Advertisements
Telegrafikisht

Laçi i thotë lamtumirë Europës, humb dhe në shtëpi

bb2f7fa1-35d9-4667-9a08-de38f4e66372

Laçi nuk ka arritur që të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë 3-0 ndaj Moldes, madje duke pësuar një disfatë 0-2 edhe në shtëpi kundër norvegjezëve.

Takimi është dominuar nga miqtë, të cilët nuk kanë lejuar kurbinasit në asnjë moment që të diskutojnë kualifikimin e tyre. Golat e shënuar në fundin e pjesës së parë nga Aursens me anë të një penalltie dhe më pas Strand, kanë qenë vendimtarë në këtë takim, me Molden që kalon në turin e tretë të Ligës së Europës, me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Në pjesën e dytë, Molde është munduar më shumë të administrojë rezultatin dhe të rrezikojë me anë të kundërsulmeve, por deri në fund, gjithçka ka mbetur e pandryshuar nga pjesa e parë.

92′ Mbyllet takimi, Molde kalon në turin e tretë.

 

88′ Uzuni godet nga jashtë zone dhe në momentin e parë pret portieri por topi i shpëton nga duart, duke përfunduar në goditje nga këndi.

82′ Laçi kryen dhe zëvendësimin e fundit. Largohet Kendes dhe në fushën e lojës futet Ujka.

77′ I sapofutur në lojë, Bushi humbet një rast të artë për të shënuar golin e parë për Laçin.

76′ Zëvendësimi i dytë te kurbinasit. Bushi në fushën e lojës, ndërkohë Fangaj është ai që largohet.

74′ Zëvendësimi i parë te Laçi. Largohet nga fusha e lojës Marko Radas dhe vendin e tij e zë Shtubina.

73′ Rast i mirë për Laçin me anë të Uzunit i cili godet bukur nga jashtë zone, por portieri i Moldes është në pozicion për të pritur.

65′ Laçi e zhvendos lojën në krah, duke provuar që t’i afrohet më shumë portës kundërshtare me anë të krosimeve.

61′ Molde kryen dhe dy zëvendësime të tjera. Largohet Kima dhe vendin e tij e zë Xhejms, ndërkohë që Çibiçki futet në vendin e Eikrem.

55′ Kima i vetëm përballë Selmanit, por vjen Hoxhallari me shpejtësi dhe ndërhyn saktë duke larguar rrezikun nga zona e tij.

53′ Molde tenton të shënojë dhe golin e tretë me anë të Kimas, por goditja e tij përfundon jashtë.

47′ Zëvendësimi i parë te Molde. Largohet Sarr dhe vendin e tij e zë Seuankambo

46′ Nis pjesa e dytë, Laçi-Molde 0-2

45+1′ GOOOL! Ka shënuar dhe golin e dytë Molde. Strand ka përfituar nga një pasiguri në zonën e Laçit, duke shënuar pa shumë vështirësi.

41′ GOOOL! Shënon Molde me anë të një penalltie. Është Aursens ai i cili shndërron në gol goditjen nga pika e bardhë.

37′ Laçi vazhdon të qëndrojë para duke kërkuar të gjejë golin e parë, por mbrojtja mike është vendosur mirë dhe e vetmja mënyrë për të provuar portën, janë goditjet nga distanca.

32′ Eler i jep një top të mirë Kendesit n hyrje të zonës, por ky i fundit duke u munduar të pasojë te Uzuni ka gabuar duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

29′ Goditje dënimi për Molden në hyrje të zonës, por miqtë nuk arrijnë të shfrytëzojnë këtë moment.

20′ Mundësi e mirë për Molden, por Haugen gabon në hyrje të zonës, duke e dërguar topin mbi traun e portës.

19′ Goditje nga këndi në favor të Moldes. Kroson Eikrem në zonë por topi largohet.

17′ Laçi tenton të afrohet te porta kundërshtare me anë të Jonuzit dhe Uzunit, por mbrojtja e Moldes është e pakalueshme.

14′ Goditje dënimi në favor të kurbinasve në mesfushë. Topi vihet në lojë nga Shtubina i cili nis një top para por pa rrezikuar.

13′ Kima tenton portën e mbrojtur nga Selmani në brendësi të zonës, por goditja e tij nuk ka rrezik.

11′ Vjen krosimi në zonë por Radas largon topin duke evituar rrezikun

10′ Tjetër goditje nga këndi por këtë herë është në favor të norvegjezëve.

6′ Kroson lart në zonë Lushkja por largohet rreziku nga zona e Moldes.

5′ Uzuni lëviz mirë në zonën kundërshtare dhe fiton goditje nga këndi.

1′ Ka nisur takimi në Laç

Laçi-Molde 0-2
Shënues: 41′ (p)Aursens, 45+1’Strand

Formacionet:

Laçi: Selmani, Radas, Hoxhallari, Sefgjini, Fangaj, Jonuzi, Uzuni, Gjoni, Kendes, Lushkja, Eler.
Trajner: B.Prenga.

Molde: Linde, Gabrielsen, Forren, Gregersen, Eikrem, Sarr, Mostrom, Strand, Aursnes, Kima, Haugen. Trajner: O. Solskjaer

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: