Advertisements
Telegrafikisht

Laçi ka pësuar një humbje zhgënjyese, thuajse e pamundur përmbysja në ndeshjen e kthimit

bb2f7fa1-35d9-4667-9a08-de38f4e66372.jpg

Laçi ka pësuar një humbje zhgënjyese 3-0 në fushën e Molde në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës, duke bërë thuajse të pamundur kalimin e turit përballë norvegjezëve.

Gjithçka ka qenë pasojë e një pjese të parë të tmerrshme nga skuadra kurbinase, e ndëshkuar me dy gola dhe asnjëherë në gjendje të rivalizonte me kundërshtarët të cilët goditën edhe dy herë të tjera shtyllën.

Në pjesën e dytë, ekipi shqiptar u përpoq të reagonte për të kërkuar golin që do të rihapte kualifikimin. Por në momentin më të mirë të skuadrës së drejtuar nga Prenga, vendasit gjetën golin e tretë duke e bërë thuajse të pamundur misionin e kurbinasve në ndeshjen e javës së ardhshme.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Molde.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

89′ Shkëndijat e fundit nga Laçi, që kërkon të dalë me një gol nga kjo ndeshje, por nuk gjen hapësira për të goditur portën.

83′ Hestad pason topin për Eikrem i cili gjuan në portë, por sfera devijohet nga një mbrojtës në goditje nga këndi.

82′ Tjetër mundësi shënimi e Xhejms i cili gjuan me kokë por këtë radhë nuk gjen kuadratin.

79′ Xhejms i futur në pjesën e dytë shënon edhe golin e tretë për vendasit, pak çaste pasi Gjoni kishte shpëtuar në vijën e portës një tentativë të tij. 3-0.

74′ Gjuajtje nga e majta e Lushkjes drejt portës vendase, Laçi shfaqet gjithnjë e më rrezikshëm.

72′ Tjetër rast i mirë për Laçin, këtë herë është Jonuzi që tenton nga distanca duke kaluar sferën jo shumë lart mbi traversën e portës norvegjeze .

67′ Pas një goditje nga këndi, topi arrin te Xhejms, i cili nuk i jep drejtimin e duhur me gjuajtjen me kokë.

65′ Laçi i afrohet golit. Pas një goditje dënimi, Hoxhallari dërgon topin në zonën e skuadrës norvegjeze por aty Fangaj nuk arrin ta shtyjë në rrjetë.

63′ Tjetër fluturim i Selmanit për të shpëtuar katërkëndorin e tij, këtë radhë nga një gjuajtje e Cibicki nga jashtë zonës të cilën portieri e devijon në goditje këndi.

62′ Laçi ka marrë kontrollin e manovrës në këto minuta të para të pjesës së dytë të ndeshjes, në kërkim të një goli që do të rihapte kualifikimin.

58′ Një tjetër mundësi e mirë shënimi për Molde. Haland merr topin në zonë dhe kalon dy mbrojtës por nuk arrin të gjuajë.

52′ Panik në zonën e Laçit, tre tentativa radhazi të lojtarëve vendas fatmirësisht nuk gjejnë katërkëndorin e Selmanit.

50′ Sarr ul topin për Haland, por talenti norvegjez nuk arrin të gjuajë siç duhet sferën brenda zonës së Laçit.

48′ Prenga bën ndërrimin e parë në radhët e skuadrës. Largohet Shtubina dhe në vend të tij aktivizohet Fangaj.

46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të skuadrës vendase.

45′ Jepet një minutë shtesë.

41′ Hested kalon Hoxhallarin, por nuk arrin të mbajë topin brenda vijave kufizuese për të rrezikuar portën e Selmanit.

39′ Tjetër pritje e Selmanit, që kontrollon goditjen e Hestad.

37′ Hestad kalon topin te Remer, i cili gjuan në duart e Selmanit.

34′ Uzuni ka një mundësi të mirë për të rrezikuar portën kundërshtare por humb duelin me Gabrielsen.

33′ Hoxhallari provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, topi përfundon shumë lart mbi traversë.

32′ Husain dhe Haland kombinojnë në sulm, por ky i fundit humb topin në zonën e Laçit duke shkaktuar rivënie fundore.

27′ Më në fund del para edhe Laçi me Shtubinën, i cili shpërthen në krahun e djathtë, por nuk arrin të kontrollojë si duhet topin.

24′ Vjen edhe goli i dytë për vendasit. Molde fiton një goditje dënimi në gjysmëfushë të cilën Aursnes e nis shkurtazi te Haugen. Topi i tij i gjatë drejt shtyllës së dytë, ku Hestad e gjuan me forcë duke mposhtur Selmanin.

20” Haland nuk arrin ët devijojë drejt portës një krosim në qendër mjaft interesant nga krahu i majtë, ku norvegjezët gjejnë shumë hapësira.

13′ Shpëton mirë Laçi nga goli i dytë, Përsëri goditje këndi dhe përsëri panik në zonë, pasi Cibicki godet shtyllën.

10′ Tjetër rrezik për norvegjezët pas një goditje nga këndi, që fitohet në krahun e majtë, ku norvegjezët gjejnë më shumë hapësira. Mbrojktja kurbinase largon me vështirësi topin.

8′ Shënon Molde me Haland nga pika e bardhë, edhe pse u deshën dy tentativa. Gjyqtari anuloi të parën e futbollistit norvegjez duke i kërkuar të gjuante përsëri, ai u tregua i saktë edhe me të dytën. 1-0

5′ tjetër goditje nga këndi për skuadrën norvegjeze dhe penallti për vendasit. Sefgjinaj rrëzon Sarr dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

4′ Goditje nga këndi për Molden që ekzekutohet nga Ausrsnes, topi shkon te Sarr i cili gjuan por godet traversën e portës kurbinase.

1′ Fillon ndeshja.

LIVE MOLDE-LAÇI 3-0
6′ Haland (p). 24′ Hestad, 79′ Xhejms

Molde: Linde, Gabrielsen, Forren, Sarr, Husain (67′ Xhejms), Aursnes, E. Hestad, Remer, Cibicki, Haugen, Haland (74′ Strand).
Trajner: Ole Gunar Solskjaer

Laçi: Selmani, Shtubina, Radas, Gjoni, Hoxhallari, Sefgjinaj, Jonuzi, Eller, Lushkja (90’+1′ Ujka), Uzuni, Kendes
Trajner: Besnik Prenga

KV: Sefgjinaj, Radas

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: