Advertisements
Telegrafikisht

Laçi shkruan historinë ndaj Anorthosis, mrekullia e Uzunit në frymën e fundit

laci-2.png

Skuadra e Laçit ka arritur një kualifikim historik në Ligën e Europës, duke regjistruar në ndeshjen e saj të 12 në këtë turne, fitoren e saj të parë. Kurbinasit, edhe pse kishin kaluar turin disa vite më parë, nuk kishin arritur të kalonin asnjëherë të fitonin në Europë dhe e para ka ardhur pikërisht me një ndeshje që do të kujtohet gjatë, ndaj një emri të madh si Anorthosis.

MINUTË PAS MINUTE

90’+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren historike të Laçit ndaj Anorthosis

90’+1′ Anulohet një gol për qipriotët, pasi gjatë aksionit ishte bërë faull ndaj Hoxhallarit.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89′ GOOOL Laçi, shënon Uzuni. Pas një harkimi nga e majta, sulmuesi me kokë devijon drejt portës dhe shënon golin e avantazhit që afron kurbinasit me kualifikimin.

83′ Prenga kërkon më shumë lojë ofensive në këto minuta të fundit dhe hedh ën fushë Bushin e Xhixhën. Por kurbinasit e kanë të vështirë të gjejnë hapësira pasi miqtë tani janë shumë më të kujdesshëm në mbrojtje.

78′ Aksion i gjatë i Laçit në krahun e majtë, por harkimi i Sefgjinajt nuk gjen askënd në qendër të zonës kundërshtare të shtyjë sferën në rrjetë.

76′ Shtubina del nga mbrojtja deri në pozicion ballor para zonës kundërshtare dhe gjuan, por sfera devijohet nga mbrojtja qipriote.

71′ Goditje dënimi thuajse perfekte e Hoxhallarit, vetëm portieri i mohon gëzimin e golit duke kaluar sferën mbi traversë.

69′ Hoxhallari shpëton portën e tij nga një gol i sigurt pas goditjes nga këndi të radhës së qipriotëve. Topi po i drejtohej rrjetës pas një dalje jo edhe aq të sigurt të Selmanit por mbrojtësi ndali sferën para se të kalonte vijën fatale.

67′ Katsharava nuk arrin të përfitojë nga një goditje nga këndi për Anorthosis, duke mos devijuar topin para Selmanit.

64′ Prenga ndryshon diçka në radhët e skuadrës së tij, duke aktivizuar Fangajn në vend të Hadrojt për të kaluar Shtubinën në ndihmë të sulmit në minutat e fundit të ndeshjes.

58′ Uzuni provon me një goditje nga distanca në krahun e majtë të shqetësojë portierin kundërshtar por nuk ka forcën e duhur për ta vënë në vështirësi.

49′ Pranjiç befason me një gjuajtje të fortë nga e majta, fatmirësisht sfera kalon mbi traversën e portës së Selmanit.

46′ Fillon pa ndryshime në radhët e skuadrave pjesa e dytë e takimit.

45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

41′ Cise merr topin në krahun e majtë dhe pasi shmang Shtubinën lëshon një gjuajtje të fortë drejt portës të cilën Selmani e devijon në mënyrë spektakolare.

36′ Goditje këndi nga e djathta për Laçin. Topi mbetet për pak çaste në zonën e vogël por asnjë nga kurbinasit nuk arrin të gjuajë drejt portës.

33′ Pas një harkimi nga e majta, Igiebor provon të vërë në vështirësi Selmanin me një kthesë drejt portës, por gardiani i Laçit bllokon në pozicion.

31′ Goditje dënimi për Anorthosis pranë zonës, sfera devijohet nga muri dhe sjell një goditje këndi për qipriotët. Në ekzekutimin e saj, mbrojtja e Laçit largon sferën nga zona.

23′ Asnjë rast për t’u shënuar deri tani nga të dy skuadrat, me Laçin shumë të kujdesshëm që nuk lejon ekipin kundërshtar të gjuajë në portë.

16′ Uzuni është një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtar e cila ndalon disa herë radhazi me faull sulmuesin e talentuar të kurbinasve në shpërthimet e tij nga krahët, duke u munduar që ta mbajë larg zonës.

13′ Goditje nga këndi për Anorthosis, nga ekzekutimi i saj topi përfundon direkt e në duart e Selmanit i cili kontrollon i sigurt.

5′ Minutat e parë kanë qenë studimi për të dy skuadrat të cilat janë munduar që të gjejnë hapësira në lojën nga krahët por pa sukses. Iniciativën e ka Anorthosis, ndërsa kurbinasit tentojnë t’i gjejnë të papërgatitur me kundërsulme.

1′ Top i gjatë i Hoxhallarit drejt zonës kundërshtare, portieri del dhe largon topin me këmbë.

1′ Laçi fillon ndeshjen me shkelmimin nga qendra.

Laçi-Anorthosis 1-0
89′ Uzuni

Laçi: Selmani, Sefgjini, Hoxhallari, Gjoni, Shtubina (81′ Bushi), Lushkja, Eller, Jonuzi (81′ Xhixha), Uzuni, Hadroj (64′ Fangaj), Kendes

Trajner: Besnik Prenga

Anorthosis: Falguerias, Kofi, Soteriou, Shildenfeld, Pranjiç, Rajo, Igiebor, Viktor, Mikeltadze (50′ Katsharava), Durish, Sise
Trajner: Roni Levi

KV: Eller. Selmani / Viktor

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: