Advertisements
Telegrafikisht

Ish-futbollisti i Bajernit ndëshkon Laçin, kurbinasit mposhten me përmbysje në Qipro

laci12-1.jpg

Laçi i është afruar shumë mrekullisë sot në ndeshjen e Ligës së Europës përballë Anorthosis. Ndonëse ka vuajtur në mbrojtje për pjesën më të madhe të takimit, ekipi kurbinas iu afrua shumë një rezultati surprizë, pasi 8 minuta shpërqendrim i kushtuan përmbysjen nga 1-0 për të, në 2-1 për vendasit.

Ndaj qipriotëve, ishte e qartë që skuadra e Prengës do të mbrohej dhe ajo e bëri këtë me shumë rregull në minutat e para, duke goditur më pas në rastin e parë që iu shfaq me Hoxhallarin për të kaluar në avantazh. Më pas, vazhdoi i njëjti skenar, me kurbinasit në pritje në zonën e tyre dhe kundërshtarët që gjenin pak të çara për të rrezikuar Selmanin.

Kur dukej se gjithçka ishte nën kontroll, erdhën 8 minuta që ndryshuan fatin e sfidës. Fillimisht Shtubina shkaktoi 11-metërsh për të sjellë golin e barazimit e më pas, mbrojtja e Laçit nuk arriti të largonte një top nga zona pas një goditje nga këndi, duke i dhënë mundësinë Cise që të kthente ndeshjen në favor të qipriotëve.

Vendasit krijuan edhe disa raste të tjera, por edhe Laçi kishte pranë fundit një mundësi të artë me Hoxhallarin për të dërguar topin në rrjetë, por një devijim i portierit pas një goditje dënimi i mohoi gëzimin e golit për herë të dytë mbrojtësit,

Gjithsesi, edhe rezultati përfundimtar 2-1 në transfertë nuk është i keq për kurbinasit, të cilët do të provojnë shanset e tyre në ndeshjen e kthimit në javën e ardhshme.

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+1′ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale 2-1 të Anorthosis.

90′ Prenga kryen zëvendësimin e parë në minutën e 90 të ndeshjes, duke hedhur në fushë Xhixhën në vend të Hadroj.

84′ Dy goditje nga këndi radhazi për skuadrën e Laçit krijojnë pak panik në radhët e skuadrës vendase e cila largon me vështirësi topin, por nuk lejon kurbinasit që të gjuajnë në portë.

78′ Laçi i afrohet shumë barazimit me Hoxhallarin. Mbrojtësi ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi nga e djathta dhe vetëm një devijim i portierit që kaloi topin mbi traversë shpëtoi portën e vendasve.

70′ Prej disa minutash Anorthosis ka ndryshuar taktikën e lojës, duke synuar tashmë të çajë në qendër dhe të shfrytëzojë kthimin e topave pas goditjesh nga distanca. Por kurbinasit mbrohen mirë dhe nuk lejojnë shumë rrezikshmëri para portës së Selmanit në këto minuta.

65′ Mikeltadze provon me një gjuajtje nga distanca, devijimi i Gjonit dërgon topin në këndore. Në ekzekutimin e saj, mbrojtja e Laçit bën mirë punën duke zënë në pozicion jashtë loje tre futbollistë kundërshtarë.

60′ GOOOL Anorthosis, shënon Cise. Kurbinasit pësojnë golin e përmbysjes pas një goditje nga këndi ku nuk arritën të largonin topin.

52′ GOOOL Anorthosis, shënon Pranjiç me penallti.

51′ Shtubina ndalon në mënyrë të parregullt Mikeltadze, për gjyqtarin nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e penalltisë.

50′ Kundërzbritje e shpejtë e Laçit që provon portën me Lushkjen, i cili nuk gjen kuadratin me goditjen e tij nga e djathta.

49′ Minutat e para të pjesës së dytë kanë dhuruar të njëjtën tablo me atë të pjesës së parë, ku Laçi është i tërhequr në mbrojtje duek larguar çdo rrezik nga zona, ndërsa pret ndonjë kundërsulm.

46′ Fillon pjesa e dytw pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Laçit.

45′ Jepen dy minuta shtesë.

43′ Qipriotët kërkojnë 11-metërsh pas një kontakti të Mikeltadze me Hoxhallarin në zonë, por gjyqtari spanjoll bën shenjë që loja të vazhdojë.

39′ Mbrojtja kurbinase nuk arrin të ndalojë një aksion nga e majta të vendasve dhe topi shkon te Gjurish, por goditja e tij fatmirësisht nuk gjen kuadratin.

35′ Kendes dhe Uzuni kombinojnë mirë në krahun e majtë, por nuk arrijnë të godasin në kuadrat pavarësisht në kundërzbritje të shpejtë.

34′ Zëvendësim i detyruar te vendasit, me Igiebor që i lë vendin Ekonomides për dëmtim.

30′ Laçi po bën gjithçka mirë për të mbajtur larg portës kundërshtarët. Kurbinasit deri tani lejojnë vetëm harkime nga krahët, por kanë larguar çdo top që ka mbërritur në zonën e tyre.

20′ GOOOL Laçi, shënon Hoxhallari. Pas një goditje nga këndi, mbrojtësi i huazuar nga Tirana devijon sferën në rrjetë, i harruar i vetëm nga kundërshtarët. 0-1.

18′ Goditje dënimi nga e majta që harkohet në zonë nga Rajo për vendasit, mbrojtja e Laçit largon rrezikun para katërkëndorit të saj dhe provon të niset në kundërsulm por Uzuni nuk arrin sferën.

11′ Luhet vetëm në gjysmëfushën e Laçit, pasi vendasit kërkojnë me ngulm një gol të shpejtë.

4′ Kofi gjuan drejt portës kurbinase, Selmani largon duke devijuar sferën.

1′ Fillon ndeshja në një stadium ët boshatisur për shkak të dënimit të UEFA-s.

Anorthosis-Laçi 2-1
52′ (p) Pranjiç, 60′ Cise / 20′ Hoxhallari

Anorthosis: Felgueiras, Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze (81′ Englezou), Gjurish, Zhoao Viktor, Cise, Soteriu, Pranjiç, Igiebor (34′ Ekonomides).
Trajner: R. Levi

Laçi: Selmani, Hoxhallari, Gjoni, Sefgjini, Hadroj (90′ Xhixha), Jonuzi, Lushkja, Eller, Shtubina, Uzuni, Kendes.
Trajner: B. Prenga

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: