Advertisements
Telegrafikisht

Shqipëria dhe përballja me tërmetet shkatërruese, qindra të vdekur në 1851

auto_termet1498916802

Këto ditë disa tërmete kanë goditur  Shqipërinë duke shkaktuar jo pak panik . Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te shqiptarët.

Por cilët janë 10 tërmetet më të fuqishëm në historinë e vendit tonë? 10 rastet që figurojnë në rekordet e “CatMonitor”. Nuk do ta besoni, por historia nis së paku në vitin 1851…

1851, 17 Tetor

Rajoni i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

1855, Korrik-Gusht

Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

1919, Dhjetor 22

Leskovik-Konicë ndihet tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufijtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Nuk ka të dhëna për viktima.

1920, Dhjetor 18

Elbasanit i shkatërrohen totalisht 173 shtëpi dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

1921, Mars 30

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

1948, Gusht 27

Nënshkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. Dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1959, Shtator 1

Shkatërrime në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkatërruara, shkruan Javanews. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjës. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore.

1967, Nëntor 30

Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmet, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

1979, Prill 15

Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

1988, Janar 9

Lëkundje të shpeshta në Tiranë me dëme materiale. Pasojat kryesore në fshatrat Arbanë dhe Petrelë. /java

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: