Ndryshe nga Kukësi dhe Partizani që ndeshjet e para i kanë n shtëpi, Laçi do të duhet të udhëtojë në transfertë qipriote në ndeshjen e vajtjes e më pas të presë në Laç kundërshtarin.
Duke menduar për financat e klubit, drejtuesit kurbinas kanë zgjedhur një transport ekonomik për të udhëtuar drejt Qipros, duke qenë se nuk do të përdoret çarter apo avion linje, por vetëm autobusë dhe traget.
Skuadra bardhezi do të niset fillimisht me autobusin e klubit, ku do të shkojë deri në Korçë dhe sipas “Panorama Sport”, atje do të merret një autobus tjetër për të udhëtuar drejt portit të Selanikut, ku me anë të një trageti, Laçi do të arrijë në Qipro.
Koha e nevojshme për këtë “maratonë”, është 2 ditë dhe kurbinasve iu mbetet që të bëjnë vetëm 1 stërvitje para ndeshjes, duke ditur lodhjen e madhe që vjen nga udhëtimi.