Advertisements
Telegrafikisht

MË 16 KORRIK 1969, NJERIU NISET NË RRUGËTIMIN E PANDALSHËM NË UDHËN E GJITHËSISË

140709-apollo-11-liftoff-composite1-720x415

Sot 49 vite më parë, pas një betejë ngadhënjyese prej 25 miliard dollarë, të shkencës dhe sfidës më të kurajshme të njeriut, më 16 korrik 1969, shkëputët nga platforma Kennedy Space Center anijen kozmike Saturn V, e cila mban në bordin e saj, astronautët, Neil Armstrong, Edwin Aldrin dhe Michael Collins, të përzgjedhurit e misionit  “Apollo 11”. Destinacioni ishte Hëna, e cila priti në sipërfaqen e saj më 21 korrik 1969 në ora 02:56 UTC, vizitorët e parë të saj. Njerëzimi shënon kështu hapin e parë të mundësisë për të sunduar universin. Ai nuk ishte tashmë një qenie inferiore në këtë pafundësi të errët të njohjes. Guxoi si një fëmijë të hedh hapin e parë në një botë panjohur, për t’u shpërblyer me rrugëtimin e pandalshëm në udhën e gjithësisë. AV

Përvjetori i zbarkimit të njeriut në Hënë

Si sot e pikërisht më 16 korrik 1969, nga SHBA-të fillonte udhëtimi i parë i suksesshëm i njeriut drejt Hënës me anijen kozmike Saturn V nga Kennedy Space Center. Më 21 korrik 1969 në ora 02:56 UTC në sipërfaqen hënore do të vinin këmbën tre astronautët e parë të misionit “Apollo 11”.

  1. SH. – Vatikan

Si sot e pikërisht më 16 korrik 1969, nga SHBA-të fillonte udhëtimi i parë i suksesshëm i njeriut drejt Hënës me anijen kozmike Saturn V nga Kennedy Space Center. Pas pesë ditësh, më 21 korrik 1969 në ora 02:56 UTC në sipërfaqen hënore do të vinin këmbën tre astronautët e parë të misionit “Apollo 11”, Neil Armstrong, Edwin Aldrin dhe Michael Collins. Qe një nga fitoret më të mëdha të njerëzimit, pasojat e së cilës i ndihen edhe sot.

“Këtu njerëzit e planetit Tokë, për herë të parë vunë këmbë në korrik të Vitit të Zotit 1969. Kemi ardhur në paqe për krejt njerëzimin”. Poshtë këtij mesazhi, firmat e tre astronautëve, që e lanë targën mbi sipërfaqen hënore. E bashkë me të, edhe një disk (pararendësi i Kompakt Diskut të sotëm) me mesazhet e 73 personaliteteve nga e gjithë bota, ku Papa i atëhershëm Pali VI firmoste pjesë të marra nga Psalmi n. 8 i Biblës.

Ati i Shenjtë Papa Pali VI e ndoqi me interesim të jashtëzakonshëm zbarkimin e njeriut mbi Hënë, foli në audiencat e përgjithshme të atyre ditëve të vitit 1969 dhe u dërgoi një mesazh, menjëherë pas zbarkimit, Presidentit të atëhershëm amerikan, Riçard Nikson dhe tre austronautëve. Kronikat e kohës tregojnë se Papa Pali VI ndodhej në Spekolën e Vatikanit në Kastelgandolfo dhe para se ta ndiqte zbarkimin minut për minut, qëndroi në këmbë duke e vështruar Hënën për një kohë të gjatë, gati në lutje.

“Këtu, ju flet ju astronautëve, nga Spekola e tij në Kastelgandolfo, pranë Romës, Papa Pali VI – thuhet në mesazhin e Atit të Shenjtë Montini. Nderime, përshëndetje e bekime për ju, fitimtarë mbi Hënë, dritë e zbehtë e netëve dhe e ëndrrave tona! Çoni atje, me praninë tuaj, zërin e shpirtit, himnin kushtuar Zotit, Krijuesit dhe Atit tonë. Ju jemi pranë me ndjetet e lutjet tona. Ju përshëndet, sëbashku me krejt Kishën Katolike, Papa Pali VI!”

Janë së paku 30 mijë, objektet e ndryshme të prodhuara duke përdorur teknologjinë e eksperimentuar në vitet e garës për zbarkimin në Hënë ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Shumë prej tyre janë bërë tashmë të zakonshëm për jetën e përditshme. Mjafton të kujtojmë pëlhurën “goretex” të tutës së astronautëve, që sot përdoret për xhakoventat; zinxhirët me ngjitje-shqitje në vend të komçave apo zinxhirëve metalikë; çamçakëzët me fluor dhe veshjen me teflon e tenxhereve, etj.

Sipas ekspertëve, 25 miliard dollarët që NASA shpenzoi për misionin kanë qenë “investimi më i mirë që nga koha kur Leonardo da Vinçi bleu një fletore për skicat e tij”. Për çdo dollar të shpenzuar atëherë janë fituar tre. Tek zbarkimi në Hënë e kanë origjinën edhe mikroprocesorët me të cilët ndërtohen kompiuterat, fillesat e fabrikave moderne të robotizuara, ushqimet e liofilizuara, që gjenden tashmë në çdo supermarket, orët me kuarc, pajisjet shtëpiake me bateri të rikarikueshme, si edhe teknologjia bazë për satelitët meteorologjikë e telekomunikimet e zbatime të tjera në mjekësi.

 

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: