Advertisements
Telegrafikisht

Tranzicioni i dhimbshem i Kurbinit

15045687_1439315019429580_313075194_n

Nga Kastriot Marku

TRANZICIONI I PËRVUAJTUR POLITIK I NJË KRAHINE – RASTI I BASHKISË KURBIN

Është bërë thuajse rutinë e zakonshme në bisedat e përditshme, në rrethet familjare, në rrjetet sociale dhe në shtypin e përditshëm, pozita gjithnjë dëshpëruese dhe gati e përvajshme e publikut ndaj qeverisjes vendore. Bashkia Kurbin së bashku me tre njësitë administrative të saj, ka qenëështë dhe urojmë të mos jetë më kështu më tej, një nga shembujt më të shëmtuar të qeverisjes vendore në vend. E sapodalë si strukturëe re administrativo-territoriale në vitin 1992, Kurbini mbeti për vite me radhë peng i ndjeshmërisë politike për shkak mbështetjes dhe votimit të saj për të djathtën. Kurbini ironikisht nuk mori kurrë interesimin e së djathtës, ngaqë kjo e fundit duke e menduar se ishte një krahinëpolitikisht mebindje të djathta, kjo ishte e mjaftueshme për të, duke menduar se kurbinasi sikur të ishte edhe pa bukë, djathtas do të votonte sërish. Mbasi e nëpërkëmbënmjerisht deri në zgrip këtë lloj zgjedhjeje të sinqertëidealisht politike të kurbinasve të shumëvuajtur nën dikaturën komuniste, të djathtët e fjetën mendjen deri në vitin 1997, kur edhe ranë në greminë falë asaj që gatuan. Por Kurbini nuk e lëshoi idealizmin e tij dhe sërish votoi të djathtën dhe si i tillë do të vijonte të torturohej politikisht dhe ekonomikisht në mënyrën më të egër të mundshme gjatë qeverisjesë së social-komunistëve shqiptarë (1997-2005), dhe sërish gjatë qeverisjes sëradhës së demokratëve (2005-2013). Edhe pse tentoi njëranga njësië vendore t’i shmangej votimit politik (Mamurrasi), sërish fati nuk qe me të, ndaj u desh ardhja e së majtës (2013) që më në fund kurbinasit të abstenonin në votime, në mënyrë që të fitonte kjo e fundit, natyrisht jo për meritë të saj. Në 7 vitet e fundit, restaurimi i një shkolle të mesme dhe rindërtimi i sheshit të qytetit të Laçit janë shumë pak për të vënë re një vëmendje dinjitoze qeveritare mbi Kurbinin sikurse e meriton në të vërtetë kjo bashki. Pavarësisht kësaj, megjithë mungesën e vëmendjes qeveritare, problemi më i madh që e ka shoqëruar Kurbinin në këto 26 vjet, ka qenë dhe mbetet keqadministrimi dhe mospasja e një vizioni të qartë zhvillimor të krahinës edhe nga ana e të zgjedhurve vendorë.IMG_2614

Në gjithë këto vite të zgjedhurit vendorë kanë qenë as më shumë e as më pak por shtesa zgjatuese të partive politike të cilat u kanë besuar kandidimin për të qenë në krye të kurbinasve dhe si të tillë ata e kanë fokusuar punën e tyre për të ruajtur marrëdhëniet e mira me partinë nga e cila vareshin e varen apo për të parë interesin e tyre personal e jo për t’u shërbyer atyre të cilët i votuan: qytetarët kurbinas. Në gjithë këto vite kemi parë se pushteti vendor dhe sidomos të zgjedhurit e tij në varësi të mbështetjes politike, e cila duam apo nuk duam ka peshën e vet në një vend me kulturë të dobët politike sikurse rasti i Shqipërisë, në mjaft bashki të vendit ka arritur të justifikojë deri diku peshën që mbart të qenurit i votuar në shërbim të qytetarëve që u kanë besuar. Në mjaft bashki të vendit me rrugë e pa rrugë nëpër fshatra, pa shkolla e pa ujë e pa drita, diçka edhe ka ndryshuar. Në mjaft bashki të nivelit të dytë, biznesi privat ka gjetur mbështetje qoftë në fermat e vogla, agroturizëm apo edhe zejtari e kulinari. Në shumë prej këtyre bashkive që nuk dinin nga binte fjala turizëm, sot kanë vizitorë e shtegtarë nga vende të ndryshem të botës, ndërkohë që Kurbini kishte e ka patur prej kohësh këtë lloj tradite në Patok, Milot e Skuraj, por që tashmë për fat të keq hesht. Infrastruktura rrugore është jashtë çdo standardi. Me shumë mundim e me gjithfarë marifetesh ankimuese u arrit që të shtroheshin rrugët Laç-Kisha e Shna Ndoit, Laç-Patok, Milot-Mamurras; Rruga e Kombit (Skuraj) – Skuraj Qendër, apo rruga për në fshatin Malbardhë. Por si do të vejë halli për rrugët Skuraj-Gallatë-Vinjollë; apo Shullaz-Delbnisht? Në një kohë që flitet gjithandej për prioritetet qeveritare në lidhje me turizmin, si është e mundur që në monumentet kulturore të një rëndësi historike të veçantë sikurse Kisha Abaciale e Shna Prendes, dikur Selia e Ipeshkvisë së Arbnit (1615-1640),në Gallatë(Santa Veneranda di Curbino), dhe mandejsi Seli e Arkidioqezës Metropolitane të Durrësit (1640-1853),vendi i çeljes së njërës prej shkollave të para në gjuhën shqipe (1632); Kisha Abaciale monumentale e Shën Mërisë në Shëmri;Pallati i Arqipeshkvisë, dikur Seli e Arkidioqezës Metropolitane të Durrësit në fshatin Delbnisht (1854-1937), Kalaja e Sebastes, Kalaja e Daulës etj., nuk mund të mbërrihen me makinë normalisht por vetëm me fuoristrada për përdorim ushtrie, nëpër rrugë që mirëmbahen me njëmijë e një mundime nga ndonjë banor i zonës që ka mbetur atje ende pa u shpërngulur prej andej? Nuk ka asnjë justifikim që të mos shtrohet rruga Mamurras-Shëmri-Zhejë, e cila qarkon kodrat e buta me vreshta dhe ullishtet e reja në Mamurras, mbërrin në pyllin e mahnitshëm të selvive në Shëmri tek Abacia me të njëjtin emër, kalon përkrye rezervuarit artificial të Zhejës nën hijen e masive të ullishteve unikale 5-6 shekullore të Zhejës, zbret tek Ujët e Qelbët bash aty ku u zhvillua një nga betejat unikale të mesjetës të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e njohur si Beteja e Albulenës ose e Ujit të Bardhë (lat. Albulae Ascqua)  më 2 shtator 1457, në kujtim të cilit aty gjendet ende një memorial i cili për fat të mirë ruhet nën mbulojën e një bari të vogël vendas, ashtu i parestauruar dhe në gjendje të degraduar. Nga Shëmria deri në Plloçë (lagje e fshatit Gjormë), gjenden me dhjetëra rrënjë ullinj me përmasa të trungut të jashtëzakoshme me një përimetër që shkon nga 5 e mbi 12 metra, monumente të pashpalluara të natyrës për të cilët kujdesohet ndonjë pronar i tyre, ndërkohë që disa prej tyre janë shkulur me fadroma për të përfunduar si drurë zbukurimi për restoranet e ndryshme anë e kënd vendit. Nëse do të duhet të shkosh në Shën Prende apo të vizitosh Mullirin e famshëm “Fall” pesë shekullor të Skënderbeut në Gallatë, duhet të gjesh një fuoristradë me qira dhe një shofer vendas që di të manovrojë rrugëve tipike që gjenden vetëm në xhungël, se përndryshe nuk do të arrish kurrë në destinacion, për më tepër pa ndeshur nga afër rrezikun që mbartin rrugëtime të tilla. Shembulli më i qartë i mungesës së përgjegjësisë se bashkisë së Kurbinit ishte qëndrimi tërësisht indiferent që ajo mbajti për më shumë se dy vjet me radhë, lidhur më restaurimin e urës së varur pasarelë mbi lumin Mat në fshatin Skuraj. Megjithë sensibilizimin për rrezikun e madh që shfaqej në kalimin e kësaj ure nga banorët dhe sidomos nxënësit e shkollës (madje disa familje i shpërngulën fëmijët e tyre nga fshati tek të afërmit, për t’a ndjekur mësimin në shkolla të tjera), bashkia as që e vuri ujin në zjarr, madje gjeti edhe mënyrën të reagonte përmes përfaqësuesve të saj në mënyrë mjaft cinike dhe ironike duke ia hedhur fajin qeverisjes së krahut politik të shkuar duke pohuar se urën do e ndërtonte bashkia “me donacione kur të vinte momenti i duhur” sipas saj. Banorët e komunitetit të fshatit të mbetur jetimë nga bashkia e tyre, nuk pritën më por mblodhën dhe garantuan vetënjë pjesë të fondit të duhur dhe u vetëofruan vullnetarisht me krahun e tyre të punës për për të realizuar montimin dhe restaurimin e urës, gjë që u bë e mundur falë financimittë pjesës tjetër të fondit nga WorldWision Albania, një organizatë e cila mori përsipër pjesën më të madhe të shpenzimeve për materialet e nevojshme. Shihet qartë se Shqipëria turistike nuk janë stadiumet, apo kullat mbi teatrot, edhe pse ajo (Shqipëria) ka nevojë jo pak për to, por nuk janë turizmi, kullat shumëkatëshe që garojnë mes tyre në mes të Tiranës. Shqipëria turistike janë luginat e maleve, plazhet, lumenjtë, krojet dhe gurrat, sitet arkeologjike dhe monumentet arkitekturës, kuzhina tradicionale vendase së bashku me kostumet dhe muzikën e kultivuar sikurse mund të ngrihej me pak vëmendje e investime edhe në Kurbin. Që këtu mund të kuptohet fare mirë se ku është fokusuar investimi kryesor qeveritar në vend dhe adresimi i saj nga ana e pushtetit vendor. E pra kullat qiellgërvishtëse nuk përbëjnë kurrëfarë elementi të krenarisë kombëtare që do të shërbente për të grishur vizitorët në promocionin e zhvillimit të pritshëm ekonomik përmes turizmit në Shqipëri, por kullat vendase, bujtinat, stanet, quret në bjeshkë që shërbejnë raki thane, djathë dhije, mjaltë, arra, mollë, shurup thane e shege, qumësht me gjiza me aromë trumze, shërbele e dëllinje, bukë të mrueme me vaj ulliri bio. Prodhimet e vreshtave të Mamurrasit, ullinjve e vajit të ullirit të Gjormit e Zhejës, domatet, pjepri e shalqini i Fushë-Kuqes e Fushë Milotit, mollët e Zhejës, vera dhe rakia e Milotit dhe mishi i kecit e viçittëSkurajt, Shkopetit, Vinjollit dhe Gallatës, peshku e ngjala e Patokut dalloheshin në tregun vendas dhe atë për eksport, ndërkohë që sot as që kujtohet kush për to, përveçse se një panairi modest i cili mbahet në një gjysëm ditë të vetme të vitit.12463745_1120580964619554_372612565_n

Nuk është e vështirë për të parë rëndësinë e pakët të shumëzuar me zero që i jep bashkia në fjalë këtij prioriteti. Dy vjet më parë pas këmbënguljes tonë disavjeçare me studime të njëpasnjëshme si dhe disa miqve e dashamirësve specialistë kurbinas, u arrit që të bëhej e mundur që Kisha Abaciale e Shën Prendes të shpallej Monument Kulture, por prej dy vjetësh ende nuk është vënë një pllakë nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës që e dëshmn këtëfakt në terren, pa folur për sinjalistikën, qoftë atë orientuese e qoftë atë informuese historike rreth monumentit në fjalë. Dy vjet më parë ua patëm kujtuar aty në sy, në vend, drejtuesve vendorë të pranishëm “të entuziasmuar” që e konsideronin atë vendim si fitore të tyre, se një vendim i tillë duhej shoqëruar me të tjerë hapa konkretë sa i takon infrastrukturës rrugore dhe asaj informuese dhe ja tek jemi sërish aty. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Pallatin e Arqipeshkvisë së Durrësit në Delbnisht, edhe ai monument kulture i shpallur, të cilin e kanë rrethuar ferrat e shkurret dhe ku të zë frika të afrohesh nga gjarpërinjtë e hardhucat që e monitorjnë qetësisht pa kurrëfarë droje nga ata që e kanë për detyrë e duhej të kujdeseshin për të.shna.premtja2

Është i njohur tashmë fakti i pelegrinazhit në Kishën e Shën Antonit (Shna Ndojt) në Laç, përgjatë 13 të marteve radhazi deri më 13 qershor, unik në Shqipëri e mbase edhe në Ballkan. Përgjatë tre muajve, duke llogaritur një trend të çdo të marte me rreth njëqind mijë pelegrinë,numër ky që e kalon shifrën një milionë pelegrinëve gjatë periudhës, gjysma e dytë e marsit-gjysma e dytë e qershorit dhe rreth një milionë të tjerë që qarkullojnë përgjatë natës së Shenjtit, në total e kalojnë shifrën dy milionë pelegrinëve vjetorë. Nëse llogarisim një shpenzim ditor prej 5 eurosh për çdo pelegrin, kjo shumë e kalonshifrën e 10 milionë eurove të ardhura në vit. Një bashkërendim më i mirë i punës së organeve të pushetit vendor me autoritetet kishtare të famullisë si dhe urdhërit françeskan, mund të rezultojë produktiv në rritjen dhe promocionin të këtij lloj turizmi që konsiderohet turizëm fetar apo i pelegrinazhit. Duhet të angazhojmë dhe të mbështesim promocionin e këtyre mjediseve përmes miniguidave, agjensive turistike, medias, dhe veçanërisht në veprimtaritë e mirëogranizuara në funksion të tyre. Do të ishte me mjaft interes që të zhvilloheshin minipanaire ushqimore, artizanale të përvitshme me qëllim evidentimin dhe hedhjen në treg të produkteve vendase, të cilat do të konkuronin në të gjithë zonën e më tej.

Në bashkinë përkatëse nuk gjen asnjë lloj informimi, asnjë lloj guide, harte apo fletëpalosje, nuk gjen asnjë lloj personi kompetent që të të mund të adresojë edhe njështeg minimal informuespër të njohur sa dhe si duhet krahinën në terren. Nuk i mohohet bashkisë përkatëse dhe kryetarit aktual mbështetja për sportin, kryesisht për futbollin, por mbështetja nuk duhet te fokusohet vetëm tek ekipi bazë i Ligës Superiore, por edhe tek hapësirat sportive publike për futbollin dhe sportet e tjera, të cilat për hir të së vërtetës nuk ekzistojnë asgjëkundi. Po ashtu mbështetja për kulturën, trashëgiminë kulturore dhe turizmin është për të vënë duart në krye, njësoj sikurse e kanë lënë njësitë vendore pararendëse me titullarët përkatës. Mjafto të shohësh webfaqet e bashkive të tjera të vendit, të cilat edhe me një popullsi shumë herë më të vogël,me sipërfaqe territoriale po aq, e madje edhe më të madhe se sa Kurbini, me burime njerëzore dhe financiare shumë herë më të vogla, i kanë dhënë rëndësi informimit të publikut me mundësitë që kanë, madje në disa raste edhe me një cilësi për t’u patur zili. Zdërhalljet propagandistike klienteliste me administratën të vënë thuajse plotësisht e në funksion të mbështetjes me prapavijë të pastër politike e elektorale njëherësh,duhet t’i lënë vendinprojekteve dhe shërbimeve për qytetarët, të cilët janë aseti më i madh i cilësdo parti dhe cilësdo bashki, por që presin shërbime prej atyre të cilët i kanë zgjedhur dhe të koptuarve.Është më se e qartë se kishat, kështjellat, teqetë, urat mbi lumin Mat, për vetë vlerat që mbartin së bashku me Lagunën e Patokut, lumin Mat dhe Liqenin e Shkopetit dhe një sërë ”benefitesh” të tjera që ofron krahina e Kurbinit, përbëjnë një atraksion të prekshëm turistik. Përmirësimi i infrastrukturë së dobët, restaurimi i monumenteve dhe promovimi i tyre do të sillte një ”ridimensionim” të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës e cila do të mund të përkthehej shumë shpejt në një burim të mirë të ardhurash për familjet kurbinase. E ritheksojmë infrastrukturën sepse mjafton të shihen tre hyrje-daljet nga segmenti i rrugës Kombëtare Fushë Krujë – Lezhë, në Manurras, Laç e Milot të lëna në mëshirën e fatit prej vitesh, për të krijuar një ide të qartë mbi makthin vrastar që kanë krijuar me rekordin e aksidenteve me humbje jetëve të shumta, çka do të përbente një rekord më vete si krim që i faturohet posaçërisht shtetit shqiptar për papërgjegjshmërinë e treguar. Dihet tashmë se standardet rrugore për të cilat flet kryministri i vendit janë një lemeri e madhe nëvend, mjafto të shohësh mbikalimin e Laçit dhe sidomos atë në Fushe-Milot. Janë dy pamje sakandaloze të reklamimit të Shqipërisë turistike për sezonin turistik të vendit. Si ka mundësi që në pikun e sezonit turistik një ndër mbikalimet më të trafikura të vendit sikurse ai i Milotit të lihet në atë farë gjendjeje? Ka 5 vjet qëaty shihen gjasmë punime, por ende nuk shihet asgjë e përfunduar.Si ka mundësi që nga bashkia përkase në mërmërimat e ashtuquajtuara “dëgjesa publike”, nuk e ngriti këtë problem?

Në malësinë e Kurbinit, kryesisht në fshatrat e thella si Vinjolli,Gërrnaci,Daula por dhe Delbnishti,Selita, Malbardhi i Epërm, Gallata dhe Skuraj, krahas varfërisë dhe mungesës së infrastrukturës shumë shpesh duhet të përballen dhe me mungesën e energjisë elektrike. Pothuajse gjatë muajve të dimrit por dhe përgjatë gjithë vitit, familjet e këtyre fshatrave më shumë rrinë në errësirë sepse mjafton të bjerë një shi apo të fryejë një erë e lehtëdhe ato mbeten me ditë të tëra pa energji. Shpesh ka rastisur që këto fshatra t’i kalojnë netët e ndërrimit të viteve apo ditët festive e të e motmotit por dhe shumë gëzime apo fatkeqësinë errësirë të plotë. Pothuajse një herë në dy vjet digjet një transformator energjie në Shullaz dhe ka patur raste që energjia elektrike ka munguar me muaj të tërë. Deri në fundin e viteve 70-të Skuraj e merrte energjinë nga Shkopeti, mëse normale kjo për afërsinë dhe komoditetin e linjës, por për absurditet kjo u nderpre dhe kaloi në krahun tjetër që të furnizohej nga Laçi duke përshkuar vargmalin Krujë-Dajt dhe duke mos marrë në konsideratë ngarkesën e linjës, me justifikimin e ngritjes asokohe të centralit të Vinjollit, si një lloj vetëfurnizimi me energji eletrike.Që pas rrëzimit të regjimit komunist në këto zona nuk është kryer asnjë investim në rrjetin e shpërndarjes nga kompania shtetërore OSHEE edhe pse çmimi për KË është rritur disa herë. Shtyllat në të shumtën e rasteve janë të kalbura, izolatorët janë të thyer dhe telat janë dobësuar sa nuk durojnë as një erë të lehtë dhe menjëherë këputen, gjë që ka bërë që të ngordhin në korent herë pas here bagëti të ndryshme por fatmirësisht deri tani nuk ka patur pasoja në njerëz.

Kurbini është një krahinë që i përgjigjet imazhit të plotëtë saj e që fsheh brenda vetes site arkeologjike të paeksploruara, “dokumente” këtoqë janë gati të “flasin”.Ajo është një tokë e pasur, me një popullsi që di të mirëpresë e që vë në shërbim të kujtdo mikpritjen, një prej vlerave parësore të saj. Eshtë një tokë që mund të vizitohet në çdo kohë të vitit, në sintoni të plotë me detin, fushën, lumin e malin, që ofron shumëllojshmëri pushimesh sidomos ato “rurale”, të cilat rizbulojnë jetën fshatare në takim me natyrën në shtëpitëkulla të shpërndara, ndonjëra prej të cilave shënon edhe interes arkitektonik-historik. Vetëm 35-45 kilometra nga aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza”, në të cilin operojnë fluturime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, Kurbini tërheq jashtëzakonisht duke i shtuar bukurisë natyrale, sugjestione artistike dhe një histori të artikuluar mjaft qartë e që shpërfaqet në manifestimet kulturore unike dhe traditat stërgjyshoretë cilat mund të njihen bukur mirë përmes zhvillimit të turizmit familjar; detar, lumor dhe atij malor. Mbetet vetëm për t’a projektuar, zhvilluar, mirëmbajtur dhe  promovuar.

16831016_597095247142962_403651194298602564_n

20151101_1354526

IMG_3129

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

14484748_1366398070055055_3114812175514915480_n

248836_126556567423795_119715804774538_199131_3216541_n

Korrik 2018.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: