
Skuadra e Laçit arriti një kualifikim të madh për në Europë gjatë sezonit të kaluar, duke qenë se ishte një ekip me lojtarë të rinj në përbërje. Në turin e parë të Ligës së Eruopës, kurbinasit do të përballlen me qipriotët e Anorthosisit.
Në kuadër të përgatitjeve për Europën dhe sezonin e ri, Laçi ka arritur të sigurojë shërbimet e dy futbollistëve kroatë, të cilën shihen si lojtarë që mund të ndihmojnë skuadrën në arritjen e objektivave.
Dysha kroate, Nikola Eller dhe Vice Endez janë dy lojtarët të cilët janë afruar edhe zyrtarisht te kurbinasit. Elleri është një mesfushor-sulmues, 24-vjeçar dhe vejn nga liga e dytë kroate, ku aktivizohej me Dragovoljaçin.
Endez vjen nga kampionati lituanez, duke qenë se së fundmi luante me skuadrën lituaneze të Atlantës dhe është 24-vjeç. Me këtto dy afrime të reja, Laçi shihet si një skuadër pretendente për t’u kualifikuar sërish në Europë.
/Erjon Allaraj- Vipsport.al/