Greqia shpall gjendjen e jashtëzkonshme. Si pasojë e zjarrit të rënë në pyjet pranë kryeqytetit të Athinës, kanë humbur jetën 76 persona deri tani e 300 të plagosur.

Me dhjetëra shtëpi janë djegur, ndërsa shumë shumë të tjera rrezikojnë të përfshihen nga flakët në një kohë kur zjarri nuk është vënë ende nën kontroll.

Qeveria greke ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të përballuar situatën. Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur Qiproja, e cila ka çuar 60 forca zjarrfikëse dhe Spanja, e cila ka ofruar avionë.

Zjarret që kanë përfshirë pyjet ndodhen 55 kilometra në perëndim të Athinës, po djegin jashtë kontrollit në të dyja anët e kryeqytetit grek, duke shkatërruar shtëpitë dhe duke nxitur banorët të largohen nga banesat e tyre.

Greqia është goditur nga një valë të nxehti që prej së dielës ndërkohë që shërbimet meteorologjike kanë parashikuar temperatura deri në 37 gradë Celsius për Athinën dhe 41 gradë Celsius në pjesën qendrore të vendit.