Junior Sornoza mund të ketë shënuar golin e karrierës të premten kundër Defensor Sporting, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Copa Sudamericana.
Në kohë shtesë, ai shënoi drejtpërsëdrejti në cepin e portës pas një goditje nga këndi duke lënë të shtangur portierin Guillermo Reyes, i cili nuk mundi që ta arriti topin me gjithë përpjekjet e tij të shumta.
Fluminense më në fund fitoi 2-0 falë këtij goli që po bën xhiron në mediat ndërkombëtare.