Rëndohet edhe më tej tragjedia që shkaktoi shembja e një muri në ish-uzinën e superfosfatit në Laç.
Ka ndërruar jetë në spital edhe i plagosuri tjetër Dashamir Jahja, 22-vjeç.
Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët e Spitalit të Traumës, i riu nuk ka mundur dot të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë në trup.
Një ditë më parë mbeti i vdekur edhe 27-vjeçari Drilon Lamaj.
Të dy këta shtetas ishin duke mbledhur skrap pranë ish-uzinës. Në një moment, u rrëzua një prej mureve të vjetër dhe i zuri poshtë.
Ata u transportuan në spital me shpejtësi por Drilon Lamaj humbi jetën pas disa minutash.
Ndërkohë, shoku i tij Dashamir Hajha pas 24 orësh në gjendje kritike, nuk ka mundur dot t’ja dalë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.