Advertisements
Telegrafikisht

Kukësi – Laçi përfundon në barazim, ndajnë nga një pikë

mbaroi.jpg

Kukësi dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e tyre të parë në Kategorinë Superiore. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, është mbyllur në barazim 1-1, ku të dyja skuadrat kanë pasur raste për të shënuar edhe golin e fitores.

Të parët në avantazh, kaluan verilindorët me anë të Uilliamit me kokë, por ka qenë Lushkja ai i cili po me kokë ka arritur të barazojë në 1-1. Javën tjetër, Kukësi do të udhëtojë drejt Vlorës, ndërsa Laçi do të presë Luftëtarin në shtëpi.

Minutë pas minute:

93′ Mbyllet sfida me rezultatin 1-1

91′ Laçi kryesn dhe zëvendësimin e tertë. Largohet Xhixha në lojë hyn Mersinaj.

88′ Goditje nga këndi për Kukësin. Zguro kroson në zonë, por Shameti me kokë e dërgon topin vetëm pak centimetra mbi traun e portës.

83′ Cungu kryen edhe zëvendësimin e tretë dhe të fundit. Largohet mesfushori Besar Musolli dhe vendin e tij e zë Shpehar.

82′ Karton i verdhë për Shtubinën që ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Uilliamit.

81′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Çyrbja dhe vendin e tij e zë Arlind Kalaja.

78′ GOOOL Laçi, shënon Lushkja.  Krosimi në zonë nga Sefgjini dhe Lushkja devijon me kokë duke barazuar.

74′ Zëvendësimi i dytë në radhët e kurbinasve. Largohet Eller dhe vendin e tij e zë Smaçi, ndërkohë që Cungu kryen zëvendësimin e parë. Në lojë hyn Vesel Limaj dhe del Harba.

69′ Rexhinaldo merr mirë nj kundërsulm, por në hyrje të zonës ndërhyn mjaft bukur mbrojtësi Eglentin Gjoni, duke evituar një gol të sigurt.

66′ Ndërhyrje e gabuar nga Shkodra në mesfushë dhe jorgji e ndëshkon me karton të verdhë.

59′ Zëvendësim te Laçi, largohet Andi Hadroj dhe vendin e tij e zë Bushi

52′ Harba humbet një rast të artë për të shënuar golin e dytë, ku i vetëm përballë Selmanit, e ka goditur topin në mënyrë të gabuar.

50′ Krosim i lartë në zonë për Rexhinaldon, por sulmuesi ka goditur në mënyrë të gabuar.

46′ Nis pjesa e dytë, asnjëri prej trajnerëve nuk ka kryer zëvendësime.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”

42′ GOOOL Kukësi! Krosimi i lartë në zonë nga Arbër Çyrbja dhe aty gjendet braziliani Melo i cili arrin të shënojë me kokë, duke e çuar rezultatin në 1-0.

36′ Karton i verdhë për Zguron, duke qenë se ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Hadrojt.

33′ Goditja e parë nga këndi për Kukësin, por krosimi largohet nga Gentian Selmani i cili është i sigurt në daljen e tij.

27′ E pabesueshme çfarë humbet Hadroj në zonën e Kukësit. Maloku jep një top të gabuar te Xhixha, ku ky i fundit ka nxjerrë të vetëm Hadrojn por goditja e tij ka përfunduar mbi traun e portës.

23′ Shpërdoron një mundësi të mirë Laçi pas një rrëmuje në zonë, ku asnjëri nuk mundi të godiste topin drejt portës.

19′ Goditje dënimi këtë radhë për Laçin, që shkaktohet nga Maliqi, por që kurbinasit nisin shpejtë dhe nuk sjellin rrezik në portën e Kukësit.

15′ Tjetër goditje dënimi për Kukësi. Segjini ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Çyrbjes dhe Jorgji i tregon kartonin e verdhë.

14′ Goditje dënimi në favor të Kukësit shumë pranë hyrjes së zonës. Donjet shkodra merr përsipër goditjen, por gabon.

11′ Mundësi e mirë për Laçin me anë të Uzunit por goditja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën

8′ Goditje dënimi në favor të Laçit. Zguro ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Hadroj. Krosimi në zonën e Kukësi, është i gabuar dhe topi largohet nga mbrojtja verilindore.

5’Minuta të qeta në “Elbasan Arena”. Loja është më shumë e përqendruar në mesfushë.

1’Nis sfida në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Laçit.

Kukësi-Laçi 1-1
Shënues: 
42’Kordeiro/ 78’Lushkja

Formacionet:

Kukësi: Maloku, Zguro, Cuculi, Shameti, Maliqi, Shkodra, Musolli, Uilliam, Çyrbja, Harba, Rexhinaldo.
Trajner. Armando Cungu

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj (59’Bushi), Uzuni, Xhixha.
Trajner. Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë. Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Laver Alla

 

/Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: