Advertisements
Telegrafikisht

GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU DHE ARBËRIA E EPOKËS SË TIJ – Nga EUGJEN MERLIKA

Eugjen-Merlika-2008V

Viti 2018, si vit jubilar i historisё sonё, ose mё saktё, i pjesёs mё tё ndritur tё saj, qё 550 vite mё parё, mё 17 janar 1468, me kalimin n’amshim tё Gjergj Kastriotit, do tё mbyllte njё epokё, na kthen vёmёndjen n’atё periudhё historike qё pёr shqiptarёt, nё sajё tё fuqisё marramendёse tё ngjarjeve dhe rёndёsisё kontinentale tё pёrfundimit tё tyre, mbeti nё kujtesёn e kombit si “shekulli i madh”, “koha e Arbёrit”, dhe u bё burimi mё i kthjelltё i frymёzimit pёr shekujt pasardhёs.

Shekujt, nё rrjedhёn e tyre tё natёs sё tejzgjatur tё pushtimit osman, i ruajtёn nё kujtesё ngjarjet e asaj epoke, duke i pasuruar me elementё tё legjendёs e duke i mbuluar me njё vello tё ndritёshme pёrfytyrese, nё tё cilёn mbizotёronin ngjyrat e ndezura tё periudhёs “zulmёmadhe”. Ishte kjo mёnyrё paraqitjeje njё domosdoshmёri pёr Shqipёrinё e dy shekujve tё fundit, pёr tё patur njё pikё mbёshtetjeje e frymёzimi, qё do tё shёrbente si material lidhёs i veçorive tё ndryshme tё botёs shqipfolёse, nё kuadrin e kёrkesave madhore qё shtronte koha nё drejtim tё vetёdijesimit kombёtar e tё shtetformimit.

Por sot, mbas 550 vitesh tё ndёrrimit jetё tё kryeluftёtarit, mbas 140 vitesh tё fillimit tё ngjarjeve tё Lidhjes sё Prizrenit, pёrballimit tё parё tё madh tё ndёrgjegjёsimit kombёtar tё shqiptarёve me Evropёn mosmirёnjohёse kundrejt flijimit tё tyre pёr tё mbrojtur krishterimin evropian katёr shekuj mё parё, mbas mё shumё se njёqindvjetori tё krijimit tё shtetit tё cunguar e tё pavarur, mendoj se bёhet i domosdoshёm njё rishikim objektiv i historisё sё vёrtetё t’asaj periudhe. Kёtё kёrkesё e ka vёnё nё dukje At Athanas Gegaj, nё studimin e tij, si tezё diplome nё vitin 1936, kur shprehet :

Pёr t’u ruajtur nga ekzagjerimet e kёtyre kronikanёvet dhe pёr tё gjykuar mё drejt mbi pohimet, shpesh kontradiktore tё historianёve tё kohёs, kemi bёrё kёrkime nё burimet arkivore, pjesa mё e madhe e tё cilave janё tё botuara.

            Besojmё qё kjo analizё ka lejuar tё nxjerrim mjaft gabime detajesh dhe shumё gjykime tё gabuara ose tё pasakta.”[1]

Mendoj se detyrё e historianёve ёshtё tё ndajnё tё vёrtetёn historike nga elementёt e folklorit apo legjendёs, nё mёnyrё qё shqiptarёt, pёr pjesёn mё tё rёndёsishme tё sё shkuarёs sё tyre, tё kenё njё tabllo tё qartё, tё vёrtetё, tё pёrcaktuar saktё nё pёrbёrёsit e tij kryesorё.

Mё duket se njё nga elementёt mё tё rёndёsishёm tё historisё sё Gjergj Kastriotit, ёshtё pёrcaktimi i saktё i moshёs nё tё cilёn ai braktisi familjen dhe shkoi nё oborrin e sulltanёve otomanё, pёr tё cilёn historiografia na jep disa variante. Gjithё kёta variante, nё lidhje me njё ngjarje tё shёnuar tё jetёs sё Skёnderbeut, janё dёshmi e njё amullie shqetёsuese nё studimin e historisё sё tij e nxjerrin para studjuesve tё sotёm njё detyrim, pёrsa i pёrket pёrcaktimit tё sё vёrtetёs s’atij episodi shumё tё rёndёsishёm tё jetёs sё personazhit. Arsyetimi logjik i pasojave t’atij episodi ёshtё i lidhur me tё gjithё ecurinё e historisё sё tij, mbasi nёse ka shkuar fёmijё shpjegon pregatitjen e tij tё gjithanshme si njё ndёr personalitetet mё tё spikatur tё kohёs sё tij, por nёse ka shkuar i madh ёshtё i kuptueshёm motivi i brёndshёm i tij nё sendёrtimin e epopesё mё tё lavdishme tё popullit tё tij.

Historiografia zyrtare e akademike e 70 viteve tё fundit e ka trajtuar epopenё e luftёrave tё Skёnderbeut si njё çast kulminant tё shpalosjes sё vlerave tё entitetit kombёtar arbёror. Po tё lexojmё historianёt e vjetёr, por edhe tё shekullit tё shkuar, nё njё pjesё tё mirё tё tyre, nxirret nё pah faktori fetar si mё kryesori nё veprimtarinё e Skёnderbeut si prijёs populli, si udhёheqёs ushtarak e si burrё shteti. Mund tё jetё bindёs apo jo, i ligjёruar apo jo, pozitiv apo jo, varet nga kёndvёshtrimi dhe mendёsia nё tё cilёn analizohet dukuria. Por nuk mund tё anashkalohet dhe, aq mё pak tё mohohet, duke u zёvendёsuar nga ai kombёtar. Mund tё diskutohet gjatё mbi tё gjithё vёshtrimet apo dritёhijet e asaj epoke madhёshtore tё historisё sonё, por nuk mund tё mohohet thelbi i saj. Njё sintezё e shkurtёr e gjithё asaj epopeje gjёndet nё njё fragment tё veprёs sё Mustafa Krujёs, “Historia e Skёnderbeut”, marrё nga libri “Shkrime historike”, faqe 358 :

“Por fuqít e Sulltanit rridhshin pajadamё prej burimesh tё pashterrueshme tё nji perёndorije qi pёrfshinte anembanё Dardanelavet gjithё Anadollin e krejt gjysishullin ballkanik gjatё Danubit e Savёs mbё nji anё, dhe Egjeut, Jonit e Adrijatikut nё tjetrёn, pёrveç nji ishulli tё vogёl Shqiptarёsh nёn nji prinjёs qi kishte damё me u bâmё flí e krishtjanizmёs me gjithё popullin e vet”

Ai popull stoik e zemёrmadh, edhe n’ata kushte ankthi e pasigurie, e ndoqi prijёsin me njё durim e forcё vullneti pёr t’u admiruar, i blatoi atij gjithshka e nuk shfaqi kurrё shenja pakёnaqёsie e kundёrshtie, edhe se fuqitё vinin duke u pakёsuar, edhe se lotёt ishin shterrur nё sytё e grave arbёreshe, atyre heroinave tё heshtura, mbi tё cilat rёndonin tё gjitha pasojat e lavdisё sё shekullit tё madh. Kujtesa historike do tё ishte shumё e mangёt, nёse nuk do t’u jepte atyre piedistalin e merituar nё altarin e vlerave tё kombit, ashtu sikurse dhe stёrmbesave tё tyre nё gjysёm shekullin e terrorit komunist.

Nё gjyqin e ftohtё tё historisё arbёrit dhe prijsi i tyre shkuan ballёlartё, sepse kishin kryer detyrёn e tyre kundrejt qytetёrimit tё cilit i pёrkisnin. Ai qytetёrim mbeti i detyruar kundrejt atij populli, pёr shekuj tё tёrё harrese e shkujdesjeje kundrejt fatit tё tij. Madje edhe kur, mbas gati pesё shekujsh lёngimi, ai popull deshi tё dilte nga errёsira e tё kishte shtetin e tij, pёrfaqёsuesit e atij qytetёrimi e njohёn atё tё cunguar, duke u bёrё pёrgjegjёs pёr njё tjetёr akt tё tragjedisё shqiptare.

Ndonjё prirje historiografike pёr t’a paraqitur atё epokё si ajo e shtetit tё bashkuar apo, pёr mё tepёr, e njё vetёdijesimi kombёtar, nuk i pёrgjigjet sё vёrtetёs. Arbёria, edhe me Skёnderbeun, mbeti njё trevё e pёrçarё nё zotёrinj tё mёdhenj e tё vegjёl, pa marrё as shembёlltyrёn dhe as ndёrgjegjen e kombit, qё ishte atёherё njё koncept i panjohur jo vetёm pёr tё, por pёr pjesёn mё tё madhe t’Evropёs. Nuk kishte kohё mё tё pёrshtatёshme pёr tё nxitur bashkimin e arbёrve nё njё shtet tё vetёm por, fatkeqёsisht nё shumicёn dёrmuese, princat arbёr, pasardhёs tё ish mbretёrve ilirё, nuk patёn as largpamёsinё pёr tё kuptuar situatat dhe as vullnetin pёr tё bashkur forcat.

Skёnderbeu u ballafaqua nё vite me tekat e pafund tё aleatёve, me ftohjen, me marrёveshjet me Venedikun apo turqit kundёr tij, me tradhёtitё madje edhe brёnda familjes, me kushtёzime tё shpeshta, me shpёrfillje kundrejt luftёs sё tij. Pati nё krahun e tij oficerёt e shtabit tё tij, me nё krye Vrana Kontin e Tanush Topinё, mbrojtёsit legjendarё tё rrethimeve tё Krujёs, por njohu dhe tradhёtitё e Moisiut, tё Hamza Kastriotit, tё Gjergj e Gojko Stres Balshёs, nё çastet mё tё vёshtira tё luftёs, mbas humbjesh tepёr tё rёnda si Berati apo Sfetigradi. Pati dashurinё e mbёshtetjen, deri nё flijim, tё popullit arbёr, por kёto nuk qenё tё mjaftueshme pёr tё vёnё themelin e asaj Arbёrie tё bashkuar e tё lirё.

Pёr ne, shqiptarёt, ai mbeti fari drejtues qё na priu idealisht nё kёtё gjysmё mijёvjeçari, tё ngarkuar me re tё dёndura e tё zeza pushtimesh tё huaja e lufte tё gjatё me vetveten. U munduam tё njёjtёsohemi me emrin e tij, edhe se shpesh nuk i sendёrtuam mёsimet e porositё e tij. Megjithatё ai mbeti njё simbol, ai i qёnies sonё, i ёndrrave tona, i aspiratave tona shekullore. Ai na la njё pasuri tё pamatёshme, pёrkatёsinё, jo vetёm gjeografike, nё kontinentin evropian, ndihmesёn tonё, si popull, nё historinё e mbrojtjes sё vlerave qytetёruese t’atij kontinenti, krenarinё e tё flijuarit pёr ato vlera. Na takon ne sot, me qёndrimin tonё, me dёshirёn pёr t’u pёrmirёsuar e pёr tё ecur pёrpara nё rrugёn e qytetёrimit si njё trup i vetёm, tё tregohemi trashёgimtarё tё denjё tё emrit dhe veprёs sё tij madhore.    

Kjo ёshtё fjala e mbajtur nga Eugjen Merlika nё sesionin e XV shkencor “Gjergj Kastrioti – Skёnderbeu – heroi kombёtar i shqiptarёve”, tё zhvilluar nga Shoqata “TROJET E ARBЁRIT” nё Lezhё mё 28 korrik 2018.                                                                                                                                                             

                                    

[1]Gegaj, At Athanas, OFM : “Arbёria dhe Gjergj Kastrioti Skёnderbe 1405 – 1468” “Eurorilindja”, Tiranё 1995 faqe1

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: