen të papërgatitur mbrojtjen vendase, duke kaluar Selmanin me një goditje të thjeshtë. 0-1 

40’ Aksion i Shtubinës nga e djathta ku pasi kalon dy lojtarë arrin të harkojë në zonë. Por aty Jonuzi vonohet dhe humb mundësinë si për të gjuajtur në portë, ashtu edhe për të pasuar te Uzuni që po ndiqte aksionin, duke i lejuar prapavijës së gjirokastritëve të largojë rrezikun.

35’ Sefgjinaj kalon Liçajn dhe nis topin nga e majta drejt qendrës për dyshen Uzuni-Xhixha, Rapa spastron zonën duke larguar rrezikun.

30’ Laçi ka kontrollin e topit por nuk arrin të gjejë të çara që të gjuajë në portën e Ruçit, pasi miqtë janë të kujdesshëm në prapavijë, duke rrezikuar vetëm me kundërsulme.

24’ Selmani del me shpejtësi nga zona e tij dhe largon me kokë topin që po i drejtohej rrezikshëm Milosavljev pas një pasimi të gjatë nga prapavija e gjirokastritëve.

19’ Pas një aksioni të gjatë të vendasve, topi shkon te Jonuzi i cili gjuan nga jashtë zonës, por sfera përfundon në duart e Ruçit.

15’ Kundërzbritje e shpejtë e Luftëtarit me Ymerajn në krahun e djathtë, një tjetër harkim gjen Shkurtajn  por sulmuesi nuk dërgon dot topin në kuadrat.

13’ Kombinim interesant i dyshes Shtubina-Hadroj, topi te Lushkja, por gjuajtja e tij nuk gjen kuadratin.

11′ Harkim nga e majta në zonën e Laçit nga Çekaj, i cili gjen Shkurtajn, por gjuajtja e tij grushtohet nga Selmani

1′ Nis sfida në Laç.

Laçi-Luftëtari 1-1
71′ Shtubina /44′ Shkurtaj

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj (46′ Mersinaj), Uzuni, Xhixha.
Trajner: Artan Mërgjyshi

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Milosavljev, Ymeraj (85′ Rapo), Çekaj (68′ Radoviç), Shkurtaj.
Trajner: Millosh Kostiç

KV: Shtubina / Çekaj, Liçaj, Shkurtaj, Aleksi

KK: Xhekson

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Ani Koçiaj, Klajdi Kola
Delegat: Astrit Maçi
Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: